Radar
Baton Haxhiu: Veliaj ka dy rrugë, të pranojë shkarkimin ose të nis betejën me Ramën

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për ta çuar bashkinë e Tiranës në zgjedhje të parakohshme.
Sot ai njoftoi shkarkimin e Erion Veliajt dhe kandidaturën e Ogerta Manastirliut për ta pasuar.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Haxhiu u shpreh se tashmë Veliaj, i cili ndodhet në burg, duhet ose të pranojë shkarkimin ose të nis betejën politike kundër Edi Ramës.
“Erion Veliaj ka dy mundësi ose ta pranojë shkarkimin ose të bëjë betejë politike. Ta rikthejë veten dhe të mbijetojë duke u ballafaqur me Edi Ramën”,-tha Haxhiu.
