Lidhu me ne

Mix

Kur dita barazohet me natën, Meri Shehu zbulon se çfarë sjell kjo javë për çdo shenjë

Kur dita barazohet me natën, Meri Shehu zbulon se çfarë sjell


Stina e vjeshtës ka nisur me një energji kozmike të jashtëzakonshme dhe këtë javë yjet nuk premtojnë qetësi! Në studion e “Rudina” në Tv Klan, astrologia Meri Shehu bëri parashikimin për 12 shenjat e horoskopit, duke e quajtur këtë periudhë një “pikë kthese” në shumë aspekte të jetës. Me Diellin që ka hyrë në shenjën e Peshores dhe Marsin që po futet në Akrep, universi na fton të kërkojmë ekuilibër, të rigjejmë veten dhe të marrim vendime që do të na ndikojnë për muaj me radhë.

“Është ekuinoksi i vjeshtës, dita barazohet me natën dhe na fton në reflektim”, tha Shehu, duke nënvizuar se kjo javë do të shënohet nga tensione, lëvizje të papritura, dinamizëm në marrëdhënie dhe sfida ekonomike. Për disa shenja, kjo është një javë premtuese që hap dyer të reja, për të tjera, një moment i ndjeshëm ku fati kërkon maturi dhe vetëpërmbajtje

Çdo shenjë do ta ndjejë këtë energji ndryshe nga përplasjet emocionale të Dashit dhe pasiguritë e Shigjetarit, te balancimi personal i Peshores dhe fuqia komunikuese e Ujorit. Por një gjë është e sigurt: qielli është në lëvizje dhe kush është i gatshëm të dëgjojë mesazhet e tij, mund të dalë më i fortë.

“Kemi një ditë të bukur. Është ekuinoksi i vjeshtës. Dita barazohet me natën, dielli është futur tashmë në Peshore. Dhe duke u futur Dielli në Peshore kërkojmë një ekuilibrim sepse na pret një dimër i gjatë përpara. E rëndësishme është do të gjejmë një ekuilibër, por nesër futet Marsi në Akrep, është futur edhe Mërkuri në Peshore, ku takohet sot me hënën dhe do të kemi shumë ndryshime, diskutime, kontakte dhe gjëra të reja që na presin”, tha astrologia Meri Shehu.

Dashi, 2 yje: Përballet Dielli me Neptunin në shenjën e tyre dhe Dashët do të kenë humbur besimin tek miqtë dhe shokët, se ku ata i kanë qëllimet e tyre. Duket sikur sistemi ka dalë jashtë rrugës së duhur. Por, një gjë e mirë do të ndodhë, sepse Marsi në Akrep do u japë një tendencë ekonomie në rritje. Nuk themi që kjo javë do japë avantazhe, por ditët pas kësaj jave tentojnë për një lëvizje dhe iniciativë të mirë në rrafshin ekonomik. Në aspektin personal nuk do të jenë të qartë këto ditë.

 Demi, 2 yje: Do të kenë shumë të papritura në lidhje me punën, sidomos sot edhe nesër Dielli përballet shumë fuqishëm me Neptunin në Dash. Do të kenë një zhgënjim në lidhje me punën, një fjalë jo e mbajtur dhe një shkarje nga detyra e vet. Kështu që përditshmëria duket sikur i nxjerr nga natyraliteti ku janë mësuar dhe nga gjërat që janë mësuar të bëjnë. Megjithatë futja e Marsit në Akrep është edhe një fazë antagoniste për Demët sepse është në shtëpinë e tyre të shtatë, të martesave dhe të bashkëpunimeve, kështu që do të kenë luftë edhe aty.

Binjakët, 4 yje: Pavarësisht ditës së sotme që ka zhgënjime në jetën personale dhe duhet të nxjerrë çdo gjë toksike nga jeta e tyre, sepse janë helmuar edhe ata vetë. Pavarësisht kësaj Marsi në Akrep do u japë një dinamizëm të fuqishëm në përditshmëri, sidomos në lidhje me punën. Instinktivisht do të gjejnë punën e vet dhe do i fokusohen mjaft mirë. Do të ecin goxha mirë në këtë aspekt.

Gaforrja, 3 yje: Çorientohen kësaj jave në lidhje me karrierën dhe familjen, sidomos kësaj jave që do të kemi një çorientim total. Do të dalin nga programi. Shumë Gaforre të lindura në 10 ditëshin e parë nuk e gjejnë situatën në rregull do të kenë edhe shumë debate të ndryshme, qoftë në shoqëri, por edhe në aspekte të lidhjeve të ngushta personale. Marsi në Akrep fillon dhe u rigjeneron instinktet e tyre në jetën erotike dhe shumë Gaforre atë që nuk kanë në karrierë do të fillojnë që ta plotësojnë në jetën personale.

Luani, 4 yje: Duke përjashtuar ditën e sotme që kanë një prapaskenë ligjore, sot edhe nesër, sidomos në çështjet ekonomike ose nga një rreth shoqëror, të cilët i kanë premtuar një ndihmesë në lidhje me punën, do të ndjehen të zhgënjyer. Ditët e tjera do të ecin mirë sidomos në çështjet familjare, ku do të fitojnë terrenin e humbur në familje ose në njerëzit e familjarizuar.

Virgjëresha, 5 yje: Kishin eklipsin diellor në shenjën e tyre, por diçka filluan të ndryshojnë. Me pak vështirësi do të futen në një terren të vështirë, kurse Marsi në Akrep është një aleancë shumë e vështirë për Virgjëreshët, për planet dhe projektet e tyre.

Peshorja, 5 yje: Në planin personal do të vendoset një ekuilibër që do i mbajë në lojë për gjashtë muaj dhe në mes të situatave të rëndësishme, përndryshe do i humbin. Në anën ekonomike do të fillojnë që të kenë shumë përmirësime nga fundi i javës.

Akrepi, 3 yje: Kanë Peshoret në shtëpinë e 12-të, kështu që merren më shumë me anën psikologjike, punën dhe fobitë e tyre. Sot edhe nesër disa plane nuk do u realizohen. Por, futet Marsi në shenjën e tyre dhe është njësoj sikur të thuash “tashmë i ke të gjitha”.

Shigjetari, 2 yje: Kanë një pasiguri në këto dy ditët e parë. Ka një pabesi në rrethet shoqërore, një premtim të pambajtur, ose do të jenë më të ndikueshëm. Nuk do të bëjnë gjërat që duan vetë, por ato që duan të tjerët. Megjithatë lajmi i mirë është që do i vënë vetes një qëllim dhe do ia arrijnë. Do të luftojnë shumë për gjërat që duan ata vetë, sidomos për një punë, ose për një Do të luftojnë shumë për gjërat që duan ata vetë, sidomos për një punë, ose për një çështje.

Bricjapi, 3 yje: Me Diellin në Peshore do të kenë një lloj rrezatimi, do duan të ekuilibrohen të ndjehen në formë dhe të nxjerrin potencën e tyre. Nga mesi i javës mendoj që edhe Marsi në Akrep do të bëhet një aleat shumë i fuqishëm dhe shumë i mirë për të mbrojtur interesat e Bricjapëve.

Ujori, 4 yje: Erotikë, shumë stimulantë dhe shumë të mirë në këtë fazë. Me fjalët e tyre mund të bëjnë për vete njerëz që nuk mendonin kurrë se do ia arrinin. Do të dalin nga goja e tyre fjalët aq shumë të bukura saqë një Ujor nuk do mendonte se do i thoshte ndonjëherë. Do të përdorin shumë artin e të folurit për të bindur dhe për të marrë në kontroll situatat. Do të arrijnë shumë lart me Marsin në Akrep dhe do të zënë një pozicion shumë kyç.

Peshqit, 3 yje: Neptuni i tyre përballet me Diellin në Peshore kështu një çështje ekonomike, personale ose erotike u del jashtë nga kontrolli. Me Marsin në Akrep do të marrin një vrull kështu që do të mendojnë një plan më afatgjatë, ose  për të komunikuar më shumë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook