Lidhu me ne

Aktualitet

Presidenti i ri?

Kryeministri Edi Rama postoi një fotoalbum nga hapja e “Hotel Plaza” në Tiranë.

Mes fotove të postuara prej tij është edhe një foto e paraardhësit të Ramës, Fatos Nanos.

Nano nuk është parë në publik prej shumë kohësh.

Ndërkohë, bie në sy se shumica e komentuesve thonë se “Nano do jetë presidenti i ri”.

 

“Dje në ceremoninë e çeljes së Hotel Plaza, një vepër më shumë në koleksionin e perlave të arkitekturës bashkëkohore europiane; e vlerësuar ndërkombëtarisht nga Muzeu i Artit Modern të Nju Jorkut, si një ndër 10 godinat më mbresëlënëse që janë ndërtuar në 10 vitet e fundit; e ekspozuar si maket në vendin e nderit, në Bienalen e arkitekturës në Venecia që është platforma më prestigjioze e shfaqjes se arkitekturës botërore.

Kjo vepër është tanimë pjesë e peizazhit të kryeqytetit, një prani e bukur, shumë tërheqëse dhe jo vetëm kaq, por edhe nxitëse për imagjinatën e kujtdo që e sheh,” shkruan Rama në FB.

Njëri prej komentuesve, teksa e cilëson Nanon kryemafioz, i shkruan Ramës se tashmë PS mbaroi përfundimisht.

Replikat

Qytetari: Mooos i qenka bashkuar grupit Nano kryemafjozi? Mbaroi PS perfundimisht!

Rama: Si s’ju vjen aspak zor me te tilla marrezi po si ka mundesi qe te flitet kaq se prapthi e krejt pa lidhje o Edmond?!

Qytetarja: Koha e nanos ishte si ishte po koha juaj Edi po me ben pershptypje.

Komentuesja: Sh e bukur per ty edhe shoket e tu dhe popullit tend qe si ka ngelur gje vetem te shijoj arkitekturen.

Rama: Nuk e kupton vertet Haire se ne fakt kjo eshte e bukur per te gjithe dhe zhvillime te tilla jane ato qe duhen per popullin, te cilit kujtoni gabimisht se i qani hallin kur flisni ne emer te tij gjera pa lidhje?! S’eshte aspak e veshtire per t’u kuptuar dhe problemi i vertete eshte qe te ndertohen sa me shume vepra e sipermarrje te tilla me vlere te rendesishme urbane, ekonomike e sociale.

Komentuesi: Ndertesa eshte e bukur dhe mbreslense nuk ka dyshim. Por eshte ne vendin e gabuar dhe pa kurfare shije me piesen perrethe. Ngjason si nje gjigande mes disa njerve te vegjel dhe te moshuar.

Rama: Kjo eshte ceshtje kendveshtrimi Besi, dhe ne kete rast kendveshtrimi yt eshte i gabuar!

Komentuesi: Kjo esht jeta e te pasurve hallall ju lumt. Ne fukarejt ca te bejm.

Rama: Me gjithe ate veture qe paske Albi nuk je as fukara as mund te besh zedhenesin e fukarenjve, nderkohe qe duhet ta mesosh se varferia nuk luftohet po nuk pati sa me shume njerez te pasur dhe sa me shume zhvillime te tilla!

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Sport11 orë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix11 orë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix12 orë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix12 orë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix12 orë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix12 orë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix12 orë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix12 orë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix12 orë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix12 orë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook