Lidhu me ne

Kioske

Varoufakis lançon “Lëvizjen për Demokraci në Europë 2025”

1455040817s3.reutersmedia.net

Nga Berlini, ku ndodhej këtë të martë, ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, i cili vitin e kaluar u përpoq të sfidonte politikat e masave shtrënguese të mbështetura nga Gjermania, nisi atë që konsiderohet si një lëvizje mbarë europiane, që – sipas tij, – synon të “demokratizojë” kontinentin e vjetër.

Varoufakis e lançoi “Lëvizjen për Demokraci në Europë 2025” në teatrin historik Volksbuehne, një ambient i shfrytëzuar prej aktiviteteve të tij politike të majta, por i njohur edhe për rolin që pati në revolucionin paqësor në ish-Gjermaninë Lindore.

“Kemi zgjedhur Berlinin, pikërisht sepse asgjë nuk mund të ndryshojë në drejtim progresiv, pa pjesëmarrjen e plotë të Gjermanisë në përpjekjet tona europiane”, tha Varoufakis në një konferencë për shtyp në auditoriumin e mbyllur brenda mureve të kuq.

Vërejtjet e tij kontrastojnë ashpër me sjelljen e tij gjatë negociatave të tensionuara 5-mujorshe të vitit të kaluar, mbi programin e ri financiar të shpëtimit për Greqinë. Nëse u rikthehemi atyre kohërave, gjuha e ashpër e përdorur prej tij “armiqësoi” shumë prej kolegëve të tij të Eurozonës, teksa ai përplasej vazhdimisht me ministrin gjerman të Financave, Wolfgang Schaeuble.

I vetëquajtur “marksist i çrregullt”, politikani që pëlqente të lëvizte me motor, Varoufakis irritoi gjermanët kur krahasoi paketën e ndihmës për Greqinë me Traktatin e Versajës, që detyroi Gjermaninë të paguante dëmshpërblime shkatërrimtare pas Luftës së Parë Botërore, e që çoi në ngritjen e një figure politike si Adolf Hitler.

Varoufakis dha dorëheqjen si ministër i Financave në Greqi gjatë korrikut të vitit të kaluar, pasi refuzoi të pranonte kushtet e programit të tretë të ndihmës, që impononte të tjera masa shtrënguese ndaj popullit grek.

Të martën, duke hedhur paralele mes Europës së viteve ’30 dhe ditëve të sotme, Varoufakis tha se kontinenti është mbërthyer në një rreth vicioz i politikave të këqija, ndërsa po qeveriset nga “teknokratë autoritarianë”.

Varoufakis bëri thirrje për më shumë integrim europian, teksa kërkoi gjithashtu sovranitet për secilin komb, por refuzoi të jepte ndonjë propozim të politikave të tij dhe e bëri të qartë se lëvizja e re e krijuar prej tij do të jetë kryesisht e tipit të forumit për ndarjen e ideve. Ai nuk tha nëse do të shpresonte ndonjë ditë ta kthente atë në një parti dhe të merrte pjesë në zgjedhje.

Në manifestin e tij, “Diem25” tregon se kjo lëvizje synon të “sjellë një demokraci të plotë e funksionale në Europë deri në vitin 2025”. Ai gëzon mbështetjen e rreth 2400 personave, të deklaruar në faqen e internetit të kësaj lëvizjeje, vetëm gjatë pasdites së të martës

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook