Lidhu me ne

Temporal

Vdekja e Shpresës së një shoqërie

ec2d499059655c1a1dc03a6bcb2587a5_xl

Shqipëria ka pak ose aspak shpresë, që të jetë sot e nesër një vend i jetueshëm. Kryesisht për faj të shqiptarëve sigurisht. Tani jemi në fundjavë dhe Aeroporti te salla Vip, është plot me politikanë dhe familjet e tyre, që nisen në Vjenë, Londër, Paris dhe edhe më larg akoma vendeve egzotike ose lluksoze.

Me xhepat plot me euro, dollarë apo paund. Nga pas u vjen një shpurë shërbëtorësh dhe puthadorësh, që u mbajnë valixhet, u pastrojnë shtëpitë, u vadisin lulet, i llustrojnë enët e argjendta, u lajnë brekët dhe aromatizojnë të dhjerat e tyre vitaminoze.

Pastaj një shpurë e dytë sekretarësh dhe punëmbaruesish, presin me besnikëri qenërore, rikthimin e agallarëve, nga Bota Tjetër e argëtimeve, që të kthehen me vrull në timon të shtetit. Të qeverisin tenderat, të sofistikojnë grabitjen, të gërmojnë tjetër çfarë ka ky vend dhe ky popull, për tu rrjepur, centimetër për centimetër.

Pastaj Vipi popullohet nga biznesmenët e zgjuar, më së shumti biznesmenë, që ndajnë para të shumta me klasën tonë politike. Ndërkohë që qytetet dhe provincat tona popullohen me mjeranë e hallexhinj, që ja këpusin me të pira me alkool patateje apo rrushi të përzier me sheqer dhe që mbysin psherëtimat e tyre me fjalë boshe.

Pastaj banorët e kategorisë së dytë apo të tretë, rrinë para televizorit të dëgjojnë broçkullat e kryeministrit apo ministrave, që të vetmin problem kanë se ku ti riciklojnë paratë e shumta, që grabisin ditë pas dite.

Në të vërtetë kjo është një histori e vërtetë dhe e përbotshme. Por një Shoqëri me kaq fare pa shpresë sa kjo Shqiptarja, vështirë se gjen dot në Europë.

Kaq pa shpresë për rilindje apo rimëkëmbje! Dhe gjithmonë e më shpesh duhet një entuzizëm i madh për të filluar një ditë të re, në betejën me gënjshtrat, mashtrimet dhe paudhësitë vrastare të të pushtetshmëve tanë të pasuruar kaq shumë në xhep dhe të varfëruar po aq në ndjenja.

Ndërkohë që edhe të rinjtë e sotëm, nuk dallojnë dhe aq shumë, nga më të vjetrit dhe vrapojnë kush e kush të bëhet, të ngjyhet në llum e të bëhet sa më shpejtë pis, për të fituar para dhe gjëra që nuk u përkasin me meritë, duke marrë ca çika dhe ca thërrime, nga thesi i madh i grabitqarëve të mëdhenj.

Në sfidat e egra globale që na presin jemi të çarmatosur krejtësisht. Shqipëria nuk ka as më të voglën rezervë ekonomike të qëndrueshme. Është thjesht një ashkël në mes të detit dhe në mëshirë të tjerëve!

E vjedhur dhe e çnderuar, nga vetvetja, nga fqinjët dhe një shans humbur e madhe.

Nuk ka një ekonomi të vërtetë. Nuk ka një turizëm të vërtetë. Nuk ka as ushtri dhe as vetmbrojtjen më minimale. Kulturalisht e prapambetur, me gjithë rrënjëthellësinë e saj historike. Nuk ka Akademi apo një institute të mirëfilltë albanologjie dhe nuk ka një Elitë për të qenë, sepse gjithshka është detyrimisht e lidhur me pushtetin, që të jep, atë çka të jep, si një favor dhe jo, si një e drejtë që lidhet me punën dhe kontributin real të individit.

Qoftë ky profesor, artist, sipërmarrës apo çfarëdo tjetër.

Dhuna, mashtrimi, agresiviteti, gënjeshtra në të gjitha asortimentet e saja, mbretërojnë dhe kalorojnë mbi kuajt e tyre të zinj, dhe shtohen vetëvrasjet, braktisjet, dëshpërimet pa kufi, prostitucioni.

Prostitucion difuz dhe i të gjitha niveleve. Drogë, drogim apo kultivim kombëtar droge.

Por mbi të gjitha një braktisje e madhe, të shpresëhumburve të shumtë, rrugëve të kurbetit, të emigracionit, të së panjohurës që i pret, por që ngjan megjithatë më e mirë se e përditshmja e njohur, shqiptare.

Dhe në horizont, nuk ka as Shpresë dhe as iluzion, se diçka e vërtetë dhe e rëndësishme mund të ndryshojë, në këtë dimër të gjatë./^360grade

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook