Lidhu me ne

Temporal

Jorida Tabaku: 8 dhjetori është shpresa e të rinjve!


Jorida Tabaku: 8 dhjetori është shpresa e të rinjve!

Sot nuk është vetëm dita e përkujtimit për të rinjtë studentë të atij dhjetori të para dy dekadash, ku guximi dhe shpresa për liri zgjidhën një herë e mirë zinxhirët e diktaturës. Malcolm X, dikur shprehej se janë të rinjtë ato të cilët identifikojnë betejat edhe nevojën për të eliminuar gjendjen e keqe në të cilën jetojnë.

Shqiptarët sot padyshim që janë më mirë se sa dy dekada më parë, përpjekja e studentëve që përmes grevës e më pas mobilizimit të tyre për të mos lëshuar asgjë, mundi të sjellë një erë të re.

Partia Demokratike nisi pikërisht sot, nën atë frymëzim dhe dëshirë më se legjitime, nga të rinjtë të cilët risollën edhe një herë pishtarin e një lirie që ndriçoi errësirën në të cilën komunizmi dhe tirani me shërbëtorët e tij e kishin zhytur vendin.

Të rinjtë, ishin dhe janë një nga shtysat më të rëndësishme të një Partie që lindi me idealet e Dhjetorit. Ideale të cilat asnjëherë nuk mund të shuhen dhe që përherë do të jenë qendra e rëndesës dhe frymëzimi për këdo që vjen më pas, e kush mendon ndryshe gabon.

Në fakt, gabon rëndë! Të rinjtë sot kanë mundësinë dhe shpresën për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Për të besuar në Partinë Demokratike, e cila ndryshe nga Partia Socialiste, nuk doli nga rrënojat e një të majte ekstreme, por nga ëndrrat dhe idealet e të rinjve që donin të rrëzonin të djeshmen e errët.

Vetëm së bashku, mundet të ndryshojmë gjendjen e mjeruar dhe pashpresën që Rilindja ka rikthyer në vend. Vetëm së bashku mund të vazhdojmë një rrugë të nisur herët për të ndërtuar atdheun tonë një shtëpi të madhe dhe të paqshme e të begatë.

Ku arsimi të mos jetë një dëshirë e qeverisë por një meritë dhe preferencë e të rinjve. Ku puna të mos jetë në hambarët e drogës apo kullotat me hashash, por një punë dinjitoze. Ku biznesi të mos jetë përkthyer në shanse për militantë partie që komentojnë pa fund në statuset e kryeministrit, por mundësi reale për çdo të ri.
Ku e ardhmja mos të jetë metafora për të kuptuar largimin prej kësaj toke!

Kjo ditë, ngjall shpresën se ndryshimi është i mundshëm dhe vetëm së bashku ne mund t’ia arrijmë të largojmë ato që na vrasin shpresën dhe i shtujnë të rinjtë të largohen nga vendi jonë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook