Lidhu me ne

Radar

Tenori Saimir Pirgu

Saimir Pirgu, lindi më 1981 në Elbasan. Nisi shumë i ri studimet në muzikë duke u diplomuar në violinë në qytetin e tij të lindjes, e më pas për kanto në konservatorin “Claudio Monteverdi” të Bolzanos në Itali. E nisi karrierën e tij me Festivalin e Operës Rossini  me “Il viaggio a Reims” dhe “Adina”. Për Saimir Pirgun filloi një bashkëpunim shumë i rëndësishëm me Staatsoper të Vienës (Opera shtetërore), ku midis shumë vënieve në skenë, talenti i tij vlerësohet jashtëzakonisht tek “L’Elisir d’Amour”, për të cilën fiton edhe çmimin e lartë “Eberhard Waechter Gesangsmedaille”, që u jepet të rinjve të karrierës.

Ishte vetëm 22-vjeçar kur këndoi “Così fan tutte” në Ferrara, drejtuar prej Claudio Abbados, në verën e vitit 2004, në Festivalin e Salsburgut nën drejtimin e Philippe Jordan. Duke vazhduar debutime të rëndësishme artisti ri shqiptar këndon në skenat e teatrove më të rëndësishëm të botës, duke nisur nga: Opera Shtetërore e Hamburgut (Hamburgische Staatsoper), në Bayerische Staatsoper të Monacos, Operën Shtetërore të Berlinit (Berliner Staatsopen), Teatrin e Operës së Romës, Akademinë Nacionale Italiane “Santa Cecilia”. Saimir Pirgu bashkëpunon me dirigjentët më të njohur të orkestrave si: Claudio Abbado, Riccardo Muti, Lorin Maazel, Daniele Gatti, Seiji Ozawa,Franz Welser Möst, Gustav Kuhn, Antonio Pappano dhe Nikolaus Harnoncourt.

Në vitin 2006 ka regjistruar për “Universal” albumin e tij të parë “Angelo Casto e Bel”, një antologji me arie operistike nga Mozart, Pergolesi, Bononcini, Donizetti, Verdi dhe Massenet. Pirgu numëron shumë çmime mëse të merituara, duke na bërë krenarë për origjinën e tij shqiptare.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook