Lidhu me ne

Letersi

SI TA SHFRYTËZOSH KOHËN-Umberto Eco

large_150111-235052_to110115spe_1923-kqj--1200x900@Quotidiano_Inside_Italy-Web

Kur i telefonoj dentistit për të lënë një orë takimi dhe më thotë se e ka të zënë gjithë javën e ardhshme, unë e besoj. Ai është profesionist i vërtetë. Por, kur dikush më fton në një kongres, në një tryezë të rrumbullaktë, të drejtoj një vepër kolektive, të shkruaj një artikull, të marr pjesë në një juri dhe i them se nuk kam kohë, askush nuk më beson. “Hë, profesor”, më thotë, “një njeri si ju e gjen kohën”. Është e qartë se ne humanistët nuk mbahemi si profesionistë të vërtetë, jemi bjerraditës.

Kam bërë një llogari. I ftoj kolegët e profesioneve analoge ta provojnë dhe ata e të më thonë në kam të drejtë apo jo. Një vit jo i brishtë ka 8760 orë. Tetë orë gjumë, një orë për t’u zgjuar e për të bërë tualetin, gjysëm ore për t’u zhveshur e për të vënë ujin mineral mbi komodinë e jo më shumë se dy orë për vaktet, dhe ja ku shkojmë tek 4170 orët. Dy orë për lëvizjet nëpër qytet, bëjnë 730 orë.

Me tre leksione në javë nga dy orë secili dhe një mbasdite takim me studentët, universiteti më merr gjatë njëzet javëve, ku përmblidhet mësimdhënia, rreth 220 orë mësimdhënie, të cilave u shtohen 24 orë provime, 12 dikutim temash, 78 orë mbledhje dhe pjesëmarrje në këshilla të ndryshme. Po të llogarisim një mesatare prej pesë temash diplome me nga 350 faqe secila, çdo faqe e lexuar të paktën dy herë, para dhe pas korigjimeve, me një mesatare prej tre minutash për faqe, mbërrij tek 175 orët. Sa për detyrat e kursit, meqenëse një pjesë të mirë i shohin bashkëpunëtorët e mi, po llogaris vetëm katër për çdo sezon provimesh, nga tridhjetë faqe secila, pesë minuta për faqe për ta lexuar e dikutuar paraprakisht dhe ja ku u bënë 60 orë. Pa llogaritur kërkimin, bëhen, në total, 1465 orë.

Drejtoj një revistë semiotike, VS, me tre numra në vit, në total 300 faqe në vit. Pa vënë në kandar dorëshkrimet e lexuara dhe të lëna jashtë, duke i kushtuar dhjetë minuta çdo faqeje (vlerësim, korigjim, boca) ja ku kemi dhe 50 orë. Merrem me të gjitha kolanat që lidhen më interesat e mia shkencore. Të llogarisim nga gjashtë libra në vit, 1800 faqe, nga dhjetë minuta për faqe, janë 300 orë. Nga tekstet e mia të përkthyera, ese, artikuj, libra, kumtesa në kongrese, po të marr parasysh vetëm gjuhët që mund t’i kontrolloj, bëhen rreth 1500 faqe në vit, nga njëzet minuta për faqe (lexim, kontroll i origjinalit, diskutim me përkthyesin, gojarisht, me telefon a me letër) dhe ja ku u bënë 500 orë. Pastaj kemi dhe shkrimet origjinale. Edhe po të mos shkruaj ndonjë libër, bëhen pa frikë 300 faqe edhe vetëm me ese, kumtesa nëpër kongrese, shënime për leksionet etj. Të llogarisim të menduarit, mbajtja e shënimeve, shtypja, korigjimi më merr, të themi, nga një orë për faqe dhe u bënë 300 orë. “La Bustina di Minerva” (rubrika që Eco mban në shtyp), po ta shohësh me optimizëm, më merr gati tre orë sa të gjej temën, të mbaj ndonjë shënim, të shoh ndonjë libër tjetër, ta shkruaj, ta përshtas me formatin e kërkuar, ta nis ose ta diktoj. E shumëzojmë këtë me 52 javë dhe bëhen 156 orë (nuk po llogarisim artikuj të tjerë). Së fundi, posta të cilë si kushtoj tre paradite në javë nga nënta në një, pa ja dalë ta bluaj të gjithën, më merr 624 orë.

Kam llogaritur së në vitin 1987, duke pranuar vetëm dhjetë për qind të propozimeve dhe duke u kufizuar vetëm në kongreset thjeshtë të disiplinës, në paraqitjet e punimeve të mia a të bashkëpunëtorëve të mi, në pranitë e pashmangshme (ceremoni akademike, mbledhje në ministritë kompetente) janë mbushur plot 372 orë prani fizike (pa llogaritur orët e vdekura). Meqenëse një pjesë e mirë e tyre ishin jashtë, kam llogaritur 323 orë për zhvendosjet. Kjo llogaritje ka marrë parasysh se një udhëtim Milano-Romë të merr katër orë nga taksia për në aeroport, pritja, ushëtimi, taksia në Rome, sistemimi në hotel dhe zhvendosja në vendin e mbledhjes. Një udhëtim në Neë Yort bën 12 orë.

Në total janë 8084 orë. Po t’i heqim nga 8760 orët e një viti, mbetja është 666 orë, pra, një orë e dyzet e nëntë minuta në ditë që unë ja kam kushtuar: seksit, takimeve me miqtë dhe familjarët, funeraleve, kurave mjeksore, blerjeve, sportit e spektakleve. Siç mund të vërehet, nuk kam llogaritur kohën e leximit të materialeve të shkruara (libra, artikuj, fumetë). Ta pranojmë se e kam bërë gjatë zhvendosjeve, gjatë 323 orëshit, nga pesë minuta për faqe (lexim i thjeshtë dhe nënvijëzime) kam pasur mundësinë të lexoj 3876 faqe që i përgjigjen 12,92 librave nga 300 faqe secili. Po duhani? Me gjashtëdhjetë cigare në ditë, nga gjysmë minuti për të kërkuar paketën, ndezur e fikur cigaren, a nuk bëjnë 182 orë? Jo, nuk bëjnë.
Duhet ta lë duhanin.

*përktheu: Dhurata Shehri; libri “Si të udhëtosh me një salmon”, ku gjenden ky dhe shkrime të tjera po kaq të bukura të Eco-s, është botuar nga Shtëpia Botuese “Dituria” dhe mund ta gjeni tërandej nëpër librari.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix18 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix18 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix18 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix18 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix18 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix18 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix18 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix18 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar19 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook