Lidhu me ne

Kryesore

E larguan nga puna si guvernator të Bankës, Ardian Fullani fiton 56 rroga dëmshpërblim

E larguan nga puna si guvernator të Bankës, Ardian Fullani fiton 56 rroga dëmshpërblim

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani do marrë 56 paga dëmshpërblim nga vendi ku ka punuar më parë. Është ky vendimi që dha Gjykata Administrative e shkallës së Dytë, pas kërkesës që ish-guvernatori kishte bërë për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej vitesh. Gjykata ndërkohë, ka rrëzuar më parë kërkesën për rikthim në detyrën që kishte në BSH.

Gjykata administrative ka dëmshpërblyer fillimisht me 12 paga mujore ish-guvernatorin, por ai e apeloi këtë vendim. Në shkallën e parë, ai kërkoi të dëmshpërblehet për pagat e mohuara, si dhe dëmshpërblim moral.

Përfaqësuesit ligjorë të Bankës së Shqipërisë i kërkuan Gjykatës të mos e pranojë padinë e ish-Guvernatorit, që fitoi pafajësi në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionëve në thesarin e BSH.  Sipas juristit të BSH, padia në Administrative nga Fullani është depozituar tej afateve ligjore të parashikuara në ligj.

“Kanë kaluar gati 120 ditë që nga koha kur paditësi ka mësuar për vendimin e Këshillit Mbikëqyrës për shkarkimin nga detyra e deri në momentin që i është drejtuar Gjykatës. Të mos pranohet padia për shkak të mospërmbushjes së kushteve formale të saj”, tha juristi i BSH.

Në lidhje me kërkesën e paditësit Fullani për dëm moral, juristi i BSH pretendoi se ish-Guvernatori është shkarkuar konform procedurave, për shkak të shkeljeve ligjore gjatë ushtrimit të detyrës dhe jo për shkak të dyshimeve për përfshirje në skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë. Pretendimet e tyre u kundërshtuan nga avokatët e Fullanit, Maks Haxhia dhe Erinda Ballanca.

“Në kërkojmë pavlefshmëri absolute të aktit administrativ të Këshillit Mbikëqyrës dhe kjo nuk ka afat. Në lidhje me dënim jopasuror të pretenduar prej nesh, shkarkimi nga detyra i ish-Guvernatorit është bërë për shkak të masës së sigurisë ‘arrest në burg’ të caktuar ndaj tij. Nëse nuk do të ishte caktuar kjo masë, ai nuk do të ishte shkarkuar dhe do të vijonte edhe sot të ishte Guvernator i Bankës së Shqipërisë”, thanë mbrojtësit. /GSH.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar23 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar23 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet23 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix24 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore24 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook