Lidhu me ne

Kryesore

Harta e krimit në Shqipëri: Ja cilët janë qytetet më problematike

Harta e krimit në Shqipëri: Ja cilët janë qytetet më problematike

Nga Arkiva

Harta e kriminalitetit në Shqipëri për vitin 2016 saktëson se qarku i Vlorës ka koeficientin më të lartë të kriminalitetit të popullsisë, kurorë të cilën e ndan në vend të dytë me Gjirokastrën.
Raporti vjetor për 2016-ën hartuar nga Prokurori i Përgjithshëm dhe dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, thotë se qarku me kriminalitetin më të ulët është ai i Dibrës. Në nivel kombëtar Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100.000 banorë në vitin 2016 (bazuar në sistemin statistikor të Prokurorisë) është 1088, ndërsa në vitin 2015 ka qenë 1122, duke pësuar kështu një ulje të lehtë, raporton “Shqiparja.com”.
Në qarkun Dibër që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Dibër dhe Mat, koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2016 është 542. Në qarkun Berat që përfshin prokurorinë e shkallës së parë Berat koeficienti i kriminalitetit në vitin 2016 është 724.
Në qarkun Durrës që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Durrës dhe Krujë, koeficienti i kriminalitetit është 1036. Në qarkun Elbasan që përfshin prokurorinë e shkallës së parë Elbasan koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë është 797, ndërsa në qarkun Fier që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Fier dhe Lushnje koeficienti i kriminalitetit është 867.
Në qarkun Korçë që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Korçë dhe Pogradec koeficienti i kriminalitetit në vitin 2016 është 878, ndërsa në qarkun Kukës që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Kukës dhe Tropojë koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë është 1009.
Në qarkun Lezhë që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Lezhë dhe Kurbin koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë është 1154, ndërsa në qarkun Shkodër që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Shkodër dhe Pukë koeficienti i kriminalitetit në vitin 2016 është 1154.
Qarqet më të nxehta janë Tirana, Gjirokastra dhe Vlora. Në qarkun Tiranë që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Tiranë dhe Kavajë koeficienti i kriminalitetit në vitin 2016 është 1251, ndërsa në qarkun Gjirokastër që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Gjirokastër dhe Përmet koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë është 1507.
Në qarkun Vlorë që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Vlorë dhe Sarandë koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2016 është 1711, që përbën nivelin më të lartë të kriminalizimit të popullsisë.
Numri i procedimeve sipas rretheve
Rrethi          Veprat     Tendenca ndaj 2015
Berat            981          -6,8 %
Dibër            495          -0,2 %
Durrës          2222       -4,9 %
Elbasan        2293      -15 %
Fier              1732     -2,8 %
Gjirokastër   863        +0,5 %
Kavajë          601         +25,7 %
Korçë           1413       -6,6 %
Krujë            681          +6,4 %
Kukës           582         +13,9 %
Kurbin          501         +1 %
Lezhë           1002       -16,36 %
Lushnjë         913        -5,4 %
Mat            204         -32,9 %
Përmet         162        +20,9 %
Pogradec     496         +16,4 %
Pukë            229         + 2,2 %
Sarandë       801        -8,87 %
Shkodër       2196       -4,9 %
Tiranë          9942        -0,1 %
Tropojë         238        -31,8 %
Vlorë            2416        +1,3 %
97 % e të pandehurve janë pa arsim të lartë, vetëm 1.6 % femra
Fshati dhe qyteti të njëjtë të përfshirë në veprimtaritë kriminale
Personat pa arsim të lartë dhe meshkujt janë më të predispozuar për tu përfshirë në veprimtari kriminale.
Të dhënat socio-demografike të të pandehurve për këtë grup veprash penale, si gjinia, mosha, arsimi, gjendja shoqërore, vendbanimi e gjendja gjyqësore, paraqiten në mënyrë të detajuar në vijim: Në lidhje me gjininë e të pandehurve vihet re se 98,4 % e tyre janë meshkuj (nga të cilët 1,5 % janë të mitur) dhe vetëm 1,6 % janë femra (ndër të cilat nuk rezultojnë të mitura).
Në lidhje me arsimimin e të pandehurve, rezulton se për këto grup veprash penale 3,2 % e të pandehurve të regjistruar janë me arsim të lartë, 43,6 % e të pandehurve të regjistruar janë me arsim të mesëm dhe pjesa tjetër e të pandehurve rezultojnë me arsim deri 9-vjeçar.
Përsa i përket gjendjes shoqërore, nga të dhënat statistikore rezulton se rreth 63,5 % e të pandehurve janë të papunë, rreth 34,8 % e të pandehurve janë të punësuar në sektorin privat dhe vetëm 1,7 % e tyre janë nëpunës shtetërorë”,-thuhet në raportin e prokurorisë. Rezulton se, ka një numër pothuajse të njëjtë të të pandehurve për këtë grup veprash si në qytet dhe në fshat.
Në lidhje me gjendjen gjyqësore të të pandehurve, theksojmë se 0,4 % e tyre janë përsëritës për të njëjtën vepër penale, 5,6 % përsëritës për vepra të tjera dhe 94 % janë të padënuar më parë. Bazuar në sa më sipër, faktorët kriminogjenë që ndikojnë në ecurinë e këtyre veprave penale kanë të bëjnë me arsimimin e personave të marrë si të pandehur si dhe me nivelin e papunësisë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix5 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix5 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix5 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix5 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix5 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix5 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix6 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix6 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar6 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook