Lidhu me ne

Temporal

Kaka televizive shqiptare

Blendi Salaj – Kaka televizive shqiptare

 

Bill O’Reilly nuk do të këtë më emisionin e tij të përnatshëm në FOX NEWS pas shkarkimit të detyruar që erdhi si pasojë e një skandali seksual të botuar fillimisht në gazetën The New York Times. Për ata që nuk e njohin, O’Reilly është një komentator konservator me program në televizion, radio dhe shumë libra të shitur. Është pak si Blendi Fevziu dhe Sokol Balla të marrë sëbashku. Paga e tij vjetore raportohet të ishte 18 milion dollarë, ndërsa programi “The O’Reilly Factor” për sezonin 2015-2016 arriti 325 milion dollarë të ardhura, si programi numër 1 politik në televizionin amerikan.
E megjithatë, Bill O’Reilly u pushua nga puna 19 ditë pasi NYT publikoi skandalin. Sipas gazetës, O’Reilly, Fox News dhe kompania mëmë, “21st Century Fox”, kishin paguar pesë gra të ndryshme për t’i tërhequr ankesat e tyre se Bill O’Reilly i kishte ngacmuar seksualisht. New York Times zbuloi se në total O’Reilly dhe Fox kishin paguar 13 milionë dollarë për të mbyllur gojët e grave viktima të ngacmimeve seksuale të kryera prej tij.
Dhe tani dalim tek “marketingsat”. Pas zbulimit të skandalit, mbi 50 kompani që sponsorizonin programin e Bill O’Reilly-t u tërhoqën nga bashkëpunimi. E para mes tyre që vendosi të braktisë komentatorin e njohur ishte “Mercedes Benz”, e cila u ndoq më pas nga një mori markash të njohura të cilat refuzuan të çojnë buxhetet e tyre të marketingut tek Bill O’Reilly, duke cituar si shkak mospërputhjen e vlerave. Sipas këtyre kompanive, gratë gëzojnë të drejtën që të mos ngacmohen seksualisht në vendin e punës, ndaj ato do të kërkojnë “partnerë mediatikë që ndajnë kulturën dhe filozofinë e respektit për të gjthë njerëzit”.
Me fjalë të tjera, popullariteti i padiskutueshëm i një programi televiziv nuk garanton suksesin komercial, nëse vlerat e drejtuesit të programit dhe mesazhet që programi përcjell tek audience janë negative dhe të papërputhshme me vlerat e kompanive sponsorizuese. Korporatat kanë gjithë të drejtën të sponsorizojnë kë të duan, por nëse duan të shesin prodhime dhe shërbime tek publiku, duhet të respektojnë këtë publik edhe më mënyrën sesi shpenzojnë buxhetet e marketingut.
Ndryshe funksionon në vendin tonë, kur market e mëdha i çojnë buxhetet e tyre vetëm në programet që konsiderohen “popullore” dhe “shumë të para”, sado që produkti i këtyre programeve është pak a shumë “kakë televizive”. Marketingsat shqiptarë nuk e kanë problem që markat që ata përfaqësojnë të shfaqen në programe ku trupi i femrës shitet si produkt mishi, apo ku humori kapërcen në racizëm të pastër, apo diskriminim gjinor, etnik a seksual.
Sado banale, pa shije apo pa vlerë të jetë një program televiziv, në qoftë “I shikuar” për shumë nga marketingsat në Shqipëri, ky program vlen. Audienca nuk analizohet, dhe bizneset nuk bëjnë pyetjen “Kush po e sheh këtë program?”, por vetëm “Sa po e shohin?” duke u bërë kështu thelbësor në promovimin e “kakës televizive”. Në këtë mënyrë, programe dhe njerëz me vlerë shmangen nga ekrani dhe media, për t’u zëvendësuar me telenovela, lolo dhe banalitete aq katunareske sa s’thuhet dot. Fjalën katunarì këtu e shkruaj jo lidhur me fshatin, bujqit e blegtorët por me prapambetjen, injorancën dhe izolimin që promovojnë mediat, dhe mbështetësit e tyre, marketingsat.
E njëjta situatë dallohet edhe në format e reja të medias. Sponsorët shkojnë tek ato “portale” ku ka më shumë seks, sensacionalizëm, fake-news etj. Marketingsat mbështesin më fortë ata që janë më aktivë në debilizimin e shqiptarit të sotëm. I mbështesin edhe kur janë të dëmshëm për shoqërinë, mjaft të jenë “të famshëm”.
Kur “Mercedes Benz” vendosi të ishte kompania e parë që i thoshte “Bye-Bye” Bill O’Reillyt, ajo përfitoi dyfish. E para, kurseu shumë para që nuk i shpenzoi tek programi i Billit dhe e dyta fitoi shumë pikë tek publiku për ndjeshmërinë dhe qëndrimin konkret që mbajti lidhur me të drejtën e grave për tu ndjerë të sigurta në vendin e punës.
Pas gjigandit gjerman të automjeteve, edhe këto kompani të mëdha u larguan nga sponsorizimi: Hyundai, BMW of North America, Mitsubishi Motors, Lexus, Constant Contact, Bayer, Ainsworth Pet Nutrition, Orkin, UNTUCKit, Allstate, Esurance, T. Rowe Price, GlaxoSmithKline, Sanofi, Credit Karma, Wayfair, The Wonderful Company, TrueCar, the Society for Human Resource Management dhe Coldwell Banker. Në total mbi 50 sponsora u tërhoqën.
Po ne a kemi një kompani a dy që të mendojnë e sillen si “Merceses Benz” me paratë e tyre të marketingut? Apo buxhetet këtu do ndahen gjithnjë tek “programet e katunarisë” a ca më keq akoma, ashtu siç marketingsat marrin orientimin nga politikanët? Kapitull kriminal, që do ta hapim një herë tjetër.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook