Lidhu me ne

Temporal

Sa mall për ty… Roland Trebicka

Nga Ilnisa Agolli- Konica.al

E shihnim çdo mëngjes tek shkonte në tempullin e tij: teatër. Trupin e mbante drejt dhe një dorë gjithnjë futur në xhep. Dukej serioz. Sepse, siç e dimë, ‘’Njeriu që bën më shumë humor, është më seriozi; instinkt ky që tregon inteligjencë’’… derisa ndonjë kalimtar çasti e përshëndeste në rrugë : Mirëmëngjes, Xhaxhi Vani!
Dhe Landit në sy i vëreje menjëherë një shprehje përulësie, e cila përqafohej nga buzëqeshja e tij. Ishte shumë i ndjeshëm!
Është e rrallë në botën artistike që një aktor të identifikohet me një rol në komedi. ‘’Kur dikush ia harronte emrin për punë sekondash, e thërrisnin Jovan Bregu -na thoshte në shkollë bashkëregjisori i Pallatit 176 dhe profesori i lëndës së mjeshtërisë së aktorit Andon Qesari. Madje-madje ju, studentë, nuk e dini që Landi improvizoi në skenë nofkën ‘Sandër Mafishja’, e cila në fakt ishte vetëm një fjalë. Por një fjalë që pushtoi sallën nga të qeshurat në 500 shfaqje radhazi. Landi mbetet unik.’’

Kjo komedi ishte një vepër jashtë standardizimeve, një shfaqje që në vitin 1985 është vënë në skenë dhe dy herë në ditë, pa nënvizime të fjalës; propagandës së asaj kohe, duke lënë të dukshme vetëm problemet social-shoqërore. Jehona e së cilës, mendoj që ka një fatkeqësi; duke e bërë të paprekshme, sepse kjo shfaqje zor se rivihet më. Roland Trebickën në atë rol nuk mund ta zëvendësojë njeri. Jovan Bregu ishte një kostum, i prerë enkas për të, duke e kthyer menjëherë në korifeun e komedisë. Është e çuditshme, në fakt, se si makina e kohës, e cila është shumë e ashpër dhe përgjithësisht i venit disa vepra, në këtë rast ajo lartëson. Dhe vepron drejt!
Lindur më 1947 në Korçë, do të niste këtë rrugëtim me rolin e Kostës në filmin ‘’Debatiku’’  më 1961. Më pas do të punonte si aktor në ‘’Estradën e Ushtarit’’. Në vitin 1971 do të bëhej pjesë e Teatrit Kombëtar deri më 1999. Nga ku rikthehet më vonë, sërish pas një përvoje trivjecare me kompaninë ‘’Publimedia’’.
Pas kulmit të suksesit me figurën më popullore të skenës shqiptare, në rolin e Jovanit, mjeshtëria e tij do të shkonte më tej në role si : Xhenarino tek ‘’Magjia e madhe’’, Zganareli tek ‘’Don Zhuani’’, Hlestakovi tek ‘’Inspektori’’, Revizori tek ‘’Një burrë me trëndafil’’ etj. Ndërsa për rolin e Rojës tek ‘’Mbreti po vdes’’, Trebicka do të ishte në vitin 2002 kanditat për Çmimin ‘’Aktori më i Mirë Mbështëtës’’ në Kajro.

‘’Humori është një punë jashtëzakonisht serioze dhe tepër e mundimshme’’ – thotë Fernandeli ( Fernand Joseph Desire Costandin) kineasti komik , njohur si aktori më i famshëm popullor francez ; identifikuar me fytyrën e kalit dhe buzëqeshjen e madhe. Landi kësaj rruge ia behu!
Aktor që interpretoi në komedi, me një përshtatje shumëplanëshe e të menjëhershme nga roli në rol. Aktor karakteri me një galeri tipash, larmi formash, mënyrash dhe stilesh, duke rrëzuar monotoninë dhe rrafshuar individualitetin. Aktor me një teh përqeshës, demaskues, e përtallës duke u paraqitur kështu më i madh e më sensibël tek publiku. Aktor me një pantomimë dhe dialogje perfekte. Landi ishte nga të rrallët që spektatorin e vlerësonte si partner. E shihte atë, i fliste duke e ftuar në bisedë të drejtpërdrejtë. Publiku reagonte falë tij!
Rolet e tij vazhdojnë gjithashtu  me : ‘’Valsi i Titanikut’’, ‘’8 Persona Plus’’, ‘’Po vjen Ai’’, ‘’Të gjithë kanë huqe’’, ‘’Berber i Seviljes’’ dhe ‘’Martesa e Avokatit’’.
Syri i Roland Trebickës fliste në skenë, duke shprehur dhe të fshehtat e fjalës. Ai bënte të ndihej ashtu duke qeshur perspektivën e mendimit. Gjithashtu, vlen të nënvizohet dhe veprimi mimik, i cili reflektonte procesin e brendshëm të rolit, nën një fuqi ndikuese. Landi ia doli!
Ai u identifikua me rolin. Na krijoi iluzionin e një veprimi dhe njeriu real.
Roland Trebicka ka luajtur dhe në disa filma, prej ku vlen të përmendet ‘’Koncert në vitin 1936’’ dhe ‘’Ëndërr për një karrige’’. Në foto një nga rolet e spikatura të tij në personazhin ‘’Vaska’’.

Është nderuar me titullin ‘’Artist i mertuar’’, titull ky që i akordohet me meritë të plotë. Në foto njëri nga rolet Piter Bruk, shkruan diku :‘’Kam pyetur një aktor japonez, se çfarë kërkon të shprehë? Kam pyetur një aktor Indian, se cfarë synon? Përgjigja ka qenë po ajo: Ta dëshmoj jetën e ta rrëfej ashtu siç është.’’
Landi këtë na e rrëfeu të gjithëve.
Aktori i madh vuante nga një sëmundje e rëndë, shenjat e së cilës iu shfaqën në kohën që po merrej me dramën ‘’Një tablo absurde’’ në vitin 2011.  Për disa javë u shtrua në një klinikë në Paris të Francës, prej nga ku mori dhe kura kundër kancerit në mushkëri. Por sëmundjen nuk arriti dot ta mposhtë. Kështu, qeveria shqiptare, dy muaj pas shtrimit të tij në spital, i miratoi një fond për financimin e kurimit. Aso kohe Landi është shprehur : ‘’Ndihem i privilegjuar, pasi po bëjnë për mua atë që nuk e kanë bërë me artistë të tjerë.’’
Kështu, në këtë luftë që po i dobësonte shpirtin kaluan dy vjet, derisa kthehet në skenën e teatrit me dramën ‘’Ëndrra e Ismail Qemalit’’ me regji të Spiro Dunit, vepër e cila u shpall fituese me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Por sëmundja tashmë po e përlotte : ‘’-Ky është kthimi im gradual në teatër – është shprehur ai – por …nuk di si do ta përballoj.‘’
E në fakt nuk arriti dot. Roland Trebicka u shua më 6 mars të vitit 2013, me një fjalë në buzë, duke i thënë të bijës : ‘’Mos qani’’.
Andaj sot le ta kujtojmë siç do të donte ai, duke qeshur.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook