Lidhu me ne

Temporal

Mbi përfshirjen e disa fjalëve në Fjalorin e Gjuhës Shqipe*  

Mehmet Elezi
1E keni dëgjuar ndonjëherë fjalën malenak?
E ndesha rastësisht, duke kërkuar diçka tjetër, në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, 2006, vepër e akademisë. Është shenuar si mbiemër, malenak, – e. Kuptimi: malësor. Ilustrimi: valle malenake, valle dyshe e Shqipërisë së mesme.
Dy fjalorët e tjerë, i 1954-ës dhe 1980-ës, që vlerësohen si gurë themeli, s’e kanë. Në asnjë vepër të letërsisë shqipe s’më ka rënë në sy. Është krijuar prej emrit mal me prapashtesë?
  1. Në studimin e njohur Xhuvani-Çabej për parashtesat dhe prapashtesat e gjuhës shqipe nuk gjindet ndonjë prapashtesë enak. Është një e përafërt, anak.
Autorët e studimit thonë se prapashtesa anak është përngjitje (“konglutinat”) e prapashtesave an dhe ak. Me këtë prapashtesë, citoj në thonjëza: “formohen prej emrash, mbiemrash e foljesh disa mbiemra pejorativë ose që shenojnë një të metë fizike a morale; p.sh. dhjeranak (dhjerë), fikanak (fik), ikanak (ikë), kromanak (kromë), rjepanak (rjep)… Me këtë prapashtesë formohen edhe etnika, p.sh. Lleshanak (Lleshan), Seltanak (Seltë), Shelcanak (Shelcan)…”.
Mbase enak është shtrembërim i prapashtesës anak?
  1. Fjalori i Gjuhës Shqipe, 2006 mëton me qenë normativ. Pra fjalët e tij janë normë e shqipes standard.
Me çka shihet, mbiemri malenak, – e:
nuk sjell kuptim të ri, fjalori e barazon me malësor;
ka përdorim tepër të kufizuar në një trevë, për një valle të saj; s’është fjalë dialektore as nëndialektore, është ngushtësisht krahinore;
ndërtohet duke shtrembëruar fonetikisht njërën prej pjesëve (elementeve) përbërëse, prapashtesën anak;
gjykuar nga roli i prapashtesës anak, siç trajtohet në studimin Xhuvani-Çabej, përcjell ngarkesë përçmuese (pejorative) për një kategori banorësh të Shqipërisë së mesme, të cilët s’janë mëkatarë pse janë lindur në zonën malore të asaj ane.
  1. Fjalët krahinore përfshihen në fjalor të paktën në tri raste:
kur është fjalor i madh, që përmbledh pasuritë e gjuhës mbarë. Deri sot mungon një fjalor i gjuhës shqipe i këtij lloji, s’di kur do ta kemi;
kur është fjalor i vogël, dialektor ose krahinor;
përfshihen edhe në fjalorë normativë, kur sjellin vlerë të re, që synohet me e përgjithësue në gjuhë.
Më lart u pa se mbiemri malenak, – e s’ka vlera të reja, që i hapin derën e një fjalori normativ. Vlera të tilla nuk bartin as fjalë si maltar, malishtë, që i ka Fjalori i Gjuhës Shqipe, 2006përkatësisht në kuptimin “malësor”, “malësi”. E njëjta gjë nëse zbresim nga mali në fushë.  Fushatar, përcakton dikë që bën fushatë? Jo, Fjalori e ka si sinonim i fusharak e fushar!
Prapë me një shfletim rastësor syri kap pushalesh, pushatak, pushator, pushlor në kuptimin i mbuluar me push. Ç’kuptim ose ngjyresë të re sjell njëri mbiemër krahasuar me tjetrin? E njëjta pyetje kur kalon nga pushi te leshi. Fjalori, 2006 ka këta mbiemra si sinonime: leshan, leshatak, leshator, leshtak, leshtor… Ndërsa bariu i dhenve u quajtka leshtar. A janë këto fjalë për një fjalor normativ?
Hyjmë në fjalorin e luftës: “qindës”, sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe, 2006, qenka fjalë shqipe që do të thotë “komandant i një njësie ushtarake prej njëqind luftëtarësh”. Ku është përdorur?
Po mbiemra si “i autoritetshëm”? Kuptimi, sipas Fjalorit: “që ka autoritet; që mund t’i besohet pa asnjë dyshim”. Shembull: “shkrimtar i autoritetshëm!”. Në cilin libër a studim është thënë për Fishtën, Konicën a Kadarenë “shkrimtar i autoritetshëm”?
Duke hapur Fjalorin, 2006, rastësisht në cilëndo faqe, vështirë mos me gjetë fjalë të tilla. Janë krijuar në tavolinë me shtue artificialisht numrin e fjalëve, siç bën ndonjë amator që boton fjalorth krahinor? Ç’vlera të reja sjellin, janë për fjalor normativ?
  1. Del një pyetje serioze: Fjalori i Gjuhës Shqipe, 2006, është hartuar mbi kritere profesionale për një fjalor normativ? Nëse po, është kontrolluar me rreptësi shkencore zbatimi i këtyre kritereve?
Fjalë që pasurojnë gjuhën me gjithfarë kuptimesh e ngjyresash ka pa fund shqipja, s’ka nevojë me mbledhë degëzime ose me sajue fjalëza. Mjafton të hiqet dorë nga mendësia parake se gjuhë shqipe është vetëm çka flitet në “fshatin tim”. Fjalori, 2006, ka kryqëzuar fjalë të mirëfillta shqipe, të burimit indoeuropian, që i ka pasur edhe Fjalori, 1980.
Çështja meriton trajtim të veçantë.
“Gazeta55”(http://gazeta55.al/ne-gjuhen-tone-te-bukur-shqipfjalor-normativ/)
*Titulli origjinal: Në gjuhën tonë të bukur: shqip/FJALOR NORMATIV?!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar6 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix6 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix6 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix6 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix6 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix6 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix6 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix6 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix6 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook