Lidhu me ne

Aktualitet

Shërim të shpejtë SPAK-ut, Erion Veliaj doli nga spitali

Erion Veliaj poston status për operacionin e tij në spitalin publik |  Gazeta Koha Jone

Shërim të shpejtë SPAK-ut, Erion Veliaj doli nga spitali

Nga Basir Çollaku

Në kulmin e zallamahisë së dytë të madhe penale, në Bashkinë e Tiranës, pas inceneratorëve, kur një turrë drejtorësh janë në qeli, kryetari i saj, Erion Veliaj, poston selfie nga spitali, duke uruar mjekët duarartë, për suksesin e ndërhyrjes kirurgjikale, për shqetësimin e tij shëndetësor. Shyqyr na ndodhen mjekë të bekuar !

shkuara Erion! Shërim të shpejtë!

Ndonëse befasisht vërshuan foto mbjellje pemësh e takimesh të punëve bashkiake pas pak minutash, thua Batmani kishte i dhuruar këmishën çudibërëse kryetarit të spitalosur. Do të duhet një katrahurë e jashtëzakonshme për të shushatur kujtesën e opinionit publik dhe të SPAK, e cila do të merrte kohë për të shmangur ftesën e dëshmisë, hetimit e më pas, sipas përfshirjes e përgjegjësisë së Erion Veliajt në inceneratorin e dytë të Tiranës, dosjes 5D, denoncuar me detaje si një hetim i gatshëm nga Belind Këlliçi.

Në Bashkinë e Tiranës është thuajse iluzion të bësh gjëra edhe të vogla pa dijeni të mëdha të drejtuesve të saj. Patronazhistë zyrtarë e socialistë, janë paketë tre në një. Një miku im, këtu e një vit më parë, kërkonte të vinte një çadër në lokalin e tij në Tiranë. Sorollatjet nëpër zyra ishin të shumta, sepse ai kërkonte procedurë ligjore e jo nën dorë. Përcjelljet me sot e nesër kërkonin ndoshta një kollitje portofoli. Iu desh një përpjekje gati titanike të merrte lejen, e cila nuk kaloi dot pa dijeninë e kryetarit, qokëbërësit të madh.

Ky bashkiak nuk heq kamerat nga dora edhe kur gjezdis në boshllëk, në avion, në plazh a në azil. Ai gjendet nëpër ekrane për pafundësinë e punëve të bëra, për investimet e shumta sipas tij, për çudibërjen gatuar nga ai për Tiranën. Ai di për numrin e biçikletave ditore në qytet, për gjethet e pemëve kur bien përtokë, zbukurimet me bojna e për ujin e keq të Bovillës që nuk të vret, siç garantoi drejtoresha mbikëqyrëse. Sigurisht di për ajrin e ndotur dhjetëra herë tej standardeve, por që bën për shqiptarët, e di kur fluturojnë mushkonjat e kur ecin breshkat, kur shembet Teatri Kombëtar, kur zgjohen nga gjumi turistët, kur mbijnë kullat mbi lulishte e parqe, kur betonohet kopshti botanik, kur kafshohet parku i Liqenit Artificial, si dhe kur asgjësohet qendra, dikur e gjelbër. Di si shejtani për rindërtimet e shkërmoqura të tërmeteve, kopshtet e shkollat të klonuara sipas midesë së tij me vasalë partiakë të verbër. Nuk i shpëtojnë nga dijenia oraret e edicioneve informative e renditjet e lajmeve, në thuajse të gjitha mediet e portalet. Kujdeset për anëtarësimet e reja e të vjetra në parti, ndryshime ligjesh me vendime bashkiake për banesat sociale e imtësi të çdo soji. Merr vesh kur hapet një dritare pa leje, një gardh i shtrembër, një qepen me përmasë të ndryshuar e kur hollohet boja e vizimeve nëpër semaforë. Ky i gjithëditur, për çdo sekondë bashkiak, ky nuk ditkërka se si shpëlahen dhjetëra milionë euro tendera nga Bashkia e Tiranës, nga drejtorët vartës të tij, të cilët nuk marrin më përqindje fitimesh, por ndajnë bashkë paranë publike. Këta njerëz emëruar prej tij dhe partisë së tij.

Ky tirons i natyralizuar, vrasës i kryeqytetit, ky firmëtar shkresash të paligjshme të inceneratorit 1 miliard eurosh, ky i munguar në hetim në dosjen e ndërtimeve të kullave porosi të Ndranghetës, sipas procedimit penal nr 17 të vitit 2020, sipas Antimafias italiane, me dosje të sjellë me shumë përgjime e prova. Këtij na i paska ikur kujtesa, se përse përfunduan në burg Taulant Tusha, Maringlen Qato, Redi Molla, apo përse po hetohen drejtorët pasardhës Elvin Tivari e Elton Kacidhja. Autoriteti kontraktor firmëtar i dhjetëra milionë eurove të kompanive të të drejtorëve të arrestuar, ka kryetarin Erion Veliaj, gjithnjë në zgrip qelie, por mbijeton me ilaç prokurorie. Jorgo Goro firmosi si Veliaj dhe është ne arrest me burg, Lefteri njëlloj, Gjushi gjithashtu, Ahmetaj refuzoi atë çka Veliaj shpërdoroi, por ende SPAK, mendjen s’po e ndan. Por ka ende kohë. Në prokurori ka prokurorë duar e mendje artë nëse takohen me pavarësinë. Jo ata të qokave e promovimeve falë tyre. Ashtu si mjekë të bekuar, lypsen prokurorë e gjyqtarë të bekuar, me sy e veshë mbi prova e fakte, e jo me siklet, se kush qëndron mbi karrigen abuzuese. Pesë drejtorë e një duzinë specialistë të arrestuar, miliona euro të grabitura, para të pastruara, a nuk përbëjnë Organizatë Kriminale sipas nenit 28 të Kodit Penal?  Prokurorë të nderuar, Erioni është shëruar, ndaj mos përtoni, thirreni se nuk ju zë atak kardiak. Ndoshta ndonjë nga drejtorët nuk e mban qelinë dhe mund të pendohet. Halli është mos pendohet prokurori për të mbajtur shënime, sepse ne kemi mjekë të bekuar e prokurorë të ngjashëm, siç na kanë premtuar.

Ndaj, shërim të shpejt Erion!

SPAK këtë herë do të të dërgojë ftesë.

Jo dasme, se ato i bërë dy copë, luksoze edhe pse me qindarka pensioni.

MË TEPËR

Kryesore1 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet1 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske1 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar1 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix1 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix1 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar1 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike2 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix2 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Mix2 ditë më herët

Mbështetësit e Luigi Mangione kalojnë në nivel fansash. Do t’i paguajnë avokatin dhe do shkatërrojnë McDonald’s

Mbështetësit e Luigi Mangione kanë kaluar në një nivel tjetër, në nivel fansash. Ata kanë premtuar t’i paguajnë shpenzimet me...

Facebook