Sport
Florian Marku mposhtet nga Chris Kongo
![Florian Marku mposhtet nga Chris Kongo](https://media.gazetatema.net/gazetatema.net/media3/-800-0-65aba2f45d36b4950010814cc14f0e38.jpg)
Florian Marku është mposhtur pas një dueli prej 10 raundesh përballë britanikut, Chris Kongo.
Një humbje që ka ardhur pas raundesh të luftuar, ku strategjia e rivalit të tij për ta mbajtur larg, funksionoi më së miri.
Pas 13 fitoresh dhe një barazimi, erdhi humbja e parë në karrierë për Markun, me vendim unanim me pikë 96-94, 96-93, 98-92 në favor të rivalit të tij.
Boksieri shqiptar u kthye në ring për herë të parë prej 2 Shtatorit të vitit të kaluar.
Ka shume komente qe e konsiderojne ters takimin e boksierit me Ramen dhe lali Erin kohe me pare
Te jete e vertete valle ?!