Lidhu me ne

Sport

Ngjitet në ring më 25 shtator, Florian Marku: Do bëj “show” me këngë shqiptare

Më 25 shtator Florian Marku do të rikthehet përsëri në ring. Dëmtimet janë hedhur pas krahëve dhe tani ka ardhur koha për të synuar titullin e parë kampion. Boksieri shqiptar i pëlqen sfidat e vështira dhe do të ndeshet në stadiumin e Tottenham-it nën sytë e 70 mijë spektatorëve me kampionin Maksim Prodan. Marku ka dhënë së fundi një intervistë për “Report TV”, ku flet gjerë e gjatë mbi duelin e ardhshëm, ndërsa premton se ka për të bërë krenar të gjithë shqiptarët.

“Jam stërvitur shumë. Kam 4 muaj që stërvitem pa ndaluar. Mezi e kam pritur këtë ndeshje. Para kësaj ndeshjeje kam pasur dy operime dhe ky është shkaku që kam 7 muaj që kam pritur pa u ndeshur. Por tani jam gati më shumë se kurrë. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për karrierën timë. Është titulli i parë për mua në boks. Është në eventin më të madh në botë. Do zhvillohet në stadiumin e Tottenham-it, ku do të ketë afërsisht 70 mijë vetë publik dhe ndeshja e mbrëmjes është Joshua kundra Usyk-ut. Jam përgatitur si kurrë më parë dhe ju jap fjalën që nuk do i zhgënjejë të gjithë shqiptarët.

Jam shumë i lumtur. Po ta shoh jetën time ku kam qenë para 5-6 viteve, më duket çdo gjë sikur është ëndërr. Falenderimi i takon Zotit, se ky është  një shans i madh për mua që të performoj në një nga arenat më të mëdha në botë dhe në një ndeshje si kjo. Nuk ndjej ndonjë presion. Është hera e parë që ndeshem në një stadium kaq të madh.

Suksesi im ka ardhur vetëm nga puna e palodhshme. Kam shumë vite që nuk pushoj. Sportistët e tjerë ndonjëherë ndalojnë, bëjnë pushime. Mua nuk më intereson asgjë për momentin, deri sa t‘ja arrij të fitoj titullin e kapionit të botës, që e kam patur një ëndërr. Përgatitja është e vështirë, për mua ndeshja është gëzim. Java e ndeshjes është java më e bukur.

Maksim është një kundërshtar goxha i fortë. Ka 19 fitore dhe nuk njeh asnjë humbje. E ka mbajtur titullin IBF për 3 vite rresht. Dëgjova një intervistë të tij që kishte thënë: ‘Floriani bëri shumë gabim që pranoi të ndeshet me mua, se unë jam shumë nivele lart tij’. Unë do i tregoj jo vetëm gjithë shqiptarëve, por gjithë botës se për mua Maksim ka për të qenë dashtë Zoti një ndeshje shumë e lehtë. Mua Maksim më ka nënvlerësuar. Shyqyr Zotit më ka ardhur ky shans.

Nuk do lejoj asnjë ndeshje që ndeshja të përfundojë me pikë. E pashë dhe u zgjënjeva shumë. Nëse kundërshtari është më i fortë apo më i aftë se mua, atëherë unë në fund të ndeshjes i jap dorën dhe e di që ka qenë më i miri. Por jo siç ma bënë mua padrejtësinë, sepse u futa me qeleshe. Edhe prapë kam për tu future me qeleshe. Vetëm sepse u futa me qeleshe dhe bëra gjithë atë atmosferë dhe entuziasëm për publikun ma bënë këtë padrejtësi. Siç e patë të gjithë ajo ishte një fitore e pastër. Një raund mund ti jepnin Stuart-it. Por ishte shumë e komplikuar puna këtu në Angli. Por nuk do lejoj më që asnjë ndeshje të shkojë në pikë, sepse do jap maksimumin, sidomos kur do ndeshem me dikë që është anglez. E mira është që Maksim të paktën nuk është anglez dhe besoj se do i kem gjyqtarët në favorin tim, sepse unë ndeshem në Angli 3 vitet e fundit.

Me shqiptarët është çmenduri. Jam shumë krenar që jam shqiptar. Në çdo ndeshje më bëjnë edhe më të lumtur. Sidomos kur ndodhi barazimi, aty e kuptova se sa më donin shqiptarët dhe më dhanë akoma edhe më shumë zemër. Këtë ndeshje nuk e di se sa bileta do kenë blerë shqiptarët, por e di që do jetë një çmenduri. I kam thënë të gjithëve që të marrin flamurin kuqezi me vete, që i gjithë stadiumi i Tottenham-it të jetë kuqezi. Ndeshje në Shqipëri? Jemi diskutuar për fund të këtij viti. Por nëse nuk bëhet në fund të këtij viti, atëherë në fillim të vitit tjetër. Do ndeshem si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Kam për të zhvilluar dy ndeshje.

Marr mesazhe pafund dhe mundohem ti lexoj të gjitha. Ma shtojnë forcën. Jam i vetmi sportist që i kam bërë kaq krenar. Sepse edhe ditën e ndeshjes keni për ta parë që kam për të bërë një show të bukur me një këngë shqiptare, me qeleshe, me një veshje të bukur tradicionale shqiptare. Besoj do i pëlqejë të gjithë shqiptarëve. Sepse kam dëshirë që para mijëra e miliona shikuesëve t’i tregoj botës se sa krenar jam që jam shqiptar dhe sa i bukur është flamuri jonë”, ka deklaruar Florian Marku.

MË TEPËR

Kioske6 orë më herët

Për Belerin e ka fajin Berisha e Meta? Po për Parlamentin me kriminelë kush e ka?

Në një intervisë për News 24, ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali ka përsëritur sërish variantin e shumicës për...

Radar6 orë më herët

Çështja McGonigal/ Berisha: Mediat lëpirëse të Ramës mashtrojnë shqiptarët

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar lidhur me lidhur me pasqyrimin që kanë pasur media të ndryshme në vend për skandalin...

Mix6 orë më herët

9 ëndrrat më të zakonshme/ Psikologu shpjegon kuptimin e tyre

Për të përditshmen britanike The Independent, psikologu Ian Wallace (i cili ka interpretuar më shumë se 150 mijë ëndrra në...

Kryesore6 orë më herët

Pse SPAK duhet të merret me aferën McGonigal?

Nga ELVI FUNDO Sipas mediave në SHBA, ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal ka pranuar akuzat. Ai ka bashkëpunuar...

Mix6 orë më herët

Russell Brand iniston në pafajësinë e tij…

Russell Brand këmbëngul se është i pafajshëm pavarësisht ankesave që janë bërë kundër tij. Aktori është akuzuar nga pesë gra...

Mix6 orë më herët

A ju shëndosh rrushi? Njihuni me përfitimet shëndetësore prej tij

Rrushi është një nga frutat më të ëmbla të stinës së vjeshtës, i shijshëm dhe i pasur me veti ushqyese....

Mix6 orë më herët

Mikrobet në furçën e dhëmbëve, rreziqet që sjellin në shëndet

Shëndeti oral është një aspekt i rëndësishëm i shëndetit të njeriut. Për të ruajtur dhe mbrojtur dhëmbët, është e rëndësishme...

Mix6 orë më herët

Historia e suksesit të Anna Wintour që shkollën e braktisi kur ishte 16 vjeç

Nga një fëmijëri e privilegjuar në kopshtet Phillimore, sot një nga zonat më të shtrenjta të Londrës. Nga marrëdhënia e...

Radar17 orë më herët

Çfarë tha Bledi Mane që e acaroi kaq shumë Tik Lapajn ?!

Adriatik Lapaj e kërcënon/ Bledi Mane i përgjigjet: Ta grisa cipën e hipokrizisë Adriatik Lapaj ka kërcënuar se do të...

Radar17 orë më herët

Zëri i Amerikës: McGonigal pranon të gjitha akuzat e lidhura me Shqipërinë, kontaktet me Ramën dhe Duçkën

Mcgonigal dhe Rama Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal pranoi të premten fajësinë se kishte fshehur faktin që kishte marrë 225,000...

Facebook