Lidhu me ne

Sport

Zbulohen shifrat e majme e kontratës së Lionel Messit te PSG!

Sa fiton Lionel Messi te Paris Saint Germain. Për të zbuluar shifrat e kontratës astronomike që ka firmosur ylli argjentinas me klubin parizien ka menduar e përditshmja franceze L’Equipe e cila e ka nxjerrë në dritë detaje rreth marrëveshjes që firmosi Messi muajin e kaluar me kryesuesit e kampionatit francez. 110 milionë euro në total për 3 sezone do të përfitojë Lionel Messi me PSG-në gjithmonë nëse respekton deri në fund kontratën 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit të tretë.

Në sezonin e parë Messi do të përfitojë një shifër më të ulët se ajo e dy viteve pasardhëse pra me pak fjalë në këtë edicion futbollistik 6-herë fituesi i Topit të Artë do të arkëtojë 30 milionë euro, shifër që do të rritet në 40 milionë euro në vit në dy sezonet pasardhëse.

Ka dhe një risi shumë interesante në kontratën e Messit me Paris Saint Germain pasi siç e ka zbuluar edhe vetë klubi parizien, 34-vjeçari do të shndërrohet në futbollistin e parë në histori që përveç se parave cash do të paguhet edhe në kriptovaluta.

Nga 30 milionë eurot që do të përfitojë Messi në sezonin e parë në Parc des Princes, 1 milionë euro presidenti Al Khelaiffi do t’i derdhë në PSG Fan Token, është monedha e krijuar nga platforma Socios.com. Ndërkohë nga sa mësohet Messi nuk ka përfituar asnjë bonus në momentin e firmës me Paris Saint Germain.

MË TEPËR

Kioske22 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar22 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore22 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix23 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix23 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar23 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix23 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix23 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix23 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook