Lidhu me ne

Sport

Kërkesat e “çuditshme” që Lionel Messi kishte për të rinovuar me Barcelonën

Kërkesat e "çuditshme" që Lionel Mesi kishte për

Kanë kaluar dy vite nga mungesa e akordit për rinovimin e kontratës mes Lionel Mesi dhe Barcelonës.

Dhe ka kaluar më shumë se një vit nga kalimi i tij me parametër zero te Paris Saint Germain.

Megjithatë, çështja po rikthehet të krijojë debat në Spanjë, pasi gazeta “El Mundo” zbuloi të gjitha kushtet që kampioni argjentinas i kishte vendosur Blaugranave për rinovimin.

Mes tyre, një “maxi bonus” nënshkrimi prej 10 milionë euro, një lozhë e rezervuar në “Camp Nou” për familjen e tij dhe atë të Luis Suarez (në atë kohë ende në skuadër), një fluturim privat në Argjentinë për të gjithë familjen për periudhën e Krishtlindjeve dhe shumë më tepër.

El Mundo pretendon se ka pasur akses në email dhe shkëmbime dokumentesh midis Jorge Messi (babai i Pleshtit), avokatëve të familjes, atyre të klubit dhe ish-presidentit Bartomeu. Kushtet përcaktohen si “brutale” dhe janë renditur në detaje:

– Kontratë me skadencë më 30 qershor 2023 me mundësi vazhdimi të njëanshme nga lojtari;
– 20% ulje e pagës në 2020/21, rikuperim 10% në 2021/22 dhe 10% të tjera në 2022/23, me interes vjetor 3%;
– Pagesa e shpërblimeve të besnikërisë ende në pritje të arkëtimit me interes;
– Lozha private për familjet Messi dhe Suarez;
– Fluturim privat për në Argjentinë në Krishtlindje për të gjithë familjen Messi;
– Pagesa e shumave të shtyra në sezonin 2020/21 plus interesat në rast të zgjidhjes së kontratës;
– Bonus prej 10 milionë euro për firmën në kontratë;
– Rritja e pagës në rast të rritjes së taksave;
– Ulja e klauzolës së zgjidhjes deri në 10 mijë euro;
– Rinovimi i kontratës së Pepe Costa (bashkëpunëtor i klubit, i cili është bërë thuajse asistent personal i Messit ndër vite);
– Angazhimi i klubit për t’i paguar Rodrigo Messit (vëllai i Pleshtit) të gjitha komisionet që i detyroheshin.

Pjesa tjetër është histori. Marrëveshja nuk u arrit kurrë dhe Messi u largua nga Barcelona kur skadoi kontrata, pas më shumë se 20 vitesh në klubin blaugrana. Lamtumira zyrtare u bë më 8 gusht 2021, në një konferencë për shtyp të shënjuar nga lotët e tij.

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Verdhëza – Si dallohet dhe kurohet

Në kohët e sotme, njeriu është i rrethuar nga shumë sëmundje, disa prej të cilave të rrezikshme e serioze. Në...

Mix16 orë më herët

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës. Për...

Mix16 orë më herët

“Adolescence” dhe frika e mos njohjes së fëmijës tënd

Miniseriali që po pushton botën dhe që sfidoi të gjitha algoritmet Është një (mini)serial që po pushton botën. Quhet Adolescence...

Mix17 orë më herët

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez ‘paralizon’ Venecian për tre ditë

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez po përgatiten për një dasmë madhështore në Venecia, e cila do të zgjasë tre ditë,...

Mix17 orë më herët

Hurmat e Arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme

Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term...

Mix18 orë më herët

Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?

 Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën? Nokturia është një gjendje e zakonshme tek të moshuarit, që ndikon thellësisht në shëndetin...

Mix18 orë më herët

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet?

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet? Edhe pse e dhimbshme, hernia e diskale është jashtëzakonisht e zakonshme. Kushdo...

Mix18 orë më herët

Si dukej Olta Gixhari në moshën 14 vjeçare!

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka publikuar një foto të vjetër në Instastory, duke ndarë me ndjekësit e saj një...

Mix18 orë më herët

Mungesa e magnezit, kërcënim i heshtur për shëndetin

Mungesa e magnezit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë dhimbje muskulore, lodhje dhe çrregullime kardiovaskulare. Ushqimet të pasura me...

Mix18 orë më herët

“Indiana Jones” tani edhe në PlayStation 5

Video-loja aksion-aventurë “Indiana Jones and The Great Circle”, dikur i qasshëm vetëm përmes Xbox, tani po integrohet edh në PlayStation...

Facebook