Lidhu me ne

Kioske

‘Bashkia e Tiranës ka fytyrën e Erion Veliajt, fytyrën e vjedhjes e hajnisë’

Avokati lëshon “bombën”: Erion Veliaj s'ka diplomë - Aktualitet

Nga Ylli Manjani

Çdo institucion ka fytyrën e drejtuesit.

****

Kjo aksiomë është e vërtetuar tashmë. Bashkia e Tiranës ka fytyrën e Erion Velisë.

Mashtrimi dhe hajnia janë dy huqet e dukshme të atij institucioni.

Përtej çdo dyshimi bashkëpunëtorët e Erion Velisë kanë punuar si në pronë të vet.

Nuk merrem me “provat” që lëshon SPAK për konsum publik, sepse nuk dua të jem pjesë e drejtësisë popullore ndaj tyre. Nuk kam nevojë ta bëj këtë gjë sepse si banor e votues i Tiranës më mjaftojnë këto fakte publike për të konkluduar se ç’mashtruesa e hajna drejtojnë bashkinë:

1. Bashkia me të ardhurat më të mëdha në vend ende nuk ka financuar një shërbim publik madhor. Fjala vjen ende nuk ka ndërtuar një sistem të mbledhë kakën, produktin tonë kolektiv, e cila rrjedh në Lanë përmes qytetit.

2. Kurrë nuk kuptuam se ku shkojnë paratë e taksave e tarifave tona. Asnjë përpjekje transparence në planifikim dhe shpenzim nuk u bë.

3. Asnjëherë nuk kuptuam llogjikën e parkingjeve abuzive dhe gjobave që lidhen me to. Kaosi në trafik është pjesë e kësaj politike rrjepje.

4. U shemb Teatri Kombëtar pa asnjë copë letër të shkruar, pa projekt të ri të aprovuar dhe, pa asnjë kacidhe të planifikuar në buxhet. Shëmbi një godinë të trashëgimisë së qytetit.

5. Shembi godina private e madje edhe pallate, duke shtuar të pastrehët, duke grabitur pronën private për qëllime ndërtimi.

6. Veçanërisht trajtimi i diferencuar dhe deri me urrejtje i banorëve shtëpitë e të cilëve ishin në proçes legalizimi, ishte tipologji e sjelljes së kësaj bashkie.

7. Numri i firmave që marrin punë nga prokurimet e bashkisë janë më pak se gishtat e njërës dorë.

8. I gjithë përqendrimi i punëve publike mbeti në qendër. Rrugicat, hapësirat e përbashkëta dhe shërbimet e tjera pas unazës së vogël lënë për të dëshiruar.

9. Paguajnë media, gazetarë e portale për të diktuar mashtrimin e një njeriu që vetëm rren.

10. Bashkia nuk ka asnjë lidhje me politikat e zhvillimit ekonomik dhe të punësimit. Fshihet gjithnjë pas fatit që ka se i gkitjë bisnesi përqendrohet në Tiranë. Përndryshe ajo nuk luan asnjë rol.

Imazhi që përcjellin “sukseshëm” është mashtrim. Në fakt fshehin vjedhjen masive që i bëjnë qytetit. Kaq gjë po përpiqet t’ua thotë edhe SPAK-u i tyre, me të cilin janë krenarë.

Krenarë por të dhjerë.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Verdhëza – Si dallohet dhe kurohet

Në kohët e sotme, njeriu është i rrethuar nga shumë sëmundje, disa prej të cilave të rrezikshme e serioze. Në...

Mix7 orë më herët

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës. Për...

Mix7 orë më herët

“Adolescence” dhe frika e mos njohjes së fëmijës tënd

Miniseriali që po pushton botën dhe që sfidoi të gjitha algoritmet Është një (mini)serial që po pushton botën. Quhet Adolescence...

Mix8 orë më herët

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez ‘paralizon’ Venecian për tre ditë

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez po përgatiten për një dasmë madhështore në Venecia, e cila do të zgjasë tre ditë,...

Mix8 orë më herët

Hurmat e Arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme

Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term...

Mix9 orë më herët

Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?

 Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën? Nokturia është një gjendje e zakonshme tek të moshuarit, që ndikon thellësisht në shëndetin...

Mix9 orë më herët

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet?

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet? Edhe pse e dhimbshme, hernia e diskale është jashtëzakonisht e zakonshme. Kushdo...

Mix9 orë më herët

Si dukej Olta Gixhari në moshën 14 vjeçare!

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka publikuar një foto të vjetër në Instastory, duke ndarë me ndjekësit e saj një...

Mix9 orë më herët

Mungesa e magnezit, kërcënim i heshtur për shëndetin

Mungesa e magnezit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë dhimbje muskulore, lodhje dhe çrregullime kardiovaskulare. Ushqimet të pasura me...

Mix9 orë më herët

“Indiana Jones” tani edhe në PlayStation 5

Video-loja aksion-aventurë “Indiana Jones and The Great Circle”, dikur i qasshëm vetëm përmes Xbox, tani po integrohet edh në PlayStation...

Facebook