Lidhu me ne

Aktualitet

5 arsye pse PDK i dha divorcin LDK-së

Sado që në kuptimin sasior mbizotëronte qeverinë, Isa Mustafa për afro tri vite nuk arriti të konsolidohej si faktor. Fillimisht, perimetri i tij manovrues ishte i kufizuar: edhe pse zëvendëskryeministër në fillim të mandatit qeverisës, Hashim Thaçi ishte në të vërtetë eminenca gri e qeverisë
Sado që disponimi i ambasadave të vendeve të Quint-it nuk ishte për zgjedhje të parakohshme, vota e deputetëve të PDK-së ishte vendimtare në kalimin e mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.
Sugjerimet publike të ambasadorit amerikan Greg Delawie, por edhe zëvendësndihmëssekretarit të shtetit, Hoyt Brian Yee, kanë qenë që demarkacioni të prioritarizohej para çdo hapi tjetër, shkruan Konica.al.
Së këndejmi, rrëzimi i Qeverisë e gjen LDK-në në një pozitë të vështirë.
Sado që në kuptimin sasior mbizotëronte qeverinë, Isa Mustafa për afro tri vite nuk arriti të konsolidohej si faktor.
Fillimisht, perimetri i tij manovrues ishte i kufizuar: edhe pse zëvendëskryeministër në fillim të mandatit qeverisës, Hashim Thaçi ishte në të vërtetë eminenca gri e qeverisë.
Ky rol esencial i tij do të shihej në fillimin e vështirë të qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa, kur filluan protestat masive të qytetarëve që morën shkas fyerjet që u bëri ministri serb, Aleksandër Jabllanoviç, nënave të viktimave të luftës në Gjakovë.
Zgjedhja e Thaçit si president krijoi papritur një frymëmarrje për kryeministrin Isa Mustafa.
Aktivizimi i kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sakaq trandi ekulibrin e brishtë të dy partnerëve të koalicionit.
1. Debutimi pabesueshëm i shpejtë i Kadri Veselit, prej një figure të panjohur për publikun deri te posti i kryekuvendarit të Kosovës dhe PDK-së, shtoi ambicien e tij për të sprovuar veten sa më parë në zgjedhje të parakohshme.
  1. Kalimi i mundshëm i versionit aktual të demarkacionit, burim ky i animoziteteve të pafundme me opozitën, do të konsumonte në mënyrë rapide jo vetëm ditët, por edhe legjimitetin e qeverisë. Kjo duhet të jetë një nga arsyet kryesore që PDK u ngut t’i jepte shqelmat e fundit qeverisë Mustafa.
  2. Në çfarëdo varianti, PDK nuk do të jetë e shqetësuar nga LDK. Deviza e saj për të “shkapur shtetin” e për të “zbardhur vrasjet e pasluftës” ka pësuar një anije-thyerje të plotë. Për shumicën e mandatit, kryeministri Isa Mustafa por as ministrat e LDK-së nuk kanë treguar ndonjë interesim për të hedhur projektorin e dritës mbi veprimtarinë e SHIK-ut (që asociohet me PDK-në)
  3. Përçarja e opozitës dikur e bashkuar dhe rritja e hendekut mes Vetëvendosjes dhe AAK-së e Nismës ka pakësuar prospektet e ndonjë koalicioni parazgjedhor që do të kërcënonte sipraninë e PDK-së.
  4. Në një kohë kur kontekstet gjeopolitike po shkojnë drejt krijimit të disa autokratëve liliputë në Ballkan në kurriz të demokracisë liberale, PDK ka tejçuar mesazhin para perëndimorëve se është dorëzania kryesore e stabilitetit, por edhe destabilitetit në Kosovë. Në këtë dritë, zgjedhjet e reja do të ishin më të favorshme se kurrë më parë për të…
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook