Lidhu me ne

Sport

Kush është trajneri i ri i Partizanit

E marta pritet të jetë dita e tij… Mark Iuliano do të emërohet si trajneri i ri i Partizanit, një emër që pa dyshim nuk harrohet lehtë nga tifozët e Juventusit, por mbi të gjithë nga ata të Interit. Ndoshta nuk është ndër ata trajnerë me eksperiencë, duke qenë se ai ka stërvitur vetëm Latinën në Serinë B, për 33 ndeshje, ndërsa sivjet u emërua në krye të skuadrës së Komos, por pasi nuk u pagua garancia që klubi të mbijetonte në Lega Pro dhe federata e hodhi në Serinë D, ai ndërpreu kontratën e firmosur.
Gjithsesi, një si Mark Iuliano pritet të sjellë eksperiencë prej fituesi te “demat”, sepse si futbollist ka një palmares për t’u admiruar, 4 tituj kampion, 3 Superkupa Italie, 1 Superkupë Europë, 1 Kupë Interkontinentale dhe 1 Kupë Intertoto, të gjitha me fanellën e Juventusit, nga viti 1996 deri në janar të 2005-ës. Por në të njëjtën kohë, ai do të sjellë në Shqipëri dhe një pjesë të historisë së Serisë A, sepse në të mirë e në të keq, ai është shndërruar në një të pavdekshëm, në një personazh të paharrueshëm dhe i tillë do të mbetet. Këtë ia ka lejuar një ndeshje e famshme e 26 prillit 1998.
Në stadiumin “Delle Alpi” luhej Juventus-Inter, një duel që vlente titullin kampion, por pas golit të Del Pieros pas 21 minutash në pjesën e parë, ishte episodi i minutës së 69-të, i cili ka ndalur kohën që atëherë dhe ndezi rivalitetin e ashpër mes juventinëve dhe interistëve. Ronaldo hyn në zonë dhe Iuliano nuk hap rrugë, por rrëzon brazilianin dhe të gjithë kërkojnë 11-metërsh, që nuk akordohet. Që atëherë, konkretisht prej 19 vitesh, përplasja Ronaldo-Iuliano u bë e pavdekshme dhe ende sot në Itali vazhdon të ekzistojë dilema: “Ishte apo jo penallti në favor të Interit”. Për këtë episod, edhe vetë ai që pritet të jetë trajneri i ri i skuadrës së Partizanit nuk di të japë një përgjigje konkrete, por e merr me sportivitet, në deklaratat e ndryshme që ka dhënë: “Edhe unë i bëj vetes të njëjtën pyetje prej gati dy dekadash. Ndërsa të tjerët nuk rreshtin së ma bëri sa herë që më kanë përballë, kudo… Në supermaket, në bankë, te dentisti… Madje, një herë, teksa isha duke urinuar në një nga banjat e aeroportit, njëri më pa që hyra dhe nuk u step, përkundrazi, mua afrua dhe pyeti: ‘Ishte apo jo penallti?’. Në një aksion aq të shpejtë pak do të kishin vërshëllyer për penallti. Unë kurrsesi jo, sepse jam një tifoz i Juves. Askush nuk kujton asgjë tjetër, aq që një sezon më parë shënova golin vendimtar që na dha titullin në ndeshjen me Atalantën. Mbetëm vetëm unë, Ronaldo dhe përsëritja e atij aksioni. Le të themi që më ka bërë të pavdekshëm”, deklaronte Iuliano.

PROBLEMET ME KOKAINËN

Por ai episod nuk mund të ishte pjesa më e errët e karrierës apo jetës së Mark Iulianos, përkundrazi… Në dhjetor të vitit 2011, Mikele Padovano, një ish-lojtar i Juventusit, i tërhequr që në vitin 2001, u dënua me 8 vite e 8 muaj burg për trafik droge, diçka me të cilën ishte i lidhur ngushtë prej vitesh. Por, me sa duket, duke përfituar nga shoqëria që kishte edhe me Iulianon, arriti që edhe trajneri i ardhshëm i Partizanit të binte pre e kokainës, madje si përdorues edhe gjatë epokës që ishte futbollist, derisa në vitin 2008, kur luante për Ravenën, pas një derbi me Çezenën ai rezultoi pozitiv ndaj kokainës, pas një testi antidoping. Ajo shënoi edhe fundin e karrierës së tij, ndonëse ky ishte një problem që vazhdonte prej vitesh. “Nuk ishte doping, thjesht po i bëja keq vetes. Nëse nuk do të kishte qenë për bashkëshorten time dhe familjen e saj, nuk do të kisha shpëtuar”, nënvizonte Iuliano. Ndërsa babai i ish-mbrojtësit bardhezi, Alfredo Iuliano shkonte edhe më tej. “Padovano ishte fajtori. Ai furnizonte me kokainë djalin tim, por viktima të tij të tjera ishin edhe Xhanluka Viali dhe Xhonatan Bakini (edhe këta të dy ish-juventinë)”. Gjithsesi, Mark Iuliano e ka lënë pas këtë epokë të errët dhe tani ka nisur të merret me atë që e do më shumë, futbollin, duke bërë edhe një hap në Shqipëri, ku pa dyshim fansat personalë nuk i mungojnë…
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix6 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix6 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix6 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix6 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix6 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix6 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix11 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix11 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix12 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook