Lidhu me ne

Letersi

Ora e aritmetikës

Jacques Prévert ile ilgili görsel sonucu
Jacques Prévert – Ora e aritmetikës
Dy dhe dy bëjnë katër,
katër dhe katër tetë,
tetë dhe tetë gjashtëmbëdhjetë –
Përsëriteni! thotë mësuesi.
Dy dhe dy bëjnë katër,
katër dhe katër tetë,
tetë dhe tetë gjashtëmbëdhjetë…
Por ja tek po kalon qiellit fluturim
Zogu Përrallor –
Fëmija e pikas,
fëmija e dëgjon,
fëmija i thërret:
Shpëtomë,
eja të lozësh me mua,
o zokth! –
Pa ulet zogu vrik,
ulet te pezuli,
dhe nis të lozë
me fëmijën. –
Dy dhe dy bëjnë katër…
Përsëriteni! thotë mësuesi.
Dhe fëmija loz,
edhe zogu loz me të. –
Katë dhe katër bëjnë tetë,
tetë dhe tetë gjashtëmbëdhjetë,
por sa bëjnë gjathëmbëdhjetë
dhe gjashtëmbëdhjetë?
Ato nuk bëjnë asgjë,
nuk bëjnë aspak tridhjetë e dy,
sepse kjo s’ka asnjë kuptim,
pra, le ta thyejnë qafën! –
Dhe fëmija e ka fshehur zogun
nën bankën e vet,
dhe të gjithë fëmijët
përgjojnë këngën e tij,
dhe të gjithë fëmijët
ngazëllehen nga muzika. –
E sakaq zhduken edhe teta dhe teta,
edhe katra dhe katra,
edhe dyshi dhe dyshi –
ia mbathin të gjithë!
Edhe një dhe një nuk bëjnë më dy,
njëri pas tjetrit avullon nga klasa.
Dhe Zogu Përrallor loz,
dhe fëmija këndon,
dhe mësuesi bërtet:
Kur do t’i jepni fund kësaj çmendurie?!
Dhe të gjithë fëmijët
ngazëllehen nga muzika,
dhe muret e klasës
shkulen paqësisht,
dhe xhamat e dritareve
kthehen sërish në rërë,
boja e shkrimit
shndërrohet prapë në ujë,
bankat bëhen përsëri pemë,
shkumësi kthehet në shkëmb,
pena bëhet përsëri zog.
Përktheu: Robert Shvarc
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Braktisi Italinë për Shqipërinë pas 30 vitesh, Beniada Nishani rrëfen arsyet

Modelja e njohur Beniada Nishani ka treguar se ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë kur së bashku me familjen u...

Aktualitet9 orë më herët

Një provokim pa shije në tarracën e një bashkie

Dom Gjergj Meta Merret vesh lehtë se ky është një provokim, i kërkuar, i mirëmenduar dhe i mirorganizuar nga lobe...

Mix9 orë më herët

Nektarina apo pjeshkë? Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës

Pjeshkët dhe nektarinat janë dy varietete të së njëjtës specie. Ndryshimet midis këtyre dy varieteteve kanë të bëjnë sidomos me...

Radar9 orë më herët

Pasuese e Berishës? Argita e pranon: Jam gati të marr drejtimin e PD

Edhe pse tha se nuk ka asnjë plan konkret, Argita Malltezi u shpreh në A2 CNN se është e gatshme...

Radar9 orë më herët

“Pushteti i drejtësisë ishte marrë peng”, Spiropali: Opozita në mëngjes kërkon drejtësi nga SPAK, në darkë dalin poshtë ballkonit të Berishës

Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, foli për Prokurorinë e Posaçme, duke e quajtur si diçka të re në...

Mix3 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix3 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix3 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix3 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix3 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Facebook