Lidhu me ne

Mix

Fakte që duhet t’i dini rreth Dubait

Dubai është një nga vendet më të pëlqyera dhe me zhvillimin ekonomik më të habitshëm në shekullin e 21. Është global dhe po rritet në shkallë të gjerë. Vetë bota në të cilën po zhvillohet ky vend, po e bën një pikë referimi për biznes dhe turizëm në Lindjen e Mesme. Duket sikur projektet e përmirësimit nuk kanë të sosur në këtë vend.
Faktet
Një nga çdo katër vinça në botë gjendet në Dubai. Pronat e paluajtshme po rriten aq shpejt në Dubai, saqë rreth 24 për qind e vinçave në tokë ndodhen në këtë vend.
Për të ndërtuar ishujt artificialë të Palmës, Dubai importoi mjaftueshëm rërë për të mbushur 2.5 ndërtesa ‘Empire State’. Ndërtimi i Ishujve të Palmës kërkoi 94 milionë metër kub rërë. Ndërtesa ‘Empire State’ është 37 milionë metër kub.
Burj Al Arab përdor mjaftueshëm ar brenda, aq sa mund të mbulohen 46,265 piktura të Mona Lizës. Ambientet e brendshme të Burj Al Arab janë dekoruar me rreth 1790 metra katrorë ar 24 karat.
Forcat e policisë së Dubait shpenzojnë më shumë në çdonjërën prej supermakinave të tyre sesa kushton shkollimi universitar i një personi në SHBA. Policia e Dubait përdor makina të hatashme për t’u bërë përshtypje turistëve dhe për të treguar klasin e vet. Ndër këto makina përfshihen Ferrari, Lamborxhini dhe Aston Martin One-77.
Rreth 85 për qind e turistëve janë të huaj. Shumica e tyre vijnë nga India, Pakistani dhe Bangladeshi për të punuar në tregun e pronave të paluajtshme. Ata gjejnë punë, por grupet e të drejtave të njeriut kërkojnë reforma urgjente, pasi ata jetojnë në kushte të mjerueshme dhe nuk gëzojnë garanci në punë.
Në Dubai, robotët 300 dollarësh po zëvendësojnë punën e paligjshme të fëmijëve në garat e deveve. Këto të fundit janë një industri që vlerësohet se sjell qindra miliona dollarë fitim. Për shkak se fëmijët janë mjaftueshëm të vegjël për të qëndruar mbi deve, sporti shkaktoi trafikimin e fëmijëve nga Azia Jugore dhe Afrika.
Burj Khalifa është aq e gjatë saqë disa banorë duhet të presin më gjatë për të ngrënë mëngjesin gjatë Ramazanit. Ndërtesa është rreth një milje e gjatë dhe ka 160 kate. Ata që jetojnë në katin e 150 e sipër, jetojnë aq lart sa mund ta shohin diellin më gjatë.
Nëse Burj Khalifa do ishte në Freiburg, Gjermani do mund të shihej nga Strasburg, Francë. Ndërtesa është e dukshme edhe 95 km larg. Largësia midis Freiburg dhe Strasburgut është 86.4 km.
Dyzet për qind e shitjes së arit në 2013 ndodhi në Dubai. I gjithë ari së bashku peshoi më shumë se 354 elefantë. Në 2013, 70 miliardë dollarë ar u shitën, me një peshë prej 2250 tonë. Një elefant afrikan peshon rreth 2268 deri 6350 kg.
Dubai planifikon të ndërtojë një ‘qytet’ me klimë të kontrolluar, që do të jetë 4.45 km katrorë, me trotuare me ajër të kondicionuar që lidhin seksione të ndryshme të pikave turistike së bashku. Kjo është gati dy herë më shumë se Monako, që është 2.02 km katrorë.
Në 2013 pati më shumë turistë në Dubai sesa njerëz që jetonin në Shenzhen. Dubai po e transformon veten në një qytet që drejtohet nga turizmi. Në 2013, Dubai pati mbi 11 milionë turist të regjistruar në hotele. Popullata e Shenzhen është rreth 10 milionë dhe është qyteti i 12 më i populluar në botë.
Burj Al Arab konsiderohet një hotel me 7 yje dhe është hoteli i katërt më i gjatë në botë. Megjithatë, 39 për qind e hotelit është i pabanuar dhe konsiderohet një hapësirë e çuar dëm.
Për më tepër, suita mbretërore në Burj Al Arab kushton rreth 20,000 dollarë nata. Me aq para mund të blihen 10 kompjuterë të shtrenjtë.
Dubai prodhon mjaftueshëm naftë sa për të mbushur rreth 4.5 pishina olimpike në ditë. Prodhimi shkon nga 50,000 në 70,000 fuçi në ditë, që është 11,000 metra kub. Në vitin 1991, Dubai prodhonte 400,000 fuçi në ditë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix1 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix1 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix1 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix1 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix1 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix1 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix1 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix1 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar1 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook