
Profesori Çapajev Gjokutaj ka ironizuar zgjedhjet e zhvilluara për të vendosur drejtuesit e rinj të Akademisë së Shkencave.
Gjokutaj shkruan se shkencëtarët janë me shumicë, por fatkeqësisht paguhet 96 milionë lekë të reja në vit për rrogat dhe 2 milionë për projekte.
REAGIMI I PLOTË
Dje Akademia e Shkencave bëri zgjedhje. Kryetari u bë nënkryetar dhe nëkryetari – kryetar. Pa kandidatura alternative. Edhe katër vjet të shkuara, po këta dy persona kishin ndërruar vendet.
Kjo më kujton një bejte të viteve ’50: ‘ndrroi rrobat Tare Sheshi/ veshi prapë ato që xhveshi’.
Tarja i gjorë e bënte nga varfëria, laj thaj ato rroba kishte. Po sot shkencëtarët i kemi me shumicë. Paçka se projektet shkencore dhe produkti i tyre s’para bien në sy.
Shteti paguan për Akademinë 96 milionë lekë të reja në vit. Prej këtyre 94 milionë shkojnë për rroga. Kemi shkencëtarë apo rrogtarë? Paguajmë titullin apo produktin, punën apo gunën?
( Nga cikli ‘Selanik e tatëpjetë’)- përfundon Gjokutaj.
Kujtojmë se dje u vendos në krye të Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj si dhe nënkryetar Myzafer Korkuti.

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu