Lidhu me ne

Kryesore

Shkurtabiqi me raketa” kundër “plakut të çmendur” dhe pjesës tjetër të botës

Më shumë se 20 teste me raketa, një test me bombë atomike, fyerje mes Uashingtonit dhe Phenianit. Ky është bilanci i konfliktit më të rrezikshëm të vitit 2017 në botë. Në rolet kryesorë Donald Trump e Kim Jong Un.
Nga Esther Felden,
“Shkurtabiqi me raketa” kundër “plakut të çmendur” dhe pjesës tjetër të botës
Dialog në  vend të provokimeve – kjo ishte shpresa, që u lidh me ardhjen në post të presidentit të ri amerikan, Donald Trump. Shpresa, që në Shtëpinë e Bardhë të krijoheshin shanse për një erë të re në konfliktin e ngrirë me Korenë e Veriut. Trump kishte thënë madje në fushatën presidenciale, se e përfytyronte edhe një takim me Kim. Por gjërat rrodhën ndryshe. Më 3 janar Trump shkruan në twitter: “Koreja e Veriut ka bërë të ditur, se po kalon në fazën përfundimtare të zhvillimit të një rakete bërthamore, që mund të arrijë edhe SHBA. Kjo nuk do të ndodhë!”
Vit i mirë për Korenë e Veriut
Që Pheniani nuk impresionohet nga paralajmërime të tilla u bë shpejt e qartë: Në shkurt Koreja e Veriut teston një raketë. Është fillesa e një serie testesh raketorë që do të pasojnë në vitin 2017 – gjithsej 20. Mes tyre tre raketa ndërkontinentale dhe i gjashti test atomik. Në fund të nëntorit mediat e vendit bëjnë të ditur, se vendi e ka përmbyllur me sukses programin e tij atomik. “Udhëheqja koreane do të hedhë me kënaqësi vështrimin pas këtë vit. Sepse me këtë ky vend ka arritur qëllimin e tij strategjik, për atë që kanë punuar pushtetmbajtësit në Phenian prej disa dekadash”, thotë Eric Ballbach nga Instituti për Studimet Koreane në Universitetin e Berlinit.
Luftë verbale
Jo zyrtarisht gjatë vitit 2017 u zhvillua një luftë e ashpër retorike. Koreja e Veriut njihet për sulmet e forta verbale kundrejt SHBA dhe Koresë së Jugut. E reja është se presidenti amerikan u fut në këtë valë fyerjesh.
Më 4 korrik ai shkruan në twitter se “Koreja e Veriut ka testuar një raketë. Nuk ka ky tip ndonjë gjë tjetër më të mirë në jetë që ta bëjë?” Ndërkohë presidenti koreanoverior, Kim kundërpërgjigjet: “Bastardët amerikanë, sigurisht “nuk janë të lumtur për këtë dhuratë”.
Por pasi Koreja e Veriut teston një raketë të dytë ndërkontinentale, në korrik presidenti amerikan kundërpërgjigjet ashpër: Po qe se ky vend do të vazhdojë me provokimet, atëherë ne do të reagojmë me “zjarr dhe zemërim, si bota nuk e ka parë ndonjëherë”. Kim citohet më vonë nga mediat e vendit se “një dialog me një tip pa asnjë arsye nuk është i mundur.”
Lufta e fjalëve vazhdon edhe në vjeshtë. Në fjalimin e parë para Kombeve të Bashkuara, Donald Trump përdor një gjuhë të ashpër. “Shkurtabiqi me raketa” po fillon një mision vetëvrasës. Kim përgjigjet dy ditë më vonë. “Unë sigurisht do bëj zap me zjarr plakun e çmendur amerikan.”
Për Korenë e Veriut kjo luftë retorike është sulm dhe bekim njëkohësisht, thotë Eric Ballbach. “Nga njëra anë sulmet personale ndaj një lideri në çdo vend autoritar nuk pranohen, nga ana tjetër pikërisht kjo retorikë u ofron koreanoveriorëve atë që duan. Edhe një vend si Koreja e Veriut duhet të justifikojë para popullit programin nuklear kaq të shtrenjtë.”
Fakti që nuk ka bisedime zyrtare fsheh shumë rreziqe. Kjo rrit mundësinë që të ketë keqkuptime, thotë Ballbach. “Në vitin 2017 kemi trajnimet ushtarake amerikano-koreanojugore më të mëdhatë që janë kryer ndonjëherë, dhe nga ana tjetër numrin më madh të testeve me raketa nga Koreja e Veriut.” Megjithatë ndoshta shanset nuk janë të këqija për një dialog në të ardhmen, mendon Ballbach. “Duket ironike, por pikërisht tani, kur koreanoveriorët theksojnë me forcë, që programi i tyre nuklear është kaq i suksesshëm, mund të shërbejë si legjitimitet për të hequr dorë në të ardhmen nga teste të tjera”. Koreja e Jugut shpreson që viti i ri të fillojë i qetë. Në shkurt aty zhvillohen Lojëra Olimpike Dimërore, dhe një test me raketa do të ishin një provokim ultimativ.

Ky artikull u botua më parë tek DW.com.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook