Lidhu me ne

Temporal

The Economist: 10 gjërat që mësuam gjatë 2017

The Economist: 10 gjërat që mësuam gjatë 2017
2017 ishte padyshim një vit i pasur në ngjarje, gjetje dhe arritje.
Por cilat ishin 10 gjërat më të rëndësishme që ne mësuam gjatë këtij viti?
Duke filluar nga Donald Trump, tek Bitcoin, tek praktikat e reja të politikave sociale dhe dëshira për të mos patur fëmijë, viti 2017 u karakterizua nga ngjarje e gjetje të rëndësishme.
E përjavshmja amerikane The Economist parashtron 10 gjërat që ne mësuam gjatë vitit që po lëmë pas.
Përse evangjelistët amerikanë e duan Donald Trump?
Evangjelistët amerikanë e shohin Donald Trump si një njeri të Perëndisë, kjo pavarësisht faktit se presidenti ka qenë 3 herë i martuar. Arsyeja përse presidenti është kaq i dashur në rradhët e konservatorëve, është fakti se retorika e Trump i bën jehonë “të menduarit pozitiv” ose “ungjillit të mirëqenies”, një lëvizje e fuqishme fetare amerikane.
Vemjet që hanë plastikën mund të shpëtojnë planetin!
Një eksperiment i frymëzuar nga biologia Federica Bertocchini zbuloi se vemjet apo larvat e molës përmbajnë enzima të cilat arrijnë të shpërbëjnë plastikën. Organizmat mund të konsumojnë 1 qese plastike brenda 1 muaji duke e shpëtuar planetin nga një prej ndotësve më të mëdhenj.
Përse pozita globale e Britanisë është në nivelin më të ulët?
Influenca e Britanisë është në lëkundje një vit pas referendumit për Brexit. Në një situatë ku kriza financiare dhe largimi nga Bashkimi Europian janë dominuese, Britania e gjen veten larg roleve të luante dikur si bosht mes Europës dhe Amerikës.
Përse burimet më të vlefshme tani në botë janë të dhënat dhe jo nafta?
Një shekull më parë, burimi kryesor ishte nafta. Por tashmë, në epokën dixhitale, është fluksi i të dhënave që i jep disa kompanive fuqinë e pashembullt. Për t’i mbajtur nën kontroll, duhet të vendosen rregulla.
Përse Rusia është sërish nën sundimin e një cari
17 vite pasi Vladimir Putin u bë president për herë të parë, kontrolli i tij mbi Rusinë është më i fuqishëm se kurrë. Ai është me gjasa autokrati i vetëm i botës dhe ka ringjallur historinë perandorake të Rusisë, duke ofruar një pikturë të gjallë se si funksionon pushteti.
Mbulimi i godinave me film plastik mund të jetë alternativa ndaj kondicionerëve!
Ajri i kondicionuar së shpejti mund të zëvendësohet. Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një cipë që mund të ftohë godinat pa përdorur energji elektrike. Kjo cipë mund të prodhohet me metoda standarde dhe me një kosto rreth 50 cent për metër katror.
Si Finlanda po eksperimenton duke i dhënë njerëzve “të ardhura bazike” mujore?
Finlanda po eksperimenton duke siguruar për njerëzit “të ardhura bazike” mujore. Përmes një studimi pilot, autoritetet po vëzhgojnë se si marrja e të ardhurave bazë mund të ndikojë incentivat në tregun e punës. Pjesëmarrësit në këtë projekt marrin 560 euro në muaj të cilat ia shtojnë fitimeve të tyre, pa humbur asnjë cent.
Përse gjithnjë e më shumë të rritur nuk kanë fëmijë dhe kjo nuk përbën problem?
Gjithnjë e më shumë të rritur në botën e pasur preferojnë të mos kenë fëmijë. Por kjo nuk është arsye për t’u shqetësuar. Arsyet përse njerëzit zgjedhin të mos kenë fëmijë janë të ndryshme, por më e rëndësishmja është fakti se gratë tejngarkohen në vendet e tyre të punës për shkak të kulturës brutale që rrethon këto ambjente.
Përse njerëzit po blejnë më shumë Bitcoin?
Njerëzit këtë vit blenë më shumë bitcoin dhe kjo për arsye të mira. Por më kryesorja prej tyre për momentin është pikërisht fakti se çmimi i monedhës virtuale po rritet.
Mënyra më e mirë për t’u bërë i pasur në Amerikë!
Amerikanët janë shumë optimistë kur bëhet fjala për të formësuar të ardhmen e tyre, por vetëm edukimi i nuk mund të të rendisë në rradhët e të pasurve. Ndaj mënyra si të bëheni të pasur në Amerikë është të keni fatin të lindni nga prindër të pasur, ose të gjeni një partner të pasur.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix2 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix1 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix1 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix1 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix1 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook