Lidhu me ne

Kryesore

Nga cilat shtete emigrantët dërgojnë më shumë para në Shqipëri…

auto harta151 2018
Pew Reserarch Center, një njësi kërkimore me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar hartën globale të remitancave për vitin 2016, ku përfshihet edhe Shqipëria. Sipas raportit, rreth 1 miliardë dollarë remitanca u dërguan në Shqipëri në shtetet e tjera në vitin 2016.
Remitancat, sqaron raporti, janë fonde, ose asete të tjera, që migrantët dërgojnë në shtëpitë e tyre. Të dhënat raportohen nga Banka Botërore dhe përfshijnë remitancat që dërgohen nga kanale bankare, si psh banka dhe biznese të tjera që transferojnë paratë.
Shteti, nga i cili ne marrim më shumë remitanca, është Greqia me 463 milionë dollarë. Ky është dhe vendi që ka numrin më të madh të emigrantëve. Në vend të dytë është një tjetër shtet fqinj, Italia, me 382 milionë dollarë. Në të dy shtetet vlerësohet se jetojnë e punojnë mbi 1 milionë emigrantë. Nga këto dy vende kanë ardhur mbi 80% e remitancave në total.
Në vend të tretë janë Shtetet e Bashkuara me 77 milionë dollarë dhe më pas renditet Gjermania me 37 milionë dollarë.
Nga dy vendet fqinje, Maqedoni dhe Mal i Zi vijnë përkatësisht 19 dhe 15 milionë dollarë. Nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja emigrantët sjellin përkatësisht 14 dhe 11 milionë dollarë.
Raporti i Pew jep të dhënat dhe për remitancat dalëse nga Shqipëria, të cilat në total ishin 185 milionë euro, ky kryeson Serbia me 75 milionë euro e ndjekur nga Kroacia me 31 milionë euro. Këto të dhëna për transfertat dalëse janë shumë më të mëdha se ato që raporton Banka e Shqipërisë (shënim i Monitor).
Remitancat globale
Në botë, vlerësohet se rreth  574 miliardë (USD) u dërguan nga emigrantët tek të afërmit në vendet e tyre në 2016, një rënie prej 1% nga 2015, kur shuma ishte 581 miliardë dollarë, sipas ekonomistëve në Bankën Botërore. Ky është rënia e dytë e remitancave globale që nga kriza globale financiare. Përkundër kësaj rënieje të fundit, remitancat e dërguara nga migrantët janë ende rreth dyfish më shumë se ato që ishin një dekadë më parë, përpara rënies së mprehtë të ekonomisë globale gjatë fundit të viteve 2000.
Vlerësimi i remitancave në mbarë botën është i vështirë, sepse shumë vende nuk ndjekin fondet që dërgohen ose pranohen. Bazuar në të dhënat që është në gjendje të mbledhë, Banka Botërore ka përdorur një model statistikor për të vlerësuar sasinë e parave që vijnë nga çdo vend dërgues në secilin vend pritës. Për shkak se këto shifra janë vlerësime, ekziston një hapësirë për gabim. Për shembull, remitancat totale hyrëse ose dalëse për disa vende mund të mos jenë të njëjta me dërgesat aktuale.(Monitor)

Remitancat hyrëse në Shqipëri, sipas shteteve

auto Screenshot 1

auto Screenshot 2

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook