Kryeministri Rama njihet tashmë për stilin e tij të veçantë në veshje.
Edi Rama vishet me çorape të verdha, disa herë me të kuqe, më pas edhe në disa takime zyrtare u shfaq me atlete e kostum dhe në disa të tjera me çitjane.
Por ky nuk është ekstremi i paraqitjes të një zyrtari në një takim me liderë të tjerë botëror.
Duket se kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, e ka sfiduar hapur Ramën.
Trudeau gjatë forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, ka veshur çorapë lejla me rosa ngjyrë të verdhë. Në këtë aktivitet ishte pjesëmarrës edhe Rama, i cili duket se nuk tërhoqi aq shumë vëmendje këtë herë me veshjen e tij, por u sfidua nga kryeministri simpatik Trudeau.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu