Lidhu me ne

Kryesore

Mesatarja dhe 5 lëndët që duhen për të fituar studimet në Drejtësi

Mesatarja dhe 5 lëndët që duhen për të fituar studimet në Drejtësi
Pranvera Kola – Dita
Përzgjedhja e fituesve që do mund të vijojnë studimet e larta në degën e Drejtësisë për vitin akademik 2018-2019 do të përcaktohet nga pikët e fituara prej notës mesatare të shkollës së mesme, si dhe nga pikët e siguruara në lëndët preferenciale të përcaktuara nga vetë fakulteti.
Edhe për garën e këtij viti, drejtuesit e këtij fakulteti, kanë miratuar këto dy kushte vendimtare në përzgjedhjen e maturantëve që mund të garojnë për të fituar studimet e larta në këtë degë. Të dyja kriteret do të kenë peshë të njëjtë sa i takon ndikimit në shpalljen e fituesve.
Kriteret e miratuara
“Nota mesatare e përgjithshme e shkollës së mesme   (mesatare e thjeshtë), e cila përbëhet nga nota mesatare e të gjithë viteve të shkollës së mesme përfshirë edhe notat e provimeve të maturës shtetërore, të cilat përbëjnë 50 për qind të vlerësimit.
Po ashtu, edhe nota mesatare e 5 lëndëve preferenciale përbën 50 për qind të ndikimit në pikët finale që do të sigurojë maturanti”, sqarojnë autoritetet e Fakultetit të Drejtësisë. Pesë lëndët e përzgjedhura nga fakulteti si preferenciale janë: gjuhë shqipe dhe letërsi, histori, qytetari, ekonomi, si dhe gjuha e juaj. Secila prej këtyre lëndëve vlerësohet me 10 për qind të ndikimit në rezultatin final të pikëve që maturanti do të sigurojë nga ky kriter.
Mesatarja e këtyre lëndëve do të nxirret nga notat që kandidati ka fituar në secilën prej këtyre lëndëve të zhvilluara përgjatë tre viteve të shkollës së mesme. Nuk pritet të ketë ndryshime sa i takon kuotave të pranimit. Pritet që edhe përgjatë këtij viti të mund të vijojnë studimet e larta në këtë fakultetet rreth 750 studentë, megjithatë shifra e saktë pritet të bëhet publike gjatë javëve në vijim.
Sipas statistikave të zbardhura nga gara e vitit të shkuar, Drejtësia renditet e dyta në listën e 20 degëve më të kërkuara nga maturantët gjatë fazës së aplikimeve.  Mbi 8300 maturantë kanë aplikuar për të fituar studimet e larta në këtë program.
Provimet e detyruara dhe me zgjedhje
Aktualisht maturantët kanë nisur me planin përgatitor për provimet, me shpërndarjen në shkolla të programeve orientuese, ku janë të përfshira temat që do të jenë pjesë e testeve të provimit të maturës 2018.
Nxënësit që përfundojnë studimet e shkollës së mesme gjatë këtij viti do të japin si provime tre lëndët e detyruara, matematikë, gjuhë letërsi, gjuhë e huaj, si dhe dy lëndët preferenciale që do të përzgjidhen sipas kushtit të përcaktuar për nivelin e krediteve.
Në rregulloren e miratuar nga Ministria e Arsimit, përcaktohet se për të qenë kalues në këto provime, çdo maturant duhet të marrë detyrimisht 20 për qind të totalit të pikëve me të cilat vlerësohet testi i secilës lëndë.
Njohja e provimeve për maturantët e vjetër  
Provimet e maturës i jep çdo maturant, apo kandidat që ka përfunduar me sukses vitin e fundit të shkollës së mesme dhe ka plotësuar formularin A1 dhe A1Z në afatet e përcaktuara. Kandidati që ka marrë dëftesë pjekurie para vitit 2011 dhe dëshiron të aplikojë për studime në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat në vend, do t’i njihen provimet e detyruara, ose provimet e njëvlershme me to, të njehsuara nga drejtoria rajonale e arsimit që mbulon vendbanimin e tij.
Ky kandidat, në rastet kur nuk ka dhënë provime me zgjedhje, ose i ka dhënë dhe nuk ka rezultuar kalues, ka të drejtë të japë provime me zgjedhje, kur e ka të nevojshme për plotësimin e kritereve të pranimit të përcaktuara nga vetë fakultetet apo universitet ku dëshiron të aplikojë për vijimin e studimeve të larta.
Çdo maturant që fiton provimet e detyruara dhe me zgjedhje pajiset me diplomë. Për maturantët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2014, por nuk janë pajisur me dëftese pjekurie apo diplomë, nuk e japin gjuhen e huaj si provim të  detyruar.
Pasi kanë fituar provimet e maturës, marrin diplomë dhe certifikatë të Maturës Shtetërore, model i vitit 2011. Për regjistrimin në garën e universiteteve, maturanti bën aplikimin online, fillimisht në Portalin Qeveritar “e-albania” në periudhën 15-30 mars 2018, dhe më pas në portalin “Matura Shtetërore 2018”, në periudhën 26 mars-10 prill 2018, sipas një plani kalendar të publikuar nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit.
Plotësimi i formularit A1 nga maturantët e këtij viti shkollor bëhet në shkollat ku ata kryejnë arsimin e mesëm. Ndërsa plotësimi i formularit A1Z nga maturantët e viteve të mëparshme do të bëhet në shkollat ku kandidatët kanë kryer studimet e shkollës së mesme.
Për të bërë plotësimin e këtij formulari, këta kandidatë duhet që të paraqesin një kopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë dhe vërtetimin me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme me fotografi, certifikatë të maturës me notat gjitha viteve të lëshuar nga drejtori i shkollës sipas regjistrit të amzës, apo dokumentin të lëshuar nga Arkivi i Shtetit.
Provimet për maturantët e shkollave profesionale
Për shkollat profesionale dhe shkollat e mesme të orientuara, në rastet kur kandidati ka fituar dëftesën e pjekurisë, si provime të detyruara njihen: Letërsia dhe matematika, nëse janë dhënë dhe janë fituar, si dhe një ose dy nga provimet në mungesë të letërsisë dhe të matematikës, sipas planit mësimor të shkollës së tyre.
Më pas, drejtoria arsimore përcakton provimet, rezultatet e të cilave do të mbarten në sistem në vend të letërsisë dhe matematikës. Kandidatët nuk lejohen të rijapin provimet me zgjedhje, nëse në maturat e viteve të mëparshme kanë marre rezultate jo më të ulëta se sa 4.50.
Dy kriteret për fituesit
  • Nota mesatare e përgjithshme (mesatare e thjeshtë), e cila përbëhet nga nota mesatare e të gjithë viteve të shkollës së mesme (përfshirë edhe notat e provimeve të maturës shtetërore), të cilat përbëjnë 50 për qind të vlerësimit.
  • Nota mesatare e 5 lëndëve të mëposhtme, të cilat përbëjnë 50 për qind të vlerësimit.
-Gjuhë dhe Letërsi Shqipe 10 për qind
-Histori 10 për qind
-Qytetari 10 për qind
-Ekonomi 10 për qind
-Gjuhë e Huaj (e parë ) 10 për qind
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook