Lidhu me ne

Kryesore

Mbi 200 mijë shqiptarë kanë pasaportë italiane

Nëse nga njëra anë, vitet e fundit, kriza ekonomike, mungesa e flukseve të mirëfillta për punë ka çuar në uljen e ardhjeve të reja të emigrantëve shqiptarë në Itali, nga ana tjetër, po vërehet se gjithnjë e më shumë shqiptarë po marrin pasaportën italiane. Kanë mbyllur tashmë një cikël të plotë nga largimi nga atdheu e hapat e parë të emigracionit deri në integrimin e plotë të kulmuar me marrjen e shtetësisë italiane.
Këto dy elementë kanë sjellë rënien e shqiptarëve me lejeqëndrim nën 450 mijë vetë: më saktësisht, komuniteti i shqiptarëve në Itali u rrit vit pas viti deri sa në fillim të vitit 2013  kapërceu shifrën 500 mijë (502.546).

 

 

Nga ajo kohë është vënë re një rënie e vazhdueshme deri sa më 1 janar 2017 shifra e tyre shkoi në 441.838.
Por nga ana tjetër, në të njëjtën periudhë të rënies së komunitetit të shqiptarëve me lejeqëndrim, jemi dëshmitarë të shtimit marramendës të atyre që bëhen italianë, shkruan Keti Biçoku në Shqiptariitalise. Të dhënat e ISTAT flasin qartë. Vetëm gjatë vitit 2016 kanë marrë shtetësinë italiane 36.920 shqiptarë.
Gjithnjë ISTAT shpjegon se marrin shtetësinë italiane thuajse në të njëjtën masë burra e gra, se e marrin më shumë për arsye rezidence se për martesë dhe se e përfitojnë automatikisht gjithnjë e më shumë edhe të mitur.
Janë bijtë e atyre shqiptarëve që kur babai o nëna bëhen italianë, janë akoma në moshë të mitur e shtetësia italiane u kalon automatikisht nga prindi.
Shifra e shtetësive të marra gjatë vitit 2016 është thuajse sa katërfishi i asaj të vitit 2012, kur ishte vetëm 9.493. Nga viti 2012 rritja ka qenë e pandalueshme: u kalua në 13.671 marrje shtetësie në vitin 2013, në 21.148 në vitin 2014 dhe në 35.134 marrje shtetësie gjatë vitit 2015.
Vërehet gjithashtu që vetëm gjatë vitit 2016 e kanë fituar shtetësinë italiane më shumë nga të gjithë shqiptarët që ishin bërë italianë deri në vitin 2011. Gjë që na e thotë censusi i vitit 2011. Në fakt, një e dhënë interesante e mbledhur me censusin e atij viti ishte pikërisht shtetësia e pasur para asaj italiane: 33.699 vetë deklaruan se kishin shtetësi shqiptare para se të bëheshin italianë.
Një mbledhje e thjeshtë e shifrave të ISTAT-it dëshmon se në fund të vitit 2016, shqiptarët të bërë italianë kanë kapërcyer 150 mijë.
Për vitin 2017 akoma nuk ka të dhëna, por ecuria e deritanishme fitimit të shtetësisë dhe vjetërsia e emigracionit shqiptar lë të mendohet që do të ruhet e njëjta prirje e viteve të fundit e mund të kemi edhe mbi 35 mijë shqiptarë të tjerë që gjatë 2017-tës të jenë betuar para flamurit italian.
Natyrisht prej këtyre ka nga ata që janë larguar nga Italia, e gjithnjë sipas ISTAT për vitin 2016, për shembull, në rastin e shqiptarëve, përqindja është shumë e ulët, nuk kap as 1%. Natyrisht ndonjë mund edhe të jetë ndarë nga jeta, por padyshim shifrat mbeten tejet të rëndësishme.
E nuk janë të gjitha: në këto shifra mungojnë të gjithë ata që këto vjet kanë lindur nga çifte shqiptarësh ku të paktën njëri ka marrë shtetësinë italiane apo në çiftet e përziera italo-shqiptare. Të gjithë këta fëmijë nuk janë të huaj, ata janë italianë të lindur, kështu që nuk mund të rezultojnë në statistikat e mësipërme. Sa janë? Nuk i dimë me saktësi por të gjithë këta ndoshta e kapin shifrën 25-30 mijë. Për të lindurit nga prindër shqiptarë, por që të dy me pasaportë italiane, nuk ka ndonjë statistikë.
Gjejmë shifra vetëm për ata që kanë një prind italian e një shqiptar. Kështu, po t’u hedhësh një sy statistikave ISTAT në vite vëren se vetëm në vitin 2016 lindën mbi 2.600 fëmijë nga çifte të tilla, 2.300 në vitin 2015, 2.150 në 2014-tën, 1.800 në vitin 2013, 1.850 në 2012-tën, 1.750 në 2011-tën, 1.500 në vitin 2010, … mbi 1.400 në vitin 2008, …, 1.350 në vitin 2006 e kështu me radhë.
Kështu, të pohosh që sot ka mbi 200 mijë italianë “me gjak shqiptari” – pa futur këtu arbëreshët – nuk është aspak e gabuar. Të paktën sipas ligjeve në fuqi, pasi askush nuk mund të thotë sa prej tyre ndihen vërtet shqiptarë e sa të tjerë ndihen italianë e ndoshta as nuk e kanë pasaportën shqiptare, apo më keq akoma as që janë shënuar ndonjëherë në regjistrat e gjendjes civile në Shqipëri.
Janë të gjithë pjesë e atij komuniteti të madh shqiptarësh, të cilët qeveria shqiptare nuk di akoma se ku janë, por po mendon t’i regjistrojë e t’u japë të drejtën e votës atje ku jetojnë. Ca si shumë vonë, dhe nuk dihet sa ngushëlluese mund të jetë këtë radhë shprehja “më mirë vonë se kurrë”.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 minuta më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix4 minuta më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike6 minuta më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix10 minuta më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix12 minuta më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix31 minuta më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix32 minuta më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix34 minuta më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Aktualitet37 minuta më herët

Evi Kokalari: Karrierën time e bllokoi Argita Malltezi

Nga Evi Kokalari Në nëntor të 2022, ishte takimi im i fundit me Berishën, ku i thashë që po mendoja...

Mix40 minuta më herët

Publikohet traileri i filmit të ri nga Disney, “Descendants: The Rise of Red” ku luan edhe Rita Ora

Filmi i quajtur “Descendants: The Rise of Red”, vendos vajzën e ‘Mbretëreshës së Zemrave’ përpara dhe në qendër dhe trailer-i...

Facebook