Për të fjetur mirë duhet të fikësh celularin në orën 21:00 deri në mëngjesin e ardhshëm sugjeron një studim i botuar në revistën ‘Organizational Behavior and Human Decision Processes’, njoftoi agjencia italiane e lajmeve, ANSA. Sipas këtij studimi, telefoni i hapur pas orës 21:00, prish gjumin dhe rendimentin e punës ditën e nesërme. Motivi? Drita blu e celularit, që bie në sy pas orës 21:00 ndërhyn me prodhimin e hormonit melatoninë që është shumë i rëndësishëm gjatë përgatitjes për gjumë dhe për të fjetur mirë. Puna kërkimore u realizua nga Christopher Barnes i Universitetit të Uashingtonit, i cili shprehet se përdorimi i vazhdueshëm i celularit po ndërhyn me cilësinë e gjumit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu