“The Guardian”, jep 10 vlerësimet e saj. Për fat të mirë, disa prej tyre ndodhen pranë nesh, në Evropë, si Spanjë, Britani dhe Skoci, por nëse ka qenë gjithmonë dëshira juaj për të udhëtuar në Australi, Brazil apo Tanzani, edhe në këto vende të nxehta do të gjeni plazhe të cilat duhet t’i vizitoni patjetër, pra plazhin më të bukur në secilin vend. Nëse keni dashur të vizitoni Tailandën, mjafton të shkoni në Filipine, dhe përshtypja do të jetë e njëjtë. Edhe pse pjesa më e madhe e tyre janë cilësuar si parqe kombëtare, dhe si rrjedhojë ndërtimet të çfarëdo lloji janë të ndaluara, aktivitetet ditore nuk kanë fund. Gati në të gjitha mund të peshkoni, pa harruar lundrimin me barkat e vogla vendase gjatë të cilave mund të shihni kafshë që kurrë s’e dinit që ekzistonin. Ndër aktivitetet më të preferuara e të guximshme janë zhytja, përmes së cilave mund të eksploroni një tjetër botë të fshehur në thellësi. Parashutizmi, ku mund të fluturoni nga majat e larta të shkëmbinjve dhe të admironi panoramën e këtyre mrekullive në lartësi. Për turistët më të qetë, janë aktivitetet e shëndetshme si ekskursionet në pyjet e dendur e gjithmonë të gjelbër të paprekur dhe guidat në qytetet harruara që në mesjetë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu