Lidhu me ne

Kryesore

Kush është i besuari i Tony Blair, që shkruan artikuj të paguar për Edi Ramën

Ish-ministri britanik, Denis MacShane, shkroi një artikull lavdërues për kryeministrin Rama në francezen ‘Le Monde’, duke e cilësuar atë si shpëtimtarin e social-demokracisë në Ballkanin Perëndimor.
Artikulli i tij (lexo këtu) u përdor nga kreu i qeverisë në postimet e tij të zakonshme në Facebook, ku shkruante:
‘Mirëmëngjes
Dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë artikull për Shqipërinë dhe Ballkanin, botuar në francezen ‘Le Monde’ nga Denis MacShane, Ministër për Çështje Europiane të Qeverisë britanike Blair 2002 – 2005.’
Pak ditë më parë, Rama postoi në Facebook një tjetër shkrim, kësaj here nga Eureporter dhe të shkruar nga Martin Banks.
Banks është në të njëjtën redaksi me Denis MacShane tek ‘Eureporter’, (lexo këtu) artikullin e së cilës kryeministri Rama e ka postuar para dy ditësh në Facebook.
Artikulli i shkruar nga Banks, lavdëron qeverinë për reformat dhe arritjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar si hapa të rëndësishëm në rrugëne  integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në artikullin e shkruar prej tij, Banks, citon edhe Luke Coffey, i cili është drejtor Qendrës për Politikën e Jashtme në ‘Heritage Foundation’, në një artikull të publikuar në Huffingtonpost.com.
Ai merr pjesën e fundit të shkrimit kritik (lexo këtu) lidhur me problemin e madh të drogës që ka Shqipëria dhe që po prek mbarë Europën, ku Coffey shkruan se Shqipëria ka bërë edhe disa hapa pozitivë, duke u futur në NATO në 2008-ën dhe duke qenë një vend kandidat për në Bashkimin Europian.
Por thelbi i shkrimit të Coffey është droga dhe kthimi i Shqipërisë në vend prodhues dhe trafiku të lëndëve narkotike drejt Europës dhe Banks ka cituar vetëm fjalitë e fundit, duke ‘hequr’ thelbin e shkrimit.
Këto tregojnë se si Edi Rama përdor artikujt ndërkombëtarë dhe autorët e tyre për të promovuar vetveten. Gjatë hulumtimit vihet re që Denis MacShane dhe Martin Banks shkruajnë për të njëjtën media: Euroreporter.
Ajo që vërtetohet lehtësisht është lidhja e Denis MacShane, artikullshkruesit që Rama përdor në postimet e tij,  me Tony Blair.
Kush është Denis MacShane dhe lidhja e tij me Tony Blair
MacShane është një ish-deputet laburist në parlamentin britanik nga viti 1994 deri në vitin 2012 dhe ka shërbyer si Ministër i Shtetit për Europën nga viti 2002 deri në vitin 2005.
Në nëntor të vitit 2012, MacShane  u pezullua nga Partia Laburiste pasi një hetim i parlamentit britanik e akuzoi për korrupsion lidhur me kërkesat e rreme për të përfituar shuma parash dhe një vit më vonë ai u dënua nga gjykata me 6 muan burg për të njëjtën çështje.
MacShane kaloi gati shtatë javë në burgun ‘Belmarsh’ dhe gjatë gjykimit e pranoi se kishte bërë kërkesa të rreme për fonde, duke sqaruar, se thjesht po mundohej të mbulonte shpenzimet e tij për udhëtimet e huaja në rolin e tij e ish-ministrit të Evropës nën udhëheqjen e Tony Blair.
John Lyon, ish-komisionieri Parlamentar për Standardet, e denoncoi çështjen e MacShane në ‘Scotland Yard’, por policia hetoi deri më korrik të 2012-ës. Tre muaj më vonë, Lyon rihapi hetimin dhe si rezultat, MacShane u pezullua nga Parlamenti për 12 muaj.
MacShane është një person shumë i afërt me ish-kryeministrin Laburist, Tony Blair. Gjatë kohës që ka qenë në burg, në ditarin e mbajtur prej tij ai e përmend shpesh herë ish-kryeministrin, shkruan ‘Daily Mail’.
17 janar
‘Isha i sigurtë se kur isha në Belmarsh, posta vinte me vonesë si dënim shtesë për të burgosurit. Tani po marr tri javë më vonë kartolinat e Krishtlindjeve. Kam një kartolinë përshëndetëse nga Tony Blair dhe Cherie. ‘Duke menduar për ty,’ shkruan Toni, dhe e di se ai nuk gënjen dhe urimi i tij është i vërtetë. Zoti të bekoftë.’ – shkruan MacShane.
23 janar
‘Një tjetër mal me letra dhe një tjetër kartolinë e dashur nga Tony Blair:
I dashur Denis,
Jam përpjekur të gjej se si të lidhem me ty. Dëshiroj vetëm të them se më vjen shumë keq për situatën në të cilën ndodhesh. Ju keni qenë gjithmonë një përkrahës i mirë i imi dhe një koleg tejet simpatik, që i ka shërbyer aq shumë qeverisë. Përpiqem të imagjinoj se në çfarë situate të keqe ndodhesh. Pasi të dalësh nga burgu, të lutem eja dhe më tako dhe do shoh çfarë mund të bëj që të të ndihmoj. Ti ke ende shumë për të dhënë dhe duhet ta dish që të konsideroj mik.
I joti përherë, Tony’
Tony Blair, këshilltar i kryeministrit Rama
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ka qenë këshilltar i kryeministrit Rama që prej vitit 2013, kur ky i fundit fitoi mandatin e parë qeverisës. Rama në deklarimet e tij, ka mohuar se Blair do paguhej si këshilltar i tij, edhe pse ai paguhej shumë shtrenjtë për këshillat, kudo i jepte ato.
Ndërkaq ‘Omnia Strategy’ e Cherie Blair, kompania e bashkëshortes së Tony Blair, mendohet të ketë marrë gjithsej 645 mijë euro nga qeveria shqiptare që prej vitit 2013, në kohën kur Edi Rama ishte kryeministër, për të zgjidhur mosmarrëveshjet e qeverisë shqiptare me ‘Rapiscan’, që merrej me skanimin në pikat doganore.
Në maj 2013, gazeta britanike  ‘The Telegraph’  i kushtoi vëmendje bashkëpunimit të shpallur nga Edi Rama me ish-kryeministrin britanik, Toni Bler.
‘Telegraph’ zbuloi se marrëveshja me kryesocialistin ishte negociuar që në shkurt 2013, kur në Shqipëri ishte ish-drejtori i Komunikimit në qeverisjen e Blair, Alastair Campbell, për të promovuar librin e tij.
Sipas gazetës, një zëdhënës i PS-së, ka refuzuar të deklarojë se sa do të paguhet Tony Blair, edhe pse shifra, sipas ‘Telegraph’ ka të ngjarë të jetë disa milionë sterlina. /Hashtag.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook