Lidhu me ne

Kioske

Kur ka ardhur momenti ta lini punën?!

 
Nëse jeni si pjesa më e madhe e njerëzve, ju kaloni pjesën më të madhe të orëve të çmuara të ditës në punë më shumë se në ndonjë vend tjetër. Është e rëndësishme të kaloni kohën tuaj në kompaninë e duhur, duke ndjekur mundësinë e duhur.
Sa më të ngarkuar të jeni në punë, më pak kontroll do të keni në atë që bëni dhe më të mëdha do të jenë mundësitë që ju të vuani. Një studim i American Psychological Association tregoi se njerëzit që plotësojnë këto dy kritere kanë më shumë gjasa të përjetojnë lodhje, të mos çlodhen si duhet, të përjetojnë ankth dhe depresion.
Qëndrimi për një kohë të gjatë në një punë të keqe mund të jetë shumë i dëmshëm për karrierën tuaj. Nëse keni provuar gjithçka për të përmirësuar gjërat dhe nuk keni parë ndryshime të mëdha, mund të ketë ardhur momenti të largoheni dhe të ecni përpara.
Zgjedhja për të dhënë dorëheqjen mund të jetë një vendim i vështirë. Duhet të dini nëse po bëni zgjedhjen e duhur. Lajmi i mirë është se ka disa shenja të qarta – që sugjerojnë se është momenti për t’u larguar.
Kompania mund të jetë në prag të mbylljes – Një studim i fundit tregoi se 71% e kompanive të vogla mbyllin dyert pas dhjetë vitesh aktivitet. Nëse jeni të shqetësuar për ecurinë e kompanisë suaj, me shumë mundësi keni të drejtë. Analizoni situatën, për shembull nevojën e beftë nga ana e drejtuesve për rishikimin e shpenzimeve, edhe ato më të vogla, apo mbajtjen e mbledhjeve të shpeshta me dyer të mbyllura, apo një largim për shembull të drejtuesve të lartë të departamenteve. Nëse ju dyshoni se kompania juaj është pranë mbylljes, mund të ketë ardhur koha që ju të largoheni. Nëse prisni që kompania juaj të mbyllet ju do të përballeni në tregun e punës me ish-kolegët tuaj.
Nuk ka hapësirë për t’u rritur – Është e lehtë të mbetesh i bllokuar në një punë – e nëse ju pëlqen ajo që bëni – qëndrimi të bllokuar mund të jetë komod. Megjithatë është e rëndësishme të kujtoni që çdo punë duhet të përmirësojë aftësitë tuaja dhe t’ju rrisë vlerat si punonjës. Nëse nuk po mësoni asgjë të re, ndërkohë që njerëzit rreth e qark jush po promovohen dhe po rriten në detyrë, është momenti për të parë për një punë tjetër.
Jeni i fundit që i merrni vesh gjërat – A ju duket se ju jeni gjithnjë i fundit që dëgjoni të flitet për atë që po ndodh në punë? Nëse nuk merrni pjesë në takime me drejtuesit e lartë, dhe kurrë nuk dëgjoni për projekte të mëdha, për të cilat çdokush tjetër është i entuziazmuar, – kjo do të thotë se drejtuesit ju shohin thjesht si një person që qëndron para kompjuterit, në vend që t’ju shohin si një bashkëpunëtor të vlefshëm. Ky është një lajm i keq për karrierën tuaj dhe mund të jetë një shenjë se ka ardhur momenti për të dhënë dorëheqjen.
Ju dini më shumë se drejtuesi juaj – Është e lodhshme të punosh për dikë për të cilin mendoni se është më pak i aftë se ju, por problemi është më i thellë se kaq. Nëse nuk mund t’u besoni drejtuesve të kompanisë suaj për të marrë vendimet e duhura dhe për ta çuar anijen në drejtimin e duhur, ju jetoni në një gjendje ankthi të vazhdueshëm. Dhe, nëse keni të drejtë, se drejtuesit tuaj nuk dinë se çfarë po bëjnë, ju mund të gjendeni pa punë kur kompania të falimentojë.
Ju keni një shef të keq i cili nuk shkon askund – Shefat ikin e vijnë – një thënie thotë që më e mira është të prisni për një shef të keq. Por kjo nuk është gjithnjë lëvizja e duhur. Nëse ju keni një shef të keq, i cili pëlqehet nga krerët e kompanisë, mund të ketë ardhur momenti për t’u larguar. Një shef i keq që pëlqehet nga drejtuesit më të lartë të kompanisë mund të shkaktojë kaos në karrierën tuaj, duke marrë meritat tuaja, dhe duke ju fajësuar për çdo gjë që shkon keq – kjo është një shenjë që ju duhet të largoheni menjëherë.
Keni frikë të shkoni në punë – Ne të gjithë kemi pasur frikë të shkojmë në punë të hënave, por edhe nëse vetëm mendimi për punën tuaj ju mbush me frikë – ka ardhur momenti që të largoheni prej saj. Mos vazhdoni t’i thoni vetes se jeni duke përjetuar një javë të keqe, nëse puna juaj është vërtet e tillë.
Ju keni humbur pasionin – Edhe nëse e doni kompaninë për të cilën punoni, drejtuesin tuaj, kolegët, nuk ia vlen të bëni përpjekjen më të vogël për një punë që e urreni. Pasioni është një përbërës i nevojshëm për suksesin. Nëse jeni pak entuziast madje edhe indiferent për punën që bëni, ka ardhur momenti të vlerësoni karrierën tuaj.
Shëndeti juaj po vuan – Nuk ia vlen aspak të sakrifikoni shëndetin tuaj për një pagë. Stresi i punës mund të shkaktojë depresion, pagjumësi, dhembje koke e akoma më keq. Mos lini që kjo gjë t’ju ndodhë.
Jeta personale po vuan – Nëse punoni për orë të gjata apo ndiheni i stresuar kur ju ktheheni në shtëpi – ka ardhur momenti që të largoheni nga puna dhe të përmirësoni jetën personale.
*Dr. Travis Bradberry
Burimi: World Economic Forum
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 min më herët

16 gra akuzojnë për ngacmim seksual iluzionistin e famshëm David Copperfield

Magjistari i famshëm amerikan David Copperfield është akuzuar nga 16 gra për ngacmime seksuale dhe sjellje të papërshtatshme nga vitet...

Mix5 minuta më herët

Sophie Turner flet për kritikat se nuk është një nënë e mirë

Sophie Turner, në një intervistë për kopertinën e British Vogue, foli për herë të parë mbi mënyrën se si mediat...

Mix8 minuta më herët

Pas 10 viteve karrierë, Bella Hadid tërhiqet nga modelingu dhe ka një arsye të rëndësishme

Pas 10 vitesh karrierë në pasarelë, si imazhi i shtëpive më të mëdha të modës, modelja e njohur Bella Hadid ka...

Mix2 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix2 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix2 ditë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix2 ditë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix2 ditë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar2 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Facebook