Lidhu me ne

Kryesore

Tërheqje publiçitare!

Ka një ngjashmëri të personazheve që prodhon politika në Shqipëri me gjetjet regjisoriale të kinemasë së para viteve 90’. Një panoramë që përveçse konfirmon arritjet e Kinostudios Shqipëria e Re, na ndihmon të kuptojmë se vazhdojmë të jemi peng i tipologjive që personifikojnë degradimin e pushtetit dhe komizmin që e shoqëron një fazë të tillë. Kryeministrit që kemi i rri mirë ky kostum, pasi për të disatën herë  detyrohet të justifikojë me teorizime tërheqjen nga “marrëzitë” që ndërmerr vetë.
“Duke qenë një eksperiencë e parë nuk kemi qenë të përgatitur se çfarë do të sillte  një risi e tillë. Nuk kemi bërë sa duhet, jo se kemi qenë indiferentë dhe kemi lënë me vetëdije në harresë, kështu siç është manipuluar, por thjeshte se nuk kemi pasur intuitën e duhur për të kuptuar domosdoshmërinë e sqarimit të kësaj çështje”-deklaroi kryeministri në parlament.
Pasi ndjeu tymin e kabinave të Kukësit, inskenoi një interpelancë me banorët për të diskutuar mbi tarifën e rrugës. Intepelancë me banorët e Kukësit, por nga Tirana, jo në Kukës. On line në zyrë, përballë ekraneve dhe  jashtë çdo rreziku për ndonjë skenar të paparashikuar. Shfaqja bëhet edhe më teatrale nëse marrim të mirëqenë denoncimin e opozitës që thotë se disa nga pjesëmarrësit në interpelancën  me kryeministrin ishin funksionarë të administratës sipas një liste që deri më tani nuk është përgënjeshtruar ende nga qeveria.
Emrat                              Posti
Jaho Hoxha                      Drejtor i Postës Kukës
Agron Hoxha                    Drejtor i Drejtorisë së Shëndetit Publik
Fadil Morina                     Drejtoria e Shëndetit Publik
Shpresa Kërxhaliu            Nëndrejtoreshë e Gjimnazit
Manushaqe Muça             Mësuese
Afrim Hoda                       OSHEE
Ledian Halilaj                    Zyra Punës
Skender Ahmeti                DAR
Clirim Spahiu                    Drejtoria e Transportit Rrugor
Azem Elezi                       Drejtor i Arkivit dhe kryetar i PS aktual
Besart Tota                       Drejtor i IKMT-së
Dhe në finale tërheqja nga nisma të cilën e mbrojti me fanatizëm, aq sa kërcënoi me forcën e ligjit “vandalët”, gjysmën e të cilëve gjykata i litoi me detyrim paraqitje. I njëjti film me metrazh të shkurtër si në rastin e armëve kimike apo ligjit për importin e mbetjeve ku pas kokëfortësisë erdhi monologu i ndjesës dhe zbrapsjes.
Nuk do të fusim pagesën nëse nuk sqarojmë asnjë banorë dhe derisa që të jemi të qartë me atë që do bëjmë. Sipas ekspertëve duhen 6 muaj për të vlerësuar fluksin e përdoruesve të shpeshtë. Ne nuk do ta rivendosim funksionimin e sistemit të pagesës përpara pa konkluduar formulën për gjithë zonën. Sepse nuk duam që prapë të biem në kurthin ku ramë nga manipulimi i skajshëm që iu bë kësaj çështje” -tha Rama.
Partia që e ka mandatuar si kryeministër e ka në vokacionin e vet përzgjedhjen e njerëzve që gradohen për betejat publiçitare, ku natyrisht autorësinë e mban Tërmet Peçi dhe më pas Erion Veliaj dhe së fundmi edhe Edi Rama për strategjinë e tërheqjes, e përkufizuar në terma popullorë me thënien “Vër majat, nga vure thëmbrat”
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike3 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar3 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar3 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix3 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix3 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook