Lidhu me ne

Kioske

Pse i hamë thonjtë?

thonjte
Mund të na shkatërrojë bukurinë e duarve, mund të jetë johigjienike dhe mund të dhembë nëse shkojmë shumë larg. Por pse vazhdojmë ta bëjnë?
Tom Stafford
BBC
Çfarë kam të përbashkët unë me ish-kryeministrin britanik Gordon Brown, Jackie Onasis dhe Britney Spears? Të gjithë ne hamë thonjtë!
Nuk është ndonjë zakon që unë jam krenar që e kam. Është e shëmtuar për njerëzit që më shikojnë, shkatërron paraqitjen estetike të duarve të mia, sigurisht johigjienike dhe ndonjëherë më dhemb kur i ha shumë. Jam përpjekur shumë herë që ta ndaloj, por kurrë nuk ia kam dalë dot.
Kohët e fundit, kam pyetur veten se cilat janë arsyet që unë jam kaq e regjur për të ngrënë thonjtë? Jo vetëm unë, por të gjithë ne që i hamë. Jemi më shumë nervozë? Më shumë të uritur? Nuk kemi vullnet? Ndoshta, diku në psikologji duhet të jetë një përgjigje e gjithë këtyre pyetjeve dhe ndoshta edhe disa këshilla për t’iu larguar këtij vesi.
Në kërkimet e mia të para kam mësuar së ky zakon paska një emër. ‘Onikofagia’. Psikiatrit e kanë klasifikuar si një problem mbi kontrollin e impulseve, të ngjashëm me një çrregullim të impulseve. Por këto janë raste ekstreme ku psikiatrit ndihmojnë pacientë të cilët pickojnë lëkurën ose shkulin flokët. Unë nuk jam në atë fazë, por jam pjesë e thonj-ngrënësve pa efekte anësore serioze. Mbi 45% e adoleshentëve, hanë thonjtë e tyre dhe shumica nuk kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Unë dua të kuptoj fenomenin “subklinikal”. Ngrënia e thonjve nuk është ndonjë problem madhor, por dëshira më e madhe është të shpëtoj prej tij.
woman-biting-nailsËshtë faji i mamasë?
Psikoterapistët kanë patur disa teori rreth ngrënies së thonjve. Zigmund Frojd e fajësoi këtë ves si ndalues i zhvillimit psiko-seksual, në fazën orale (sigurisht). Tipike e teorive frojdiane, fiksimi me gojën është i lidhur me shkaqe të panumërta, të tilla si nën-ushqyerit ose mbi-ushqyerit, ushqimi i gjatë me gji, ose marrëdhënia problematike me nënën tuaj. Kjo gjithashtu sjell edhe personalitetin e dyfishtë, duhanin, alkoolin, dhe dëshirën për seks oral. Terapistë të tjerë kanë shpjeguar se ngrënia e thonjve ka të bëjë me armiqësinë e brendshme, vetë-gjymtimin e ankthin nervor.
Si shumica e teorive psikodinamike këto shpjegime mund të jenë të vërteta, por nuk ka arsye që t’i mendojmë se janë të tilla. Më e rëndësishme për mua është se këto teori nuk flasin për një zgjidhje. Për mua nuk është fare e lehtë të heq dorë, pasi këtë gjë nuk e bëj vetëm kur jam me nerva por edhe në momentet e mia më të qeta. Është e panevojshme të them, nuk ka asnjë dëshmi se trajtimet e bazuara në këto teori kanë ndonjë sukses të veçantë.
Krijimi i zakonit
Duke pasur parasysh këtë mungesë të trajtimit paraprak shkencor, unë mendoj të spekuloj për veten time. Pra, këtu është teoria ime pse njerëzit kafshoj thonjtë e tyre, dhe se si mund të trajtohet ajo.
Le të quajmë “anti-teori” teorinë. Propozoj se nuk ka një arsye të veçantë në lidhje me kequshqyerjen, ankthin apo me marrëdhënien prindër-fëmijë.
Avantazhi i kësaj teorie është se nuk kemi nevojë të gjejmë lidhjen mes meje, Gordon, Jackie dhe Britney. Përkundrazi unë sugjeroj se kafshimi i thonjve është një rezultat i një sërë faktorëve të cilët kombinohen me personin e gabuar për të formuar një zakon të keq.
Para së gjithash, përballemi me faktin se futja e gishtave në gojë, është një gjë e lehtë për tu bërë. Është një nga funksionet bazë për tu ushqyer dhe është e kontrolluar nga funksionet e trurit, që do të thotë se ajo shumë shpejt mund të japë një reagim automatik.
Duke iu referuar kësaj çështjeje, ka një element në zhvillimin e këtij zakoni: mbajtja e thonjve të shkurtër, që do të thotë se në këtë mënyrë ata janë më të shijshëm dhe si përfundim ju e shikoni veten duke përfunduar te lëkura afër tyre. Ky element, i kombinuar me çdo lloj veprimtarie, e cila duket më e lehtë në kryerje, është një zakon i vështirë për t’u hequr. Tashmë i fituar, zakoni mund të bëhet një rutinë, ka shumë momente gjatë ditës kur i kemi të lira edhe duart edhe gojën.
Është e dukshme që ngrënia e thonjve është fatkeqësisht një zakon që nuk kurohet, por ne mund ta mundim. Shumë njerëz, të paktën një herë në ditë e humbin kontrollin dhe nuk i fusin duart në gojë. Ngrënia e thonjve, në këndvështrimin tim, nuk tregon karakteristikat e personalitetit as ndonjë keqformim. Është një produkt i formimit të trupit tonë dhe sesi raporti dorë-gojë është ndërtuar në mendjen tonë dhe në psikologjinë e zakonit. Dhe po, i hëngra thonjtë e mi kur shkruajta këtë artikull…Epo ndonjëherë, as një teori e mirë nuk të ndihmon!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix1 ditë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix1 ditë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar1 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport1 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix1 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix1 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook