Lidhu me ne

Mix

Pranvera, stina më e mirë për t’u dobësuar: Ja metodat

Pranvera, stina më e mirë për t’u dobësuar: Ja metodat
Pranvera është stina me klimën më të mirë të vitit. Është stina kur ringjallet energjia e brendshme, e për pasojë kemi organizëm më të fortë dhe metabolizmi është më i shpejtë.
Prandaj themi se stina e pranverës është një nga stinët më të përshtatshme për të rrëzuar kilet e tepërta, të fituara në dimër, stinën e rezervimit të energjisë. Për të qenë sa më shumë në formë në stinën e verës, ndiqni praktikat e mëposhtme për t’u dobësuar.
Në fillim ju paraqesim disa metoda për dobësim të shpejtë, brenda një jave:
1. Konsumoni drithëra integrale në vend të bukës, orizit dhe makaronave
Për një javë duhet të hiqni dorë nga konsumi i bukës, orizit dhe brumërave të tjera dhe konsumoni më mirë drithëra integrale me qumësht apo kos.
Ose mund të konsumoni dhe supë orizi me perime apo alga deti, pasi këto ushqime janë të pasura me fibra dietike dhe përshpejtojnë metabolizmin. Po ashtu frenojnë thithjen e yndyrës dhe sheqerit nga trupi.
2. Shtoni vetëm vaj ulliri në sallatë
Pothuajse të gjithë dietologët sugjerojnë përdorimin e sallatës për dobësim. Shumë prej nesh megjithëse hamë sallatë, nuk lëmë pa shtuar edhe salcën. Pikërisht këtu qëndron sekreti, nëse doni të dobësoheni dhe konsumoni sallatë me salca të ndryshme kalorike kjo mund t’ua bëjë edhe më të vështirë misionin tuaj për t’u dukur bukur. Salcat e sallatës përmbajnë të verdhe veze, sheqer, produkte qumështi etj., dhe megjithëse të gjitha këto janë të shijshme nuk ju ndihmojnë për t’u dobësuar, përkundrazi.
Sallata më e shëndetshme për dobësim është sallata e perimeve, dhe mund të shtoni vetëm vaj ulliri, i cili ka veti tepër të çmuara për organizmin, veçanërisht për reduktimin e kolesterolit në gjak. Nëse keni mundësi, shtoni alga deti në sallatën tuaj, për të përmirësuar problemet me kapsllëkun dhe për të reduktuar dhjamin e tepërt në zonën rreth belit.
3. Perimet e ziera ose në avull
Gjatë dietës në pranverë do të ndjeheni shpesh të uritur. Sa herë që keni uri mund të përgatisni perime në avull ose të ziera me pak kripë, uthull dhe vaj ulliri. Konsumi i perimeve në avull ndihmon për të ulur ndjenjën e urisë, por gjithashtu e furnizon ujin me vitamina dhe minerale. E mira e perimeve është se ato nuk përmbajnë shumë kalori. Këshillohet që në vend të ëmbëlsirave të konsumoni patate të ëmbël dhe kungull të verdhë.
Tortat, çokollatat dhe karamelet pëlqehen nga të gjithë ne. Sidomos kur jemi pa humor, një çokollatë apo një copë tortë duket se na lehtëson apo përmirëson humorin. Por, nuk duhet harruar se konsumi i tepërt i sheqerit është i dëmshëm për të gjithë organizmin, jo vetëm për bukurinë trupore. Personat që nuk bëjnë dot pa ëmbëlsira, mund të provojnë patatet e ëmbla dhe kungullin e verdhë. Këto dy perime të ëmbla përmbajnë sheqer natyral, fibrat dietike etj, duke nxitur procesin e tretjes në zorrë dhe metabolizmin.
4. Ujë të gazuar
Pirja e ngadalëshme e një gote uji të gazuar para vaktit ose gjatë vaktit është metodë efektive për të pakësuar ndjenjën e urisë dhe për të parandaluar konsumin e tepërt të ushqimeve. Përveç kësaj, uji i gazuar përmirëson qarkullimin e gjakut. Sipas studimeve mjekësore, uji i gazuar nxit metabolizmin.
Disa këshilla të tjera 
-Sapo të ngriheni nga gjumi mund të bëni stërvitje të thjeshta në shtrat për të forcuar elasticitetin e trupit.
-Më pas, pini një gotë ujë të gazuar, për të stimuluar qarkullimin e gjakut rreth stomakut dhe për të rifilluar lëvizjen e zorrës.
-Në mëngjes, mund të konsumoni drithëra me qumësht apo kos dhe një vezë, për të furnizuar trupin me proteina. Më pas mund të bëni pak stërvitje, ecje në këmbë, ngjitje-zbritje shkallësh etj.
-Në mes të ditës, para drekës pini një gotë ujë të gazuar.
-Pas 1 ose 2 orëve, nëse keni uri mund të hani pak kungull dhe patate të ëmbla.
-Gjatë darkës mund të konsumoni perime në avull, së bashku me fasule, alga deti, vezë, mish pa yndyrë etj. Theksojmë se darka nuk duhet të konsumohet pas orës 19:00. Me anë të këtij zakoni trupi ka më shumë kohë për tretjen e ushqimeve para gjumit, duke parandaluar akumulimin e tepërt të ushqimeve në stomak. Përpiquni për shmangien e konsumit të ushqimeve para gjumit.
-Nëse ndjeni uri gjatë kësaj kohe, mund të pini më shumë ujë të gazuar. Përveç kësaj, banja dhe masazhi i trupit mund të stimulojnë qarkullimin e gjakut, të çlirojnë muskujt e trupit dhe të çtendosin nervat. Këto masa mund të përmirësojnë cilësinë e gjumit dhe të shëndetin tuaj në tërësi.
-Disa sugjerime të tjera praktike pas vakteve për shëndetin dhe dobësimin.
1. Konsumi i bananes pas mishit
Shumë dietologë thonë se mishi i kuq, nëse është i gatuar më tepër se sa duhet përmban helme që mund të shkaktojnë kancer. Por, sipas studimeve më të reja mjekësore, bananja mund të frenojë rolin negativ të këtyre helmeve, duke mbrojtur stomakun dhe zorrët nga dëmtimet e tjera të jashtme.
2. Konsumi i hurmës pas vaktit
Hurma ka veti ushqyese për mushkëritë dhe shton sekretimin e pështymës, duke asgjësuar zjarrin e tepërt të brendshëm. Kjo është një ndër frutat e shëndetshme për ata persona që kanë probleme me frymëmarrjen. Por, hurma nuk duhet të konsumohet para vaktit, pasi acidi tanik në të mund të formojnë bllokime në stomak.
3. Rrepa e bardhë
Konsumi i rrepës së bardhë të pagatuar para vakteve është një metodë shumë e mirë për dobësimin. Sipas studimeve mjekësore rrepa e bardhë përmban shumë enzima të tretjes, që ndihmojnë metabolizimin dhe shmangin akumulimin e yndyrës në trup.
Po ashtu, edhe lëngu i rrepës së bardhë favorizon dobësimin dhe mund të ulë nivelin e yndyrnave në gjak.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook