
Testimet e para kanë vendosur në krye Galaxy S9 dhe S9+ për kameran dhe ekranin përkundër iPhone X, por kur flasim për performancën, iPhone X nuk njeh rival. Në këtë përfundim del portali PC World.
Gjatë testimeve të performancës, Galaxy S9 dhe Exynos 9810 u vunë përballë iPhone 7 dhe iPhone X nga AnandTech.
Çipi Apple A11 i iPhone fitoi thuajse çdo testim e madje Galaxy S9 humbi edhe përballë iPhone 7 dhe Apple A10.

Samsung do të përdorë dy procesorë për Galaxy S8: Exynos 910 dhe Qualcomm Snapdragon 845.
Në testimet me një bërthamë në GeekBench 4, Exynos 9810 shënoi 3,734 pikë, shumë më pak sesa Apple A11 me 4,630 pikë dhe Apple A10 me 4007.



Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu