Lidhu me ne

Kioske

10 shtetet më të vogla në botë!

Njihuni me 10 shtetet më të vogla në botë!
Ku ndodhen, sa banorë kanë dhe sa janë përmasat e tyre
montecarlo
Dihet se Rusia është shteti më i madh në botë, por si qëndron puna me shtetin më të vogël në botë, në madhësinë e një fushe golfi?
Disa nga këto kombe janë aq të vogla sa qytetet brenda këtyre kombeve të tjera janë gjigantë në krahasim me ta. Ka shumë vende në botë me një sipërfaqe prej më pak se 400 kilometra katrorë, ato ndodhen kryesisht në Evropë, Karaibe, dhe në Paqësor.
Me qeveritë dhe kulturën e tyre, këto vende të vogla janë disa nga vendet më të pasura, më të largëta, dhe më intriguese në botë.
1- Qytet-shteti i Vatikanit – 0.44 kilometra katrorë
1- Qytet-shteti i Vatikanit
Me masën e një fushe golfi, qyteti i Vatikanit është shteti më i vogël në botë. Në parim është në enklavë me mur brenda Romës. Është kaq i vogël, sa i gjithë shteti nuk ka asnjë adresë. Qyteti i Vatikanit mund të jetë i vogël, por është i fuqishëm. Është territori sovran i Kishës Katolike (në parim qeveria qendrore), e cila ka 1 miliardë njerëz (rreth 1 e 6-ta e banorëve të planetit) si pjesë përbërëse. Është krijuar në vitin 1929 nga Traktati Lateran (i cili është nënshkruar nga diktatori Benito Mussolini) dhe drejtohet nga Papa, një monark jo i trashëgueshëm, i cili ka autoritet absolut. Papa është monarku absolut në Evropë. Një e veçantë e shtetit është se nuk ka banorë permanentë. Shtetësia jepet gjatë kohës që njerëzit janë atje dhe i hiqet sapo largohen. Dhe ju që mendonit se gjuha latine ishte gjuhë e vdekur! S’është e vërtetë, se në Vatikan latinishtja është gjuhë zyrtare. Vatikani mbështetet financiarisht nga dhurues, shitja e pullave postare e publikimeve dhe turizmit. Ashtu si parajsa, nuk ka taksa.
2- Monako – 2.02 km2
2- Monako – 2.02 km2
Monako është shteti i dytë më i vogël në Tokë (gati me masën e Parkut Qendror në Nju Jork), por ka popullsinë më të dendur, 23,660 banorë për kilometër katror. Territori sundohet nga një princ. 7 shekujt e kaluar Monako është qeverisur nga princat e familjes Grimaldi nga Genoa. Gjithçka filloi një mbrëmje më 1297, kur François Grimaldi u maskua si murg dhe me një ushtri të vogël pushtoi kalanë që ruante Shkëmbin e Monakos. Në 1861, Monako ia dha gjysmën e territorit Francës në shkëmbim të parave dhe pavarësisë. Kur princi që sundonte kuptoi se burimet natyrale vinin nga ajo pjesë që u dha, vendosi ta vërë bast ekonominë (një zgjidhje universale e provuar nga koha) në kumar. Kështu lindi Monte Karlo, një krahinë e njohur për kazinotë luksoze. Tani që gjithë banorët jo vendas paguajnë taksa, ndërsa të lindurit atje e kanë të ndaluar të hyjnë në kazino.
3- Nauru – 21 km2
3- Nauru – 21 km2
Nauru është shteti ishullor më i vogël në botë, republika më e vogël e pavarur dhe e vetmja republikë në botë pa një kryeqytet zyrtar. Vendi ka një burim kryesor të ardhurash: fosfat mijëravjeçar nga plehrat dhe jashtëqitjet e zogjve. Për një kohë të gjatë banorët ishin mjaft të pasur, pasi e eksportonin fosfatin sikur ai nuk mbaronte kurrë. Në vitet ‘70 vetëm një pjesë e vogël vazhduan gjimnazin dhe shumë pak të rritur punonin. Atëherë ishin njerëzit më të pasur në botë. Për këtë arsye ata vuajnë nga obeziteti dhe diabeti. Tani Nauru ka një skemë të jashtëzakonshme për të bërë para. Është kthyer në një kamp për njerëzit që kërkojnë azil në Australi.
4- Tuvalu – 26 km2
4. Tuvalu
Tuvalu përbëhet prej 9 ishujve të koraleve që shtrihen përgjatë një vargu të gjatë 580 kilometra në Polinezi. I njohur më parë si Ishujt Ellice, ky shtet me 10,782 banorë, e fitoi pavarësinë në vitin 1978.
Tuvalu, jo vetëm që është një ishull i vogël në Oqeanin Paqësor, por pas 50 viteve mund të mos ekzistojë, nëse niveli i deteve vazhdon të rritet. Të ardhurat kryesore i vijnë pasi jep me qira kodin e vendit për internet.
5- San Marino – 61.2 km2
monte-titano-san-marino
Republika e San Marinos është themeluar në vitin 301 pas Krishtit nga një gurgdhendës me emrin Marino, i cili së bashku me një grup të krishterësh i largohej persekutimit fetar. San Marino është republika më e vjetër në botë.
Republika ishte një fqinje aq e mirë, sa është pushtuar vetëm në vitin 1500 dhe 1700, një muaj për secilën herë. Ndërkohë që Napoleoni gllabëronte pjesën më të madhe të Evropës, San Marinon e la të qetë, duke dhënë se ishte një republikë model. Vendi drejtohet nga një këshill i zgjedhur prej 60 personash, i cili zgjedh dy regjentë nga secila parti opozitare për të drejtuar çështjet qeveritare për 6 muaj.
6- Lihtenshtejn – 160 km2
6. Lihtenshtejn
Ky shtet me 37,313 banorë shtrihet përgjatë lumit Rhine, ndërmjet Zvicrës dhe Austrisë, në Alpe. Lihtenshtajni është një vend i bukur për t’u vizituar.
7- Ishujt Marshall –  181 km2
7. Ishujt Marshall
Koralet, shkëmbinjtë nënujorë dhe 34 ishujt që dikur ishin pjesë e Territorit të Mirëbesimit të Ishujve të Paqësorit, e fituan pavarësinë në vitin 1986. Ky shtet ka 70,983 banorë.
8- Saint Kitts dhe Nevis – 261 km2
Saint Kitts dhe Nevis
Ky shtet i përbërë prej dy ishujve në Karaibe, me 51,538 banorë, e fitoi pavarësinë në vitin 1983. Nevis është ishulli më i vogël të cilit i është garantuar e drejta për shkëputje.
9- Maldivet – 298 km2
9. Maldivet –
200 ishujt që e përbëjnë këtë shtet janë të banuar nga 393,595 banorë. Këta ishuj e fituan pavarësinë nga Britania e Madhe në vitin 1965.
10- Sejshel – 455 km2
10. Sejshel –
91,650 banorët e këtij grupi të Ishujve të Oqeanit Indian janë të pavarur nga Mbretëria e Bashkuar që nga viti 1976. Ky është një vend i mrekullueshëm për pushime!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook