Lidhu me ne

Kioske

Çfarë është një makinë e blinduar dhe sa është rezistenca e saj?

Tregu i makinave të blinduara nuk njeh krizë.
Por si përcaktohet nëse një veturë e blinduar është e sigurt apo jo? Informacionin e parë e jep niveli i sigurisë që është i certifikuar. Me kalimin e viteve, përpunimi i materialeve dhe saktësia e testeve kanë përcaktuar disa nivele të ndryshme certifikimi që përkojnë me rezistencën ndaj kalibrave të ndryshëm të plumbave. Nga niveli një deri në pesë vetura është rezistente ndaj goditjeve me pistoletë. Ndërsa në nivelet e sigurisë gjashtë, shtatë dhe tetë, vetura është rezistente ndaj goditjeve me armë të gjata, si automatikët kallashnikovë.
Në krye të listës janë nivelet 13 dhe 14 që arrijnë të jenë rezistente ndaj plumbave të kalibrit 14,5 milimetra. Për të pasur një ide këto plumba përdoren nga automatikët e helikopterëve, antiajrorëve ose snajperë më të fuqishëm. Në këtë pikë të gjithë mendojnë se aspekti më i dobët i një veture të blinduar janë pjesët prej kristali. Por nuk është më kështu.
Me zhvillimin e teknologjisë xhamat janë shumë transparentë dhe njëkohësisht mund të kenë të njëjtën rezistencë që kanë edhe pjesët prej çeliku. Pra dritaret nuk janë më thembra e Akilit për veturat e blinduara. Në një rast atentati, nuk është më e mundur që të çash edhe gomat. Që janë të pajisura me sisteme nga më të ndryshmet të mbrojtjes.
Madje në nivelet më të larta të sigurisë, veturat e blinduara i rezistojnë edhe shpërthimeve me bombë deri në gjashtë kilogram tritol. Për të mos llogaritur sisteme automatike për fikjen e zjarrit apo për mbrojtjen e pjesëve jetike të makinës si motori. Me pak fjalë, ndonëse nuk janë në nivelin e veturës së presidentit të SHBA-së (që është një blind i vërtetë i maskuar si makinë rruge), këto mjete me siguri që i hapin shumë probleme industrisë së krimit.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook