Lidhu me ne

Aktualitet

“Zoti Braçe, nuk keni pse bëni konen”

b28832ba5d6a2c24460f632349f3d2f9_M

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, shpërtheu në akuza kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Por në reagimin e tij ndaj fjalës së Ramës pati një moment tensioni mes tij dhe deputetit të lushnjes, Erion Braçe. Ky i fundit ndërhyri disa herë dhe Dule iu drejtua duke i thënë: “Zoti Braçe, nuk keni pse bëni konen”. Etiketimi si kone e tërboi Braçen, por Dule vijoi me kritika më të ashpra ndaj kryeministrit, duke mos i kursyer komentet edhe për çfarë po ndodh me qëndrimin e PS ndaj deputetit Ben Blushi. “Kjo ishte një opozitë që erdhi në pushtet duke folur për fjalën e lirë,  por linçon edhe deputetët e vet në takimet partiake. Është situatë mjerane. Jeni në një qorrsokak që çon në momente totalitare. Mos u verboni nga interesa të momentit. Vazhdoni të justifikoheni se fajin për dështimet tuaja e ka Saliu që ka qeverisur para 3 vjetësh. Largohuni nga monologjet se edhe para pasqyrës janë bërë të lodhshme”, i tha ai Ramës. Pas fjalës së Dules, Rama doli sërish në foltore, por pa u dhënë shpjegime konkrete akuzave të tij. Ai tha se ishte e turpshme ajo që Dule i tha atij për monologun para pasqyrës apo që i tha Braçes kone. “Është njësoj e turpshme sikur të them unë që ti je kone e Greqisë në parlament”, tha Rama. Debati ka vijuar edhe me tej.

Dule i kërkoi kryeministrit të mos e përmendë paktin detar me Greqinë për të bërë politikë. “Ti e di se strehë e kujt është nacionalizmi”, i tha ai kreut të qeverisë. I përmendi gjithashtu edhe një tjetër shprehje, e cila kryeministrit i dogji jo pak. “Miqtë janë të shtrenjtë, por e vërteta është edhe më e shtrenjtë. E ke lënë personalitetin me koncesion”, iu drejtua Dule. Kreu i PBDNJ iu përgjigj kryeministrit edhe për deklaratën e tij se Dule ishte zemëruar për shkak se nuk fitoi në zgjedhjet vendore. “Nuk mund të fitosh zgjedhjet kur ke përballë hajdutët qeveritarë”,  u shpreh ai. I ktheu përgjigje edhe për ftesën për t’u bërë pjesë e PS. “Unë kam bashkëpunuar me deputetët e PS, por ti nuk je PS”. Kryeministri u kundërpërgjigj duke i kërkuar edhe një herë që të bëhet pjesë e partisë që drejton pa mandat prej 3 vjetësh. “Nuk është kohë e humbur të merresh me ty dhe meqë krijove një dritare ku ka vend për të punuar, unë do t’i kërkoj Pandeliut të punojë me ty, që ti ta shohësh PS siç e the vetë, që PS nuk është Edi Rama, që ti të bëhesh pjesë për ta përmirësuar apo për ta larguar kryetari, apo edhe të marrësh pjesë në referendum. Unë jam i bindur që ty të foli tani pjesa më e mirë e jotja, pjesa socialiste. Konsideroje, mos të të errësohen sytë nga një mllef shumë i përkohshëm që ke me mua.  Ti nuk je njeri i inateve antike, por njeri i respektit të për antikitetin, dhe ajo që the si frymë dhe si gërmë platoniane, duhet të të udhëheqë. Miqtë janë të shtrenjtë, por e vërteta është edhe më e shtrenjtë. Ndaj bëhu anëtar i PS dhe i lëvizjes së madhë që po ndodh në minoritet drejt kthimit në shtëpi, në familjen socialiste”,tha Rama.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook