Lidhu me ne

Kioske

Inteligjent, lind apo bëhesh? Ja çfarë thotë shkenca

Shumica e njerëzve e shikojnë trurin si të mistershëm. Ata nuk kanë shumë njohuri rreth inteligjencës dhe mënyrës se si ajo funksionon.
Kur bëhet fjalë për inteligjencë ata mendojnë se një person lind inteligjent, budalla, apo me një inteligjencë mesatare dhe në mënyrën se si ka lindur qëndron ashtu gjatë gjithë jetës së tij.
Por studime të reja tregojnë se truri i ngjan më shumë një muskuli, ai ndryshon dhe forcohet kur përdoret.
Shkencëtarët kanë arritur të të tregojnë mënyrën se si truri zhvillohet dhe forcohet kur studioni.
Të gjithë e dinë se kur ngrini pesha, muskujt forcohen e bëhen më të mëdhenj. Një person i cili nuk arrin të ngrejë një peshë 20 kg është si dikush që nuk mund të perceptojë gjëra të mëdha, por siç e dimë me kalimin e kohës kur personi ushtrohet është në gjendje të ngrejë peshën që dikur nuk mundte.
Ashtu ndodh edhe me trurin, sa më shumë ushtrohemi me të studiuar, lexuar apo duke parë dokumentare truri në subkoshiencë përthith informacion, dhe në një moment të caktuar do të kuptoni se nuk jeni budalla, thjesht truri juaj ka qenë pasiv e nuk keni patur informacion të mjaftueshëm.
Shkencëtarët kanë zbuluar se truri i njeriut zhvillohet dhe mund të ndryshojë pasi kanë studiuar për një kohë të gjatë kafshët.
Ata kanë zbuluar se kafshët të cilat jetojnë në një mjedis sfidues, me kafshë të tjera në kafaz, apo lodra me të cilat mund të luajnë, ndryshojnë nga ato kafshë të cilat jetojnë të vetme në kafaz.
Këto kafshë kishin më shumë lidhje mes qelizave të trurit të tyre dhe lidhjet ishin më të mëdha dhe më të forta gjithashtu.
Kafshët të cilat ishin stërvitur duke luajtur me lodra të ndryshme apo dhe me njëra-tjetrën ishin edhe më të zgjuara. Ishin më të shpejta në zgjidhjen e problemeve si dhe në kapjen e lëvizjeve të reja.
Një tjetër pikë në të cilën shkencëtarët mbështeten për të treguar se truri i njeriut mund të zhvillohet dhe të ndryshojë, janë fëmijët.
Të gjithë e dimë se fëmijët lindin pa qenë të aftë të flasin apo të kuptojnë ndonjë gjuhë por në njëfarë mënyrë të gjithë fëmijët mësojnë të flasin gjuhën e prindërve, vetëm në vitet e para të jetës së tyre. Por si e bëjnë ata këtë?
Është e gjitha çështje praktike, që në ditën e parë që fëmijët lindin ata dëgjojnë njerëzit rreth e rrotull që flasin çdo ditë dhe përpiqen t’i japin shpjegim të gjitha atyre tingujve të çuditshme që dëgjojnë deh të kuptojnë se çfarë duan të thonë. Në këtë mënyrë bebet ushtrojnë trurin e tyre duke dëgjuar.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore1 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar1 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar1 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal1 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook