Lidhu me ne

Temporal

Kritikë po, por duhet edhe etikë.

857424_615209655171231_1796470428_o-1-702x432

Nga Bilbil Beqiri

“Nëse dikush më gjuan me tulla unë nuk i kthej mbrapsht por ndërtoj me to themele të forta”, -kështu do shprehej për kritikat që i vinin figures së tij, Norman Vincent.Sipas një këndvështrimi tjetër kritikat u ngjasojnë gjilpërave në një fabrikë tullumbacesh, që me majat e tyre të holla bëjnë që ato të plasin
Në fakt të gjithë ne, shume apo pak kritikohemi, sidomos në rastin kur tentojme të jemi kreativë ose angazhohemi drejt përsosjes.Por çeshtja është se përsosja nuk arrihet vetëm me lëvdata dhe as me kritika po nëpërmjet një balance midis të dyjave.
Kritika në kohë ka pësuar zhvillime dhe dimensione të larmishme, ashtu siç kanë evoluar bashkë me të edhe burimet e saj.Prandaj është jetike të përcaktohet burimi i kritikës nëse është ndaj punës së keqe, ndaj asaj të mirë, apo ndaj inaktivizimit tonë si individë. Më tej mund të marrim vendim nëse “tullat” do i gjuajmë mbrapsht apo do ndërtojmë me to themele të forta.
Me zhvillimin e medias vizive dhe të shkruar ,me një hov marramendës ka marrë zhvillim edhe kritika. Nëse dikush sot angazhohet të shkruajë apo të shfaqet sadopak kreativ ose thënë ndryshe të fryjë një tullumbace menjëherë do vijnë edhe kritikat si gjilpëra për ta plasur atë.
Ndërsa dikur, pa lindur media vizive, shkrimi lulëzonte me tërë shenjtërinë e tij aqsa nëse dikush rastiste të gjente nje copë letër të shkruar në tokë, e merrte menjëherë e pastronte dhe e ruante për një kohë të gjatë. Dikur lapsi mbahej mbi vesh jo si një zakon krejt i pa kuptim po për të treguar shenjtërinë e te shkruarit ose të lapsit.Dhe kushdo që dinte shkrim e këndim dhe ua mësonte të tjerëve, fitonte dashurinë dhe respektin e të gjithëve.
Pra në radhe të parë duhet të kemi respekt dhe të matemi mire përpara se të kritikojmë dikë që shkruan dhe përpiqet për ndonjë ide.Kushdo që shkruan duhet përgëzuar në radhë të parë për të shkruarin si një akt i hershëm që i dha njerëzimit mundësi të mëdha.
Kurse sot meqenëse shkrimit si akt i ka humbur shkëlqimi dhe brendia ka fituar terren, ne jemi shndërruar në toreadorë duke e përdorur shkrimin si shpatë e si mburoje. Më të talentuari në këtë “profesion” i ngjason toreadorit të pajisur më mire, dhe anasjelltas.Podiumi.com

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix38 sekonda më herët

Megi Pojani dhe motrat e saj tregojnë sekretin: Si të dalloni milionerët e vërtetë nga mashtruesit

Në pjesën e dytë të podkastit “Mekast”, motrat Pojani folën për një temë që shpesh bën bujë në shoqëri: dallimi...

Mix5 minuta më herët

Dua Lipa publikon albumin e ri ‘Radical Optimism’

Dua Lipa ka publikuar albumin e saj të tretë, Radical Optimism. Me 11 këngë, ky është albumi i saj i parë i...

Mix6 minuta më herët

Dalin pamjet/ Si mund të jetë Iphone 16

Mediat e huaja raportojnë për shfaqjen e pamjeve të mundshme të iPhone 16, me një rritje të dukshme të madhësisë...

Mix8 minuta më herët

Tri ushqimet që shkaktojnë celulit/ Zgjidhjet natyrale për t’i trajtuar

Foto ilustruese Celuliti ndodh kur indet në shtresën e lëkurës dobësohen dhe lejojnë formimin e depozitave dhjamore shumë pranë sipërfaqes...

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Facebook