Lidhu me ne

Aktualitet

Gazetari Tomorri analizon të dhënat e INSTAT-it: 17 mijë shqiptarë mbetën të papunë tre muajt e fundit

Gazetari i ekonomisë në Top Channel, Klodian Tomori parashikon ditë të vështira për ekonominë shqiptaare. Në një statusi në ‘Facebook’, Tomorri shkruan se mbi 17 mijë shqiptarë kanë humbur vendet e tyre të punës në tre mujorin e fundit. Bazuar në të dhënat e INSTAT-it, rënia me e madhe e numrit të punësuarve ka ardhur nga sektori privat jo bujqesor, ndërsa pjesa tjeter i perket bujqesisë.

“Te gjitha rrethanat sugjerojne se ky vit do te jete kopje e 2015-es. Teshtimat kane filluar sakaq. Kolla vjen me vone, kur te nisin shkurtimet buxhetore dhe fryrja e borxhit ndaj bizneseve”, sqaron Tomori.

Statusi i plotë:

Stuhia qe po vjen

Ne tremujorin e fundit te viit te kaluar numri i te punesuarve ne ekonomi u ul me 17 mije vete. Pra 17 mije shqiptare, qe deri dje kishin nje rroge tani nuk e kane me sepse kane humbur punen e tyre.

Sipas INSTAT, renia me e madhe e numrit te punesuarve ka ardhur nga sektori privat jo bujqesor, ndersa pjesa tjeter i perket bujqesise. Keto jane te dhenat administrative, qe dalin nga listpagesat e dorezuara tek Tatimet. Shkurt treguesi me i besueshem dhe me i pamanipulueshem i punesimit

Ne janar, te ardhurat e mbledhura ne buxhet ishin 2.5 per qind me pak se sa janari i vitit te kaluar. Te dhenat paraprake sugjerojne se performanca fiskale ka qene e dobet edhe ne shkurt, teksa qeveria duket se do te filloje serish te shtrengoje rimbursimin e TVSH-se tek biznesi per te kompesuar renien e te ardhurave.

Te dy keta tregues si numri i te punesuarve ashtu dhe te ardhurat buxhetore bejne pjese ne klasen e te ashtuquajtureve “leading indicators”. Une nuk kam hasur ndonje pershtatje te ketij termi ne shqip, por leading indicators jane faktoret qe i paraprijne trajektores se ekonomise. Kur ata perkeqesohen, ekonomia i ndjek nga pas, kur leading indicators permiresiohen, rritja ekonomie shpejtohet.

Te gjithe indikatoret “spiune” sinjalizojne se me gjasa ekonomia shqiptare ka filluar te ngadalesoje qe ne tremujorin e fundit te vitit te kaluar. Por problemi eshte se ky nuk duket nje ngadalesim i perkoheshem.

Ngadalesimi ne Eurozone dhe efekti situata e renduar energjetike paralajmerojne kontraktim te ndjeshem ne ritmin e rritjes ekonomike. Te gjitha rrethanat sugjerojne se ky vit do te jete kopje e 2015-es. Teshtimat kane filluar sakaq. Kolla vjen me vone, kur te nisin shkurtimet buxhetore dhe fryrja e borxhit ndaj bizneseve.

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore14 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook