Lidhu me ne

Aktualitet

Një muaj nga jeta e një rrogëtari

Nga Klodian Tomorri

E nis muajin me shpresë duke pritur me padurim ditën e rrogës. Ke kaluar një muaj të vështirë dhe ditët e fundit janë akoma dhe më sfilitëse. Por para se rroga të kalojë në bankë të del përpara qeveria.

Qeveria ka qejf të pijë ujë në burim, nuk e lë që të rrjedhë deri tek llogaria jote. Të thotë sikur janë ca si shumë këto që po merr, 40 për qind i dua unë, taksa dhe sigurime. Iku dallga e parë.

Të mbetet 60 për qindëshi. Por dy ditë pas rrogës ke takim me qiraxhiun. Edhe ky të pret me qejf njësoj si qeveria. Qiraxhiu do 30-40 për qind të asaj që të le qeveria. Dy goditje knock outi. Por shpresa vdes e fundit. Ke gjithmonë 30 për qindeshin e mbetur.

Kur ti mendon se ke mbaruar punë me qeverinë, të dalin përpara kompanitë publike të utiliteteve. Të vijnë te shtëpia dy fatura në copa letre të vogla. E para është e dritave, e dyta e ujit.

INSTAT thotë se të dyja këto marrin rreth 5 për qind të buxhetit familjar. Por ty fatura të vjen gjithmonë dy herë më shumë. Kështu që ato duan 10 për qind të rrogës. Pasi paguan dhe këto të mbeten 20 për qind të pagës. Litari vetëm shtrëngohet. Dhe ky është vetëm starti, dmth është ende data 5 e muajit.

Tani nëse do të kesh makinë, internet, dhe telefon bën mirë që të lëshosh edhe 20 për qindëshin e mbetur që në fillim. Pastaj duhet të mendosh, prit se është edhe ushqimi. Kështu që fillon të shtrëngosh ku të mundesh.

Makina nuk të duhet, është luks. Internetin mund ta mbash pak me dhimbje. Restorantet, shpenzimet për argëtim janë të eliminuara që në nisje.

Tani e gjithë sfida është si të dalësh në fund të muajit me 20 për qind të rrogës. Por prit. Nuk ke mbaruar punë ende me qeverinë. Tek ky 20 për qindëshi sa herë që do blesh në treg, qeveria do 4 për qind tvsh. Qeveria nuk lodhet asnjëherë së të palluari. Këtë herë gjysmë fshehurazi, dmth ti nuk e ndjen shumë. Praktikisht ke vetëm 16 për qind të tuat.

Por njeriu është kreativ. Fillon të bëjë ç’të mundet për të arritur në fillim të muajit tjetër. Derisa boom del një shpenzim i papritur.

Ky mund të jetë një shpenzim shëndetësor ose për shkollim. Qeveria të merr sigurime 3.5 për qind të rrogës për sigurime shëndetësore, por kur shkon në spital publik, qeveria nuk duket. Por aman ke gjithmonë Check-Upin falas.

Tani nëse të del ky shpenzimi përpara ke vetëm një rrugë. Termi i sofistikuar është kredi. Populli me urtësinë e tij i thotë borxh. Mjaftojnë disa nga këto episodet dhe borxhi rëndohet e rëndohet derisa varka nis të fundoset.

Aty të lind pyetja. Ku është diferenca mes skllavërisë së dikurshme dhe asaj të sotme? Sërish ngushëllohesh. Sot të paktën nuk të rrahin me kamzhik si dikur. Shpresa mbetet gjithmonë. Edhe kur varka është mbushur plot me ujë.

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Mix19 orë më herët

Mosha biologjike: Pse është problem nëse rezulton shumë e lartë?!

Një mospërputhje midis moshës suaj biologjike dhe asaj të treguar në kartën tuaj të identitetit mund të nënkuptojë një rrezik...

Mix19 orë më herët

Çfarë i tërheq mushkonjat?

4 gjëra që duhet të dini për atë që tërheq mushkonjat! Çfarë i tërheq mushkonjat tek ne? Disa faktorë: dioksidi...

Mix19 orë më herët

Tinder merr një veçori “Share My Date” për përdoruesit që të dërgojnë plane takimesh te miqtë e tyre kurioz

Nuk është e pazakontë që njerëzit të bëjnë fotografi të profileve të takimeve dhe t’i dërgojnë ato te miqtë dhe...

Mix19 orë më herët

Si të “shëroheni” nga varësia ndaj telefonit?

Mediat sociale janë tashmë pjesë integrale e jetës tonë dhe në disa mënyra ato kanë përmirësuar në masë të madhe...

Mix19 orë më herët

5 rregulla kyçe për një martesë të shëndetshme

Ditët e sotme martesa e shëndetshme është kthyer në një sfidë më vete për shumë çifte, kjo për disa arsye...

Mix19 orë më herët

Kolesteroli i lartë, 5 mite absurde që duhet t’i largoni njëherë e mirë nga mendja juaj

NGA LIVING Kolesteroli është një yndyrë e dyanshme: e prodhuar nga mëlçia, nga njëra anë është e rëndësishme për trupin...

Mix19 orë më herët

Një këshillë nga Megan Fox për vajzat beqare

Megan Fox, në një intervistë për E!News, iu përgjigj pyetjes: “Ka shumë vajza që do ta kalojnë verën si beqare,...

Mix19 orë më herët

Trajneri i Taylor Swift zbulon sekretin e saj si të ushtroheni si profesionist

Kur vjen puna te palestra, Taylor Swift është bishë e vërtetë. Në të vërtetë, trajneri i saj personal, Kirk Myers...

Mix19 orë më herët

Filmin më të keq të karrierës së tij; Sylvester Stallone e ka falë Arnold Schwarzenegger!

Arnold Schwarzenegger ka zbuluar se dikur ka bindur Sylvester Stallone, të nënshkruante atë që doli të ishte një nga filmat...

Facebook