Lidhu me ne

Aktualitet

Berisha akuzon Thaçin si argat të Serbisë

Berisha akuzon Thaçin si argat të Serbisë

Në përgjigje të akuzës së javës së kaluar të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, që pati deklaruar: “Berisha është argat i Sllobodan Millosheviçit prej 3 dekadash, bën përçarësin e politikës shqiptare, përqafon idetë antikombëtare dhe pengon të ardhmen zhvillimore të Shqipërisë”, ish-kryeministri Sali Berisha, në transmetim të drejtpërdrejt në emisionin “Opinion” akuzoi për argat të Serbisë presidentin Thaçi.

Berisha tha: “Serbët kanë dashur vetë ta heqin Preshevën. Serbët luftojnë për linja të pastra etnike, argati (Hashim Thaçi) lufton po për vija etnike. Ai për lëkurën e tij po copëton Kosovën, dosjen që ka në Hagë. Sepse ka një dosje të madhe në Hagë, ajo dosje është e tërë me origjinë nga Beogradi”.

Mbi këtë, Berisha shpjegoi qëndrimin e tij dhe të Partisë Demokratike ndër vite.

“Qëndrimi i Sali Berishës dhe Partisë Demokratike ndaj Sllobodan Millosheviçit është ky: Më 22 Dhjetor Partia Demokratike ka shpallur programin “Ylli ynë polar”. Njohja e Republikës së Kosovës më 1991. Është bërë përpjekje për promovimin e lidershipit të Kosovës në atë kohë. Në samitin e Helsinkit është futur paragraf i veçantë, në të cilën Kosova trajtohet si njësi më vete. Në atë periudhë janë stërvitur në Shqipëri disa njësi të UÇK, por që të gjitha nën patronazhin e qeverisë së Kosovës, Ibrahim Rugovës. Midis tyre Adem Jashari. Janë dërguar armatime falas pa asnjë çmim Bosnjes dhe Kroacisë në kundërshtim me embargon”.

Berisha tregoi dhe pse, sipas tij, ishte arrestuar Hashim Thaçi gjatë luftës në Kosovë: “Nëse është arrestuar Hashim Thaçi është arrestuar për krim ordiner. Hashim Thaçi flinte me një gazetar në dhomë, quhej Ali Uka, u gjet i bërë thertore në dhomë. Ai është thirrur për Ali Ukën. Nuk them fare se është i implikuar apo jo në vrasjen e tij. I vetmi vend në botë që ishte kundër embargos ishte Shqipëria. Pse? Sepse rëndonte mbi Kosovën. Të tjerët ku e merrnin naftën? Naftën sipas raporteve të OKB, 96% nga Danubi. Rafineria më e madhe e Beogradit merrte me tuba nga Rumania. Ne nuk kishim mjete lundruese në liqen. Ne sollën skafet e policisë. Shkodranët e mbushnin plot serbatorin dhe kalonin me makinë dhe e shisnin në anën tjetër gjysmën e saj”.

I pyetur nëse Shqipëria ishte vizituar nga shërbëtori besnik i Millisheviçit në spastrime etnike, Arkani, Berisha tha se Shqipëria ka qenë një vend i hapur dhe se Arkani mund të kishte ardhur.

“Ai (Arkani) me pasaportë jo serbe mund të ketë hyrë, nuk them dot. Por si Arkan do të arrestohej një mijë herë. Në vitin 1994 Shqipëria kaloi rezolutën në OKB me 137 vota në të cilën popullit të Kosovës i njihet e drejta për vetëvendosje. Kam bërë çmos që Prishtina të ngrihet në protesta kundër Millosheviçit. Mendoja se shqiptarët duhet të protestonin. Duhej reagim. Kaq ka qenë” u shpreh Berisha.

Në lidhje më marrëdheniet e Ramës me Haradinaj, Berisha tha se Edi Rama ishte anti-shqiptari më i madh pas zografit.

“Skam asnjë lidhje me Haradinaj. Rramush Haradinaj mban qëndrimin e tij për vendin e tij, i ka bërë një shërbim shumë të madh Kosovës, se shpëtoi. Shanse nuk ka më. Ditë më të zezë se sa të shkojnë tre zyrtarë të lartë shqiptarë në Berlin për të shitur trojet shqiptare nuk ka”, përfundoi ai.

Burimi: Opinion.al

MË TEPËR

Kioske4 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar4 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore4 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix5 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix5 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar5 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix5 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix5 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix5 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook