Lidhu me ne

Aktualitet

Shifra alarmante, 867 mijë shqiptarë me leje qëndrimi në BE


Thuajse një e treta e popullsisë shqiptare ka zgjedhur të jetojë dhe punojë në një nga shtetet e BE-së. Eurostat ka publikuar të dhënat sot të dhënat mbi lejet e vlefshme të qëndrimit të qytetarëve jo-europianë, duke i kategorizuar sipas arsyes pse është dhënë kjo leje. Mbi 867 mijë shqiptarë, sa një e treta e popullsisë që jeton sot në vend, kanë qenë të pajisur me një leje të tillë në 2017-n, vit i fundit me të dhëna të përditësuara nga të gjitha shtetet anëtare.

Greqia dhe Italia janë shtetet që kanë lëshuar pjesën më të madhe të këtyre lejeve, plot 94% të totalit të tyre. Pjesa tjetër janë lëshuar nga Gjermania, 3% e totalit, ndërsa në Belgjikë, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar janë lëshuar përkatësisht nga 1% e lejeve të tjera të dhëna për shqiptarët nga vendet e  BE-së.

Po cilat janë arsyet pse janë lëshuar këto leje?

461 mijë shqiptarë janë pajisur me leje qëndrimi për arsye familjare. Kjo përbën rreth 53% të totalit të lejeve. Më pas renditen lejet e dhëna për punësim. Mbi 185 mijë shqiptarë ishin të pajisur me leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së për arsye të punësimit. Italia zë pjesën më të madhe të këtyre lejeve, 75% të tyre, duke u ndjekur nga Greqia me 22% . Gjermania përgjigjet për 2% të këtyre lejeve. Me leje qëndrimi për arsye punësimi ishin pajisur në 2017-n rreth 3400 individë në Gjermani. Në krahasim me një vit më parë numri i të pajisurve me leje për punë ishte më shumë se dyfishuar.

Për arsye shkollimi, Eurostat ka të regjistruara 6,749 leje qëndrimi. Lejet e qëndrimit për arsye shkollimi mbizotërojnë në Itali me 39% të totalit të lejeve për këtë kategori dhe 29% në Gjermani. Mbretëria e Bashkuar, Austria dhe Franca kanë dhënë përkatësisht nga 7% të totalit të lejeve të kësaj kategorie. Ndërsa Greqia, edhe pse ka 44% të totalit të leje të lëshuara, përgjigjet vetëm për 2% të leje të qëndrimit për arsye shkollimi.

Një pjesë e shqiptarëve të pajisur me leje qëndrimi kanë marrë status refugjati ose kanë përfituar mbrojtje sociale. Në 2017-n Eurostat përllogariti se ishin 2533 individë nga Shqipëria të pajisur me leje qëndrimi për këtë arsye. Rreth 45% e këtyre leje ishin dhënë nga Franca, apo 455 e totalit të kësaj kategorie, dhe 25% nga Belgjika, duke u renditur kështu si dy shtetet kryesore që kanë dhënë më shumë statusin e refugjatëve për shqiptarët. Më pas renditet Italia me 11% dhe Gjermania me 9%. Ndërsa, 4% e tyre janë dhënë nga Mbretëria e Bashkuar.

Pothuaj po aq leje janë dhënë azilkërkuesve. Sipas Eurostat 2478 leje janë dhënë për arsye të mbrojtjes sociale. Kjo leje ju lëshohet të gjithë azilkërkuesve që nuk e kanë marrë ende statusin e refugjatit. Franca ka lëshuar gjatë 2017 rreth 2000 leje të tilla, ndërsa për 2018-n numri i leje për mbrojtje arriti në 2500. Franca po kthehet në një nga destinacionet kryesore të azilkërkuesve nga Shqipëria, pas Gjermanisë, e cila ka politika më strikte. Në Gjermani vetëm 262 shqiptarë u pajisën me leje për arsye të mbrojtjes sociale, gati 10 herë më pak se në Francë.

Megjithatë Bashkimi Europian ka pajisur edhe 208 mijë shqiptarë të tjerë me leje qëndrimi, por që nuk ka klasifikuar arsyen pse është lëshuar ajo leje qëndrimi. Rreth 91% e këtyre leje janë lëshuar në Greqi, pasuar nga Italia (6900 leje ) dhe nga Gjermania (6100 leje) me përkatësisht 3%. Ndërsa në Belgjikë dhe Francë janë lëshuar përkatësisht 1% e këtyre lejeve.Monitor

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar6 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore6 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook