Lidhu me ne

Sport

Edy Reja, taktikat, opinionet, kundërshtitë: kush është trajneri i ri kuqezi

Edy Reja është tashmë emri i ri për pankinën e Shqipërisë dhe natyrisht që pas dështimit me Christian Panucci, një ish-lojtar i madh që kërkonte të bënte përpara në profesionin e trajningut, për të ngritur në këmbë një strukturë të rrëzuar u hodhën sytë drejt eksperiencës. E në këtë pikë, 73 vjecari Edoardo Reja, ka eksperiencë për të shitur. 36 vjet në detyrë, nga 1980 kur debutoi në pankinën e Molinella e deri në 2016 kur mbylli eksperiencën me Atalanta. Natyrisht kulmi për teknikun ka qenë drejtimi i Lazios, por duhet përmendur fakti që prej 3 vjetësh është në inaktivitet, të paktën në një pankinë, sepse tek Napoli ka bërë rolin e përgjegjësit për sektorin e moshave…

TAKTIKA E PREFERUAR

Edy Reja shumë më i qetë në karakter, por edhe më komunikativ në impaktin e parë me gazetarët nuk ka ngurruar të tregojë pikat në të cilat do të kërkojë të ndryshojë: “Kam parë skuadrën kombëtare që luan me 4 pas, në fakt me 3 jep më shumë garanci. Kam luajtur gjithnjë me tre në qendër, por duhet parë mënyra e lojës sepse lojtarët e krahut do të kenë një sforco të madhe. Në bazë të lojtarëve që do të kem do të vendos. Është një hipotezë, por nuk dua të ndryshojë shumë filozofinë e kësaj skuadre”.

Kështu, tre në qendër duket se merr kuota, po të kësh parasysh se tekniku e ka përdorur si të preferuar gjatë gjithë karrierës, por edhe faktin se kuqezinjtë disa ndeshje me këtë modul loje i kanë bërë. Mbetet për tu parë, nëse Roshi, Hysajm Grezda apo edhe dikush tjetër mund ti japë garancitë e sakrificës që kërkon Reja në krahët e mesfushës me pesë, por që kur mbrohet bëhen mbrojtës të shtuar.

ZGJEDHJA E DUHUR PËR SKUADRËN

Për lojtarët e kombëtares ardhja e një eksperti si 73 vjecari është pozitiv dhe mes tyre, ai që mund të flasë më me saktësi është Etrit Berisha: “Kam pasur rastin të punoj me Rejën rreth 6 ose 7 muaj kur ishte trajner te Lacio. Ka shumë kualitete në pjesën e mbrojtjes. Në ato muaj kemi mësuar shumë, me ardhjen e tij ndryshuan shumë gjëra dhe u rikthyem te rezultatet positive”.

Duket si një kthim pas në zgjedhje, me një teknik që beson mbi të gjitha në karakteristikat defensive të skuadrës. E është dicka e mirë, nëse krahasimi bëhet me De Biasi, me të cilin vërtetë mbroheshim më shumë, por dinim si ta bënim dhe shkuam për herë të parë në histori në finalet e një kampionati Europian: “Mendoj që zgjedhja e trajnerit të ri është mjaft pozitive, sepse ai ka një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe mendoj se do të na japë një dorë shumë të mirë për të ecur përpara” ka bërë vlerësimin e tij Andi Lila, duke kompletuar idenë e atyre që mendojnë se veteran i trajningut ishte njeriu i duhur në këtë moment për Kombëtaren e Shqipërisë.

SKEPTIKËT

Natyrisht në një zgjedhje ka gjithnjë të kënaqur apo të pakënaqur: në fund të fundit është cështje preferencash, por kur vjen puna që skeptiku është ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana, situata duhet vlerësuar me kujdes: “Eshtë një trajner me eksperiencë shumë të madhe. Me shumë mundësi, një nga trajnerët që besoj se ka moshën më të madhe jo vetëm në Itali, por në mbarë futbollin evropian. Kur një trajner ka një moshë 73-vjeçare dhe me përvojë, qëllimi është i qartë, të stabilizohet ekipi dhe të merret më e mira deri në nëntor. Ka vetëm një përvojë jashtë Italisë, e cila ka qenë më duket për një vit në Kroaci. Kjo pjesa që nuk ka asnjë lloj përvoje përveç kampionatit italian është pak një pikëpyetje, por nga ana tjetër është një person që e njeh shumë mirë futbollin”, ka shprehur këndvështrimin e tij Cana.

KARRIERA E EDY REJA

I lindur në Lucinico, nga një familje me origjinë sllovene, u përfshi që i vogël në rradhët e SPAL. Debutoi shumë i ri në Serie A e, së bashku me shokë skuadre me Fabio Capello, Luigi Pasetti e Adriano Zanier fitoi, në 1965, Kampionatain e moshave. Në karrierë si futbollist, që zgjati nga 1963 në 1977, përvec SPAL, veshi fanellën e Palermos, Alessandria e Beneventos me të cilët mbylli karrierën si lojtar.

Duke nisur nga 1979 Reja nisi aventurën e gjatë si trajner, që e coin ë një rrugëtim mes skuadrave të shumta të drejtuara në nivele të ulëta, deri kur arriti në Serie B me Pescara në sezonin 1989-1990, duke marrë vendin e të shkarkuarit Ilario Castagner.

Ka arritur katër promocione në Serie A: e para me Brescia në 1997, e dyta me Vicenza në 2000, e treta me Cagliari në 2004 dhe e katërta me Napoli në 2007. Arritjen më të madhe e ka si trajner i Lazios, kur në 10 shkurt 2010, pasoi të shkarkuarin Davide Ballardini, duke zgjidhur kontratën me consensus me kroatët e Hajduk Split. Në sezonin e dytë në krye të bardhekaltërve, e renditi Lazio në vendin e pestë, duke e kualifikuar në Europa League me 66 pikë. Rikthehet në Romë, me Lazion në 4 janar 2014 pas shkarkimit të Vladimir Petković, por në 12 qershor 2014 vendosi të largohet, pasi e renditi skuadrën në vendin e nëntë me 56 pikë (nga të cilat 36 pikë të bëra në 21 ndeshje).

2015-16 ishte sezoni i fundit në detyrë për Reja, që udhëhoqi Atalantën, përpara se të anunconte tërheqjen nga sporti në verën e 2017. Por tashmë, një detyrë e re, një pankinë kombëtare, sic duket I ka kthyer dëshirën për tu rikthyer edhe një herë…

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook