Lidhu me ne

Kryesore

Ta besojë kush të dojë/Veliaj: Ndërtojmë në Tiranë për nevoja strehimi

Shiti fiq, u shkollua jashtë me bursë, u angazhua i telekomanduar në shoqërinë civile me fonde që nuk i munguan ndonjëherë, iu hapën dyert e mediave pa doganë, u katapultua në politikë, mori bashkinë e Tiranës qyl. Tani kërkon partinë.  E megjithatë është defiçent i dokumentuar në arsyetim.

Ky është padyshim vetëm një njeri: kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, që përmes një interviste televizive nuk ka arritur as të justifikojë emrin që ka si mashtrues publik me certifikatë transparence nga Suedia, ku thotë ndër të tjera se:

Kritikët janë të gjithë analistë në rrogë të një ndërtuesi dhe e kuptoj filmin. Pra, ti e kupton që një ndërtuesi nuk i intereson të ketë ndërtime të tjera se do ta mbajë çmimin e lartë, se po të ketë ofertë, çmimet mbahen të balancuara në Tiranë. Tirana shtohet çdo vit me 25 mijë banorë, do të thotë se ka nevojë për 4-5 mijë apartamente. Nëse nuk jemi aktivë të ruajmë balancën mes kërkesës dhe ofertës, atëherë të marrësh një apartament në Tiranë është si të marrësh një apartament në Londër. Ndërkohë për çiftet e reja, ku vetëm bashkia e Tiranës jep 1 mijë kredi të buta në vit, do qe e pamundur të vinte në Tiranë

Duke lënë mënjanë faktin se ky njeri nuk do që të merret vesh se ata që e kritikojnë e bëjnë këtë në shumicë nga neveria që provokon mimika, shtirja dhe e keqja që përfaqëson ky individ(po ajo që kanë socialistë të shumtë për të), më shumë sesa ata që e bëjnë për paratë, apo për ndonjë gazetari të mirëfilltë, ia vlen të merremi me politikat social-ekonomike që shpalos ky njeri.

Së pari të mbrosh qindrat e lejeve për ndërtim me nevojat për strehim është të japësh një provë të re të aftësisë për t’u shndërruar në klloun.  Sepse një institucion nuk merr vendime mbi statistika përafruese, por mbi studime. Vitet e fundit ka patur përherë të dhëna të vazhdueshme se në Tiranë ka rënë shitja e apartamenteve dhe kjo për shkak të rënies së kërkesës ndër të tjera. Ku është studimi nga i cili z. Veliaj niset kur vendos të betonizojë Tiranën?

Së dyti, zotëria nuk ja hedh dot kaq kollaj pasi debati për ndërtimin në Tiranë po bëhet për faktin se ai po cenon zonat që dikur kanë qenë të mbrojtura dhe që janë hequr për t’I hapur rrugë kullave që do akomodojnë të pasurit e këtij vendi dhe jo ata që duan një shtëpi.

Dhe së fundmi Bashkia e Tiranës vetëm këtë vit ka miratuar kredi të buta në shifrën mbi 1000, pasi vitin e kaluar kanë qenë shumë më pak. Pra këtë vit që është Elektoral. Dhe kreditë e buta nuk janë arsye që në Tiranë të vijnë çiftet e reja, por janë një mundësi gjysmake për çiftet që jetojnë prej vitesh në kryeqytet.

Është e pashpjegueshme sesi një njeri që pretendon se ka bërë kaq shumë punë dhe ka kaq shumë suksese të detyrohet të gënjejë publikisht, ose për ta thënë me fjalë të tjera, të mos gjejë dot argumente të pakundërshtueshme për të ashtuquajturat punë të vetat.

Ky është Erion Veliaj, kryebashkiaku që mendon se përderisa drejton një ent publik, i ka mbushur mendjen vetes se lajthitjet e veta apo zhurma që bën përditë do të kalojë e perceptuar si spot publicitar për punët e shumta. Është pak por e sigurtë të shihet se çfarë rreziku përfaqëson ky njeri për interesin publik të vendit sepse është flagrante lehtësia me të cilën ai përpiqet të deformojë premtimet e veta, të anashkalojë, të bëjë sikur nuk kupton dhe të kapet pas argumenteve si prej nxënësi të klasës së parë që është kapur në kopjim./Respublica.al

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook