Lidhu me ne

Kryesore

Pas kthimit nga Berlini, oferta e Ramës: Burg, burg, burg


Pas Samitit të Berlinit, Edi Rama ka mbajtur një komunikim të gjatë me publikun, ku ka shpjeguar sipas tij cfarë ndodhi, dhe hodhi dritë mbi atë që e quajti dezinformim total. Po ajo që ra më shumë në sy, ishte se kur u ndal në analizën e zhvillimeve në vend, Rama paraqiti një ofertë, që me pak fjalë ishte burgu. Ashpërsim i masave penale, ndryshime në Kod, ishte ideja, por kryeministri ka zgjedhur të përdorë 10 herë fjalën burg.

Kjo ofertë, ishte së pari për protestuesit, dhunuesit politikë. Ata që prekin qoftë edhe më gishtin e vogël të dorës, sic u shpreh, policinë. Pastaj, sërish për mbështetësit e opozitës, nëse sipas tij do të guxojnë të prekin një kuti votimi në zgjedhjet e 30 qershorit. Burg, tha Rama. Burgu i pret.
Kishte dhe masa të lavdërueshme, si heqje lirie për ata që kryejnë krime mjedisore, që vjedhin të drejtën e autorit, që vënë në rrezik sigurinë ushqimore, apo që prishin futbollin.

Po dukshëm, theksi ishte për mbështetësit e opozitës. Rama është sigurisht një lëvrues i mirë i shqipes dhe ka fjalor të zgjeruar dhe aktiv. Ai mund të kishte përdorur plot sinonime, ose përshkrime të gjendjes së heqjes së lirisë, izolimit, etj.  Po sot, zgjodhi të hedhë në eter fjalën burg, të paktën 10 herë.
Kjo detyrimisht të con tek një shqetësim dhe tek një analizë.

Mundësia e parë është që Rama po krijon një atmosferë frike pasi situata në vend nuk është aspak e qetë, dhe shpreson që me këtë të shkurajojë qytetarët, ata që nuk janë drejtpërdrejt në radhët e opozitës, por që mund të mendojnë të bashkohen. Po ashtu, ai kërcënon drejtpërdrejt anëtarët e PD dhe partive aleate, pra opozitën. Mundësia tjetër është që Rama me këtë gjuhë të ashpër, synon të mbajë shtruar dhe në rresht, të tijtë, pasi flitet se qendra kritike ndaj tij, po lindin brenda mazhorancës.

Po cilido të jetë synimi dhe targeti i Ramës, fakti që ai pas kthimit nga Samiti i Berlinit, propozon burgun, është një gjë për të mos u neglizhuar. Nëse integrimi nuk po ecën, nëse në cështjen e Kosovës ai doli në një dritë jo të mirë, nëse punët në vend nuk po shkojnë hic sic duhet dhe kriza po thellohet, një kryeministër në cdo vend normal, reflekton, hap sytë dhe mendjen për zgjidhje.

Kur një kryeministër kthehet nga qendra më e rendësishme e politikës dhe ekonomisë së Europës, njerëzit me të drejtë presin se oferta, propozimi do të ishte për projekte, investime, ide që sjellin punësim që nxisin ekonominë e ofrojnë shanse, apo që shpejtojnë rrugën drejt Brukselit.
Ofrimi i represionit, i frikës, i burgut, jo vetëm nuk është zgjidhje, por përkundrazi thellon edhe më shumë carjen, hendekun, ndasinë dhe i hedh benzinë zjarrit. Nuk është forca, policia, urdhëri, shtypja që e mban një pushtet, dhe e con përpara vendin. Sa më shumë rrit trysninë ndaj opozitës, apo njerëzve që nuk e duan më këtë qeveri, aq më shumë rrit kostot.
Në fund, një pyetje naive. Në cilin burg mund të dërgojë Rama mijëra persona, dhe si mund t’i ndalojë, arrestojë, apo procedojë ata?

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix1 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix1 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix1 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix1 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix1 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix1 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix1 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix1 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar2 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook